Shqipëria 14 vite në NATO, presidenti Begaj: Krenarë!
1 Prill, 09:18
Shqipëria 14 vite në NATO, Amba...
Sport
Igli Tare: “Përfaqësuesja Kuqezi nuk mund të krahasohet me atë të Kosovës”
12 Prill 2021, 20:56Nga DOSJA
ITALI – “Është viti i 13-të që kryej këtë profesion. Me kalimin e kohës, eksperienca bën punën e saj. Pandemi ka ndikuar jashtëzakonisht shumë. Çdo gjë është vështirësuar.” Muriqi? Muriqi po kalon një periudhë tranzitore. Ai e ndjeu, e njohu dhe e shprehu atë ndryshimin e madh që ka nga futbolli turk me futbollin italian, mbi të gjitha me intesitetin, shpejtësinë, përgatitjen taktike. Ndoshta ky vit i parë për të, duke pasur parasysh që ka pasur dy dëmtime, mosbërjen e fazës përgatitore dhe praninë e virusit Covid që e kanë ndikuar në mënyrë negative, e kanë vështirësuar pak integritetin e tij në skuadër. Por gëzon respektin e të gjithë skuadrës, stafit teknik, dhe kjo është një gjë që për të ardhmen më bën të shpresoj shumë, sepse është një lojtar që mund të japi shumë për futbollin italian, por edhe për Kombëtaren e Kosovës. Cila ka më shumë shanse në Botëror, Shqipëria apo Kosova? Është diçka e gabuar që bëhet një lloj kompeticioni ndërmjet dy Kombëtareve. Janë dy gjëra që kanë një format të ndryshëm, sepse Kombëtarja e Shqipërisë tashmë ekziston prej shumë kohësh, ndërsa Kombëtarja e Kosovës është e re. Kanë përbërje të ndryshme dhe skuadra e Shqipërisë është një Kombëtare me lojtarë me më tepër eksperiencë, sepse luajnë sidomos në kampionatin italian. Kombëtarja e Kosovës ndoshta ka një perspektivë më të mirë, por kemi një gabim që bëhet edhe në Shqipëri. Ka shumë disnivel nga një rezultat negativ në një rezultat pozitiv në analizën e rezultateve. Kjo është diçka që nuk e ndihmon futbollin e Kosovës. Cilin futbollist shqiptar do ta doje te Lacio? Për momentin jam i kënaqur, më mjaftojnë këta që kam (qesh) Djali? Unë shpresoj që mos t’i ngjajë babit. Të bëjë atë jetën e tij, eksperiencën e tij dhe ndoshta të jetë edhe më i suksesshëm se babai. Por është pak e vështirë për të, sepse ka një emër që ka një peshë të madhe dhe ndoshta e pengon pak. Por ia uroj me gjithë zemër që të gjejë rrugën e tij dhe ndoshta më me sukses se unë”, ka deklaruar Igli Tare. B.T (Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KOLUMBI-Në superligën e Kolumbisë skuadra Rionegro Aguilas u detyrua të luante kundër Boyaca Chicos me vetëm shtatë lojtarë, për shka të rasteve me COVID-19 dhe...
SHBA – Barcelona kryeson listën e prestigjozes “Forbes” për 20 klubet më të vlefshme të futbollit në botë, duke parakaluar rivalët e përjetshëm të Real Ma...
JAPONI – Teksa koronavirusi po shënon rritje, tregoi një sondazh i Kyodo News të hënën, pak më shumë se 100 ditë para fillimit të planifikuar të Olimpiadës, sit...
ITALI – Elseid Hysaj ndodhet në udhëkryqin e karrierës së tij në mbyllje të këtij sezoni, sepse po përpiqet të gjej një rrugëzgjidhje për të ardhmen. Pasi...
BRAZIL-Thiago Silva ishte vetëm 21 vjeç kur, si një lojtar i ri premtues zbuloi se ai ishte sëmur me tuberkuloz. Ishte viti 2005 dhe karriera e mbrojtësi...
ITALI– Juventus fitoi ndaj Genoas me shifrat 3-1. Një ndeshje që foli tërsisht për bardhezinjtë, por Cristiano Ronaldo nuk arriti të shënonte. Portugezi m...