LIVE UPDATES
Ekonomi

Covid -19 mbyll industrinë e naftës në vend, Bankers Petroleum ndalon për herë të parë në histori prodhimin në Patos-Ma

7 Maj 2020, 07:13 Nga DOSJA
Covid -19 mbyll industrinë e naftës në vend, Bankers Petroleum

Bankers Petroleum nuk dha koment për situatën e krijuar. Por në një intervistë rreth një muaj më parë, që Drejtori i Përgjithshëm i Bankers, Xingyun Sun dha për “Monitor”, ai deklaronte se për shkak të krizës globale, Bankers ishte në vështirësi për shitjen e produktit dhe depozitimit të tij. Zoti Sun tha se në kushtet e Forcës Madhore e cila po zbatohet nga qeveria e Spanjës, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, situata aktuale është ende shumë dinamike dhe rrethanat ndryshojnë shpejt. “Kërkesa për transport është bllokuar nga linjat ajrore dhe më pak makina në rrugë, ndërsa vendet kanë marrë masa më të ashpra për të luftuar shpërthimin e koronavirusit. Prandaj, kërkesa për naftë bruto ka ndikuar negativisht në Bankers, e cila varet edhe nga kërkesa e tregut dhe çmimi i naftës”.

Në vitin 2018, kompania kishte rreth 28 miliardë lekë të ardhura, me rritje vjetore 18%, duke u renditur e pesta më e madhe në vend, pas Kastrati, OSHEE, BKT dhe Spiecapag. Bankers Petroleum është prodhuesi më i madh i naftës në vend. Në vitin 2019 kompania nxorri 88% të totalit të arit të zi nga nëntoka e vendit, sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN). Më pas renditet kompania shtetërore, Albpetrol, me 8% të totalit. Edhe Albpetrol ka ndalur punën, sipas deklarimeve zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjisë. Operatorët e tjerë prodhuan rreth 4% të totalit (shih grafikun në fund), por nuk ka informacion nëse ata po vazhdojnë të punojnë aktualisht. Në 2019-n, prodhimi total i naftës arriti në rreth 1 milion ton, me rritje prej 10% në raport me vitin e mëparshëm, sipas AKBN. Ndërsa sot, pothuajse e gjithë industria ka ndalur. Ekspertët pohojnë se mbyllja e puseve ka kosto të mëdha, pasi rivënia e tyre në punë është tepër e shtrenjtë dhe kërkon kohë, për shkak të puseve ranore.

Pesha e industrisë nxjerrëse në ekonomi

Sipas të dhënave të INSTAT, industria nxjerrëse (naftë e minerale) kontribuon në rreth 2.5% të Prodhimit të Brendshëm bruto, duke qenë më i madhi nga të gjithë industritë e tjera në vend (në vend të dytë renditet prodhimi i energjisë, me rreth 2% të PBB-së. Të ardhurat gjithsej të industrisë ndjerrëse janë rreth 650 milionë euro në vit. Sektori ka gjithsej gati 12 mijë të punësuar, sipas INSTAT.

Rekordi i prodhimit të naftës u arrit në 1974

Të dhënat historike tregojnë që nafta në vend ka filluar të nxirret që në vitin 1929 në sasi të vogla, kur inxhinierët italianë zbuluan pasurinë e nëntokës shqiptare. Rekordi i të gjitha kohërave është arritur në vitin 1974, me mbi 2 milionë ton naftë të prodhuar. Pas viteve ’90, rekordi u shënua në vitin 2014 me gati 1.4 milionë tonë, i nxitur nga konjuktura e favorshme e tregjeve ndërkombëtare. Më pas prodhimi ra, për tu rikuperuar sërish në 2019-n, kur e kaluan sërish nivelin e 1 milion tonëve (shih grafikun).

Marrë nga Monitor

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi covid -19 mbyll industrinë e naftës rafieneria patos marinzë covid -19 mbyll industrinë e naftës rafieneria patos marinzë


Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale