LIVE UPDATES
Bota

Inflacioni dhe çmimet rekord, ku nuk merret parasysh lufta në Ukrainë

22 Mars 2022, 07:56 Nga DOSJA
Inflacioni dhe çmimet rekord, ku nuk merret parasysh lufta në

Çmimet e prodhimit të produkteve komerciale u rritën mesatarisht me 25.9 përqind në shkurt në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. “Kjo ishte rritja më e lartë që nga fillimi i matjeve në vitin 1949,” kumtoi Zyra Federale e Statistikave të hënën.

Çmimet e prodhimit shihen si pararendës i zhvillimit të inflacionit. Në statistika shënohen çmimet e produkteve që nga porta e fabrikës – pra edhe para se produktet të përpunohen ose shiten më tej.

Sipas statisticienëve, arsyeja kryesore e rritjes së madhe të çmimeve të prodhimit është prapë energjia. Çmimi i energjisë është rritur në shkurt me një mesatare prej 68 përqind. Gazi natyror ka kushtuar 125,4 përqind më shumë se në shkurtin e vitit 2021. Energjia elektrike dhe vaji për ngrohje janë rritur me 56,9 përqind.

Lufta në Ukrainë

Nëse nuk përfshihet në përqindje rritja e çmimit të energjisë, atëherë çmimet e prodhimit janë rritur me rreth 12.4 përqind më shumë se një vit më parë. Çmimet e gjërave ushqimore janë rritur me 9.2 përqind. Çmimet e vajrave bimore janë rritur 50,1 përqind, gjalpit me 64,4 përqind dhe kafeja 16,9 përqind. Rritje të larta ka pasur edhe për metalet, plehrat dhe ambalazhet prej druri.

“Zhvillimet aktuale të çmimeve nuk kanë përfshirë edhe pasojat e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës”, thotë autoritetet e statistikave. Llogaritjet e këtyre çmimeve janë bërë me 15 shkurt, pra para fillimit të luftës.

Që nga sulmi rus në Ukrainë më 24 shkurt 2022, çmimet e energjisë, plehrave dhe ushqimeve si gruri dhe vaji i lulediellit kanë vazhduar të rriten, me pasoja shkatërruese në veçanti për vendet në zhvillim.

Në ndërtimtari mungojnë gjërat elementare

Duke pasur parasysh luftën dhe sanksionet që kanë lidhje me luftën, industria gjermane e ndërtimit paralajmëroi madje se mund të arrihet deri tek ndërprerja e ndërtimeve në Gjermani. “Nuk mund të themi me siguri sot, nëse do të ketë material të mjaftueshëm për të gjitha kantieret e ndërtimtarisë në Gjermani”, tha të premten menaxheri i përgjithshëm i Shoqatës kryesore të Industrisë Gjermane të Ndërtimit (HDB), Tim Oliver Müller.

Ndërkohë janë ndërprerë edhe dërgesat e gjërave elementare si gozhdat apo vidat, të cilat mungojnë për shkak të sanksioneve. Si pasojë e luftës, ditët e fundit ka pasur rritje të mëdha të çmimeve edhe për çelikun, aluminin dhe lëndën e parë bitum, që kërkohet për prodhimin e asfaltit.

Ndaj furnizuesit me materiale nuk bëjnë më asnjë ofertë detyruese për këto materiale. “Në disa raste, çmimet garantohen vetëm për disa orë. Prandaj është e pamundur të llogariten dhe të dorëzohen ofertat si më parë,” thotë Müller.

Të prekur gati të gjithë

Shumica e kompanive gjermane po i vërejnë tani efektet e luftës në Ukrainë, drejtpërdrejt ose tërthorazi. Në një anketë të Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK), për të cilën javën e kaluar u anketuan 3700 kompani, 78 përqind prej tyre deklaruan se ishin të prekura nga kjo luftë. Vetëm 22 përqind nuk kanë ndjerë deri tani asnjë pasojë të luftës dhe sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.

Rezultatet për industrinë janë veçanërisht alarmante, tha drejtori i përgjithshëm i DIHK, Martin Wansleben. Dy nga tre kompani gjermane deklarojnë se janë të detyruara që çmimet t’ua faturojnë klientëve. “Këtu ka një potencial shtesë inflacioni.” Tre të katërtat e kompanive industriale kanë probleme në logjistikë dhe në zinxhirët e furnizimit, pothuajse 90 përqind raportojnë mungesë të lëndëve të para dhe produkteve paraprake. Importet e rëndësishme nga Rusia për industrinë gjermane përfshijnë aluminin, nikelin dhe titanin.

Sipas një sondazhi në industrinë metalike dhe elektrike, 69 përqind e të gjitha kompanive presin rritje të kostos dhe pothuajse gjysma prej tyre presin humbje të dukshme në shitje dhe fitime, raporton Shoqata e punëdhënësve Gesamtmetall.

Deutschland ehemaliger Bunker der Bundesbank in Cochem
Rënia më e madhe se ajo nga pandemia?

Shefi ekzekutiv i shoqatës, Oliver Zander, paralajmëroi nga ndalimi i blerjes së naftës dhe gazit rus, me qëllim që Rusia të dëmtohet dhe të tregohet solidaritet me Ukrainën. “Ndalimi i blerjes së naftës dhe gazit rus do të shoqërohej me pengesa të furnizimit të llojit më të rëndë dhe nuk do të ishte ekonomikisht i qëndrueshëm”, tha Zander. Shumë vende pune do të humbnin. “Ne ndoshta tashmë mund të supozojmë se situata aktuale dhe sanksionet aktuale do të çojnë në një rënie ekonomike që do t’i afrohet Coronës, por ndoshta edhe do ta tejkalojë atë.”

Instituti i Kielit për Ekonominë Botërore (IfW) nuk pret që çmimet të normalizohen për momentin. “Norma e inflacionit këtë vit, me rreth 5.8 përqind, mund të jetë më e lartë se kurrë më parë në Gjermaninë e ribashkuar,” thotë parashikimi aktual. Nëse çmimet e gazit rriten me 50 përqind krahasuar me një vit më parë, e mundur është edhe një normë inflacioni prej më shumë se gjashtë përqind.

Nga ana tjetër, IfW ka ulur ndjeshëm parashikimin e saj për rritjen ekonomike në Gjermani, sikur edhe institutet e tjera të mëdha.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota çmimet e prodhimit inflacioni dhe çmimet rekord lufta ukraine-rusi çmimet e prodhimit inflacioni dhe çmimet rekord lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi