LIVE UPDATES
Sport

Ibrahimovic: “Çdo ditë zgjohem me dhimbje. Por ky Milan më bën të ndihem i ri”

23 Nëntor 2021, 06:14 Nga DOSJA
Ibrahimovic: “Çdo ditë zgjohem me dhimbje. Por ky Milan

ITALI – Zlatan Ibrahimovic në 360 gradë. Te “Guardian”, kampioni suedez flet për ndjenjat e tij në një intervistë të gjatë: flet për veten, Milanin, kombëtaren dhe shumë më tepër. “Çdo ditë zgjohem me dhimbje kudo. Por kam synime dhe adrenalinë, kështu që vazhdoj. Më duhet të punoj për të mbajtur veten në krye, për aq kohë sa të mundem do të vazhdoj kështu.

Nuk dua keqardhje, nuk dua të mendoj “mund të kisha vazhduar sepse isha mirë”, preferoj të mbaroj plotësisht dhe të them “Nuk mund të duroj më.” Nuk është çështje kontrata apo fama, paratë dhe ndjekësit nuk të japin atë që të jep adrenalina. Vuajtja nuk më krijon probleme, për mua është si të ha mëngjes. Ky brezi i ri nuk e kupton. Jam shumë krenar që i përkas brezit të vjetër, i cili duhej të bënte shumë për të marrë diçka”.

Nga Maldini te Maldini – Zlatan është i përjetshëm, ai ka luajtur me Paolo Maldinin dhe tani me djalin e tij: “Danieli në fushë është ende një djalë i mirë, Paolo nëse do të donte të të vriste në futboll, do të të vriste. Jam i lumtur se nuk janë e njëjta gjë, sepse ai nuk është si i jati. Nuk është e lehtë për djalin të krahasohet me babain e tij, sidomos kur babai ka pasur një karrierë kaq të mrekullueshme. Ne po e ndihmojmë Danielin në çdo mënyrë. Ai është një talent i madh, por unë them atij: ‘Luaj lojën tënde, lufto, atëherë do ta udhëheqësh veten’. Më pas Ibra e kthen shikimin mbrapsht: “Jeta po shkon lart e poshtë. Nëse gjithçka ka qenë perfekte, nuk ka asgjë për të folur. Realiteti nuk është si një foto e korrigjuar me filtra. Njerëzit pretendojnë të jenë të përsosur. Unë them: “Unë jam perfekt kur jam vetvetja’. Kjo nuk do të thotë se nuk do të gaboj, por mësoj nga gabimet.”

Rasti me Azpilicuetan – Referenca është për atë që ndodhi gjatë Spanjë-Suedi, ndeshja që dërgoi Roja në Kupën e Botës dhe skandinavët në play-off: “Kam bërë një ndërhyrje ndaj Azpilicuetas. E bëra me qëllim. Nuk jam turpëruar, sepse ai bëri diçka të shëmtuar ndaj një bashkëlojtari tim. I imi ishte gjithashtu një gjest budalla, por do ta bëja sërish, sepse ky jam unë”. Ai episod mund t’i kushtojë atij “play-off”-in e marsit: “Nuk ka të bëjë me humbjen e “play-off”-it, por për ta bërë të qartë se nuk duhet të tallesh me dikë që është në rënie. Është shumë e lehtë të fajësosh shokët e mi të skuadrës, që janë nga 20 vjeç dhe janë djem shumë të mirë. Bëra një budallallëk, po. Por do ta bëj përsëri, 100% e sigurt.”

Të rinjtë përreth – Milani është skuadra më e re në Champions League, pavarësisht 40 viteve të Zlatanit: “Shokët e mi më bëjnë të dukem i ri. Ata kanë këtë efekt tek unë, ndihem si Benjamin Button, – vazhdon Ibrahimovic. – Jam shumë krenar sepse i shoh keta lojtaret e rinj që marrin më shumë përgjegjësi, ndryshojnë mentalitetin. Kjo është lumturia ime tani. Kjo është adrenalina ime. Dal dhe vrapoj me ata. Kam 20 vjet që e bëj. Kur të rinjtë më shohin duke punuar shumë, ata thonë: “Unë duhet ta bëj sepse ai e bëri atë. Kështu kam dhënë shembull.” AC Milan sot është ndryshe nga ajo e aventurës së tij të parë, në vitin 2010: “Kur isha kuqezi për herë të parë, ne ishim një ekip superyjesh. Tani ka talent, por projekti është ndryshe.”

Krahasimi – Për krahasimin mes Serisë A dhe Premier League: “Cilësia në Angli është e mbivlerësuar nga pikëpamja teknike me Spanjën, Italinë dhe Francën. Premier League ka një ritëm shumë të lartë dhe nëse ju nuk mund ta menaxhoni atë ritëm, nuk keni për të qenë lojtari më i mirë në botë. Në Angli ka kaq shumë të huaj, sepse ata sjellin teknikën.”

Familja – Një mendim për familjen që banon në Suedi. “Nuk është e lehtë, por gruaja ime bën kujdesin e fëmijëve. Ne e bëjmë atë të funksionojë. Kur ka kohë të lirë takohemi dhe jemi të gjithë të lumtur”. Por pa familjen dhe futbollin si u ndjeve në fillim të pandemisë? “Vetëm. Ishte e çuditshme sepse gjatë izolimit ti ishe me të dashurit e tu dhe unë nuk munda, sepse nuk mund të udhëtoja. Pastaj, kur pati më shumë hapje, shkova në shtëpi dhe qëndrova me ta për dy muaj”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “alla zlatan ibrahimovic” guardian ibra tek milan për zlatan ibrahimovic. zlatan ibrahimovic “alla zlatan ibrahimovic” guardian ibra tek milan për zlatan ibrahimovic. zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës