Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Në Shqipëri, tensioni është i lartë në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë, ku mbështetës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i janë përgjigjur thirrjes së tij për marrjen nën kontroll të ndërtesës ku po qëndron kryetari demokrat, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të partisë, raporton Zëri i Amerikës (VOA). Dera kryesore e selisë është hapur me forcë, përpara orës 12:00 e cila është ora në të cilën ishte thirrur protesta. Xhamat e saj janë thyer por protestuesit janë ndalur në pjesën e hollit, ku mesa duket janë gjendur përpara një tjetër porte të cilën nuk kanë mundur ta hapin.
Ish-lideri i PD-së, Sali Berisha ka folur para mediave duke kërkuar qetësi nga mbështetësit e tij që janë tubuar para selisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.
“Ruani qetësinë. Kjo është fytyra e vërtetë kriminale e Lulzim Bashës”, ka deklaruar Berisha në një prononcim para gazetarëve.
“Lulëzim hiq dorë nga dhuna”, ka bërë thirrje Berisha duke e quajtur tubimin protestë paqësore.
Më herët anëtari i kryesisë, Roland Bejko nuk u lejua të hyjë në seli. Që në oborrin e selisë ai u bë objekt fyerjesh, si dhe sulmesh fizike, duke u detyruar të kthehet pas.
Mbështetësit e ish-kryeministrit e pritën me brohoritje këtë të fundit kur ai mbërriti në oborrin e selisë qendrore të partisë. Berisha përsëriti dhe sot se kjo është një protestë paqësore, por situata duket tejet e ndezur. Ka pasur edhe hedhje gazi lotjsellës në selinë e PD-së nga mbështetësit e Bashës, ndërsa disa protestues po tentojnë që të arrijnë në katin e dytë të ndërtesës.
Mbi gjendjen e krijuar ka reaguar ambasadorja amerikane Yuri Kim. Në një postim në Twitter ajo shkroi se: “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të veprojnë qetësisht. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës”.
Dhunën para selisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë, e ka dënuar edhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.
“Mbretëria e Bashkuar është e shqetësuar nga përdorimi i forcës nga protestuesit në selinë e PD-së. I bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin dhunën. Çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet përmes dialogut, proceseve politike dhe ligjore, në interes të popullit shqiptar, jo interesave të ngushta individuale”, thuhet në reagim.
Protesta e sotme shënon kulmin e një lëvizje që Berisha ndërmori ndaj kryetarit Basha, pas vendimit të këtij të fundit për ta lënë jashtë grupit parlamentar, për shkak të vendimit të Shteteve të Bashkuara që e shpallën non grata ish-kryeministrin.
Më 18 dhjetor 2021, Berisha inicioi një referendum, përmes së cilit u tha se Basha “u shkarkua” nga kreu i PD-së. Ndryshe, Sali Berisha dhe anëtarë të familjes së tij u shpallën persona “non grata” nga Shtetet e Bashkuara në maj të vitit 2021. SHBA-ja tha se Berisha ishte përfshirë në korrupsion të gjerë.
Marrë nga;REL
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith ka bërë një thirrje për “paqe” në selinë e Partisë Demokratike ku edhe po zh...
TIRANË– Gazetari dhe analisti Andi Bushati përmes një postimi ka ironizuar të gjithë situatën që po ndodh në selinë e Partisë Demokratike. Përmes një...
TIRANË– Një mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha është dhunuar nga mbështetës të kryedemokratit Lulzim Basha me shkopinj druri. vijon(k.m.dosj...
TIRANË– Gaz lotësjellës është hedhur në derën anësore të selisës së Partisë Demokratike. Demokratët janë larguar pasi gazi masiv i ka shkaktuar lëndi...
TIRANË – Pas disa minutash përpjekje, mbështetësit e Berishës kanë arritur të futen në katin e dytë të selisë së PD, por janë kthyer mbrapsht pasi ja...
TIRANË – Një prej demokratëve të pranishëm në protestën e sotme është ngjitur në shkallë dhe ka arritur të hapë dritaren e katit të dytë, por janë zb...
TIRANE- Rëndohet situata në protestën e mbledhur nga ish-kryeministri Sali Berisha në selinë e PD. Siç shihet edhe në pamje, një nga protestuesit që u ng...
TIRANË – Protestuesit tentojnë të shqyejnë derën nga hyri Basha dhe deputetët. Ata e kanë sulmuar derën anësore të selisë me shkelma dhe mjete të for...
TIRANË– Dalin pamje brenda godinës së Partisë Demokratike, ku kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillonte një mbledhje me disa zyrtarë të opozitës. Por ...
TIRANË- Protestuesit brenda selisë së PD-së mirëpresin Sali Berishën me brohoritjet: O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do.LAJM I FUNDIT: VD-Plas në PD/...