LIVE UPDATES
Aktualitet

I vdes motra në Greqi, konsullata zvarrit 10 ditë sjelljen e trupit në Shqipëri

2 Qershor 2021, 19:22 Nga DOSJA
I vdes motra në Greqi, konsullata zvarrit 10 ditë sjelljen e trupit

BERAT- I vdes e motra në Selanik, nuk sjellë dot trupin në Shqipëri, pasi konsullata neglizhon me procedurat. Pas ndërhyrjes së Fiksit, problemi zgjidhet brenda 2 orësh edhe pse kishte 10 ditë që zvarritej.

Brenda dy orëve, Fiks Fare zgjidh problemin e z. Andrea Himaj, motra e të cilit kishite ndërruar jetë në Selanik, më datë 18 Maj. Ai nuk kishte mundësi të tërhiqte trupin nga morgu i spitalit, pasi ambasada jonë në Selanik e neglizhonte si procedure. Zoti Himaj për shkak të bllokimit të kufijve kishte nevojë për një leje kalimi në kufi.

Ambasada Greke për të dhënë këtë leje i kërkonte certifikatën e vdekjes, ndërsa spitali nuk e lëshonte atë certifikatë pa qenë vet i pranishëm familjari. Këtyre përplasjeve ju shtua edhe neglizhenca e Konsullatës sonë në Selanik e cila sipas spitalit ishte e vetmja që mund të ndërhynte për dërgimin e dokumentacionit të nevojshëm. Kjo e fundit pavarësisht së i kishte marrë të gjitha dokumentet e noterizuar dhe të legalizuara që më datë 25 Maj, problemin e zotërisë e zgjidhi vetëm dje, ditën kur Fiks Fare u interesua. Justifikimi ishte se zotëria vetëm dje kishte qenë i qartë në kërkesën e tij, pasi nuk e kishin kuptuar që donte certifikatën e vdekjes.

Andrea Himaj tha për Fiks Fare se motra e tij, që jetonte e vetme në Selanik kishte humbur jetën në një aksident më datë 18 maj. Njoftimin e kishte marr nga inspektori i zonës në Dimal, i cili i kishte thënë që motra e tij ishte përfshirë në një aksident dhe ka ndërruar jetë. Sipas tij njoftimi kishte ardhur nga zv/drejtori i Policisë së Beratit. Pasi mori njoftimin nisi dhe kalvari i dhimbshëm i tij për tërheqjen e trupit të së motrës nga spitali grek dhe sjellja e tij në atdhe. Ambasada Greke për shkak të pandemisë i kërkonte certifikatën e vdekjes që t’i jepte leje kalimi në kufi, ndërsa spitali i thoshte që duhet ta tërhiqte personalisht. Në këto kushte ai njofton Konsullatën në Selanik dhe vetëm më datë 25 arrin të plotësojë të gjitha dokumnetet e kërkuara nga konsullata për verifikim. Por pavarësisht kësaj akoma nuk kishte marrë një përgjigje ndaj u ankua në Fiks Fare.

Fiks Fare sapo u njoh me problemin i kërkoi zotërisë të fliste edhe njëherë me Ambasadën Greke, Konsullatën Shqiptare dhe spitalin në prani të kameras së Fiksit. Ambasada Greke në Tiranë i përsëriti edhe njëherë kërkesën për të sjellë certifikatën e vdekjes pa të cilën nuk mund të merrte lejen e kalimit. Ndërsa Konsullata Shqiptare në Selanik e cila e kishte lënë disa herë në pritje, pasi dëgjoi edhe njëherë problemin e zotërisë i kërkoi të marrë në telefon edhe njëherë të nesërmen, duke i thënë që duhet sërish kohë për të kontaktuar me spitalin. Zotëria i revoltuar i tha se kjo përgjigje ishte e njëjtë me atë të kaluarën edhe pse kishin kaluar plot 10 ditë.

Gjithashtu ai telefonoi edhe zv drejtorin e Policisë Berat i cili i tha se njoftimin i kishte mbërritur zyrtarisht nga Policia Fier dhe Tirana. Nuk e kishte lexuar. Ai nuk mund t’ja zgjaste më shumë telefonatën, pasi vet ndodhej në Greqi për arsye shëndetësore, por i rekomandoi që lë lidhej me një tjetër punonjës që t’i sillte njoftimin zyrtar me shkrim.

Pas këtyre përpjekjeve nga ana e zotërisë, gazetarët e Fiks Fare kontaktuan zyrtarisht me Konsullatën Shqiptare në Selanik dhe spitalin “Papa Gjergjiu” në Selanik, ku ndodhet edhe trupi i të ndjerës. Spitali informoi Fiksin se nuk lejohet të japin të dhëna për pacientët dhe këto të dhëna merren vetëm nëpërmjet të Konsullatës Shqiptare.

Në këto kushte Fiksi kontaktoi me Konsullatën Shqiptare në Selanik.Pas interesimit të Fiks fare kjo konsullatë kontaktoi me spitalin dhe i zgjidhi problemin qytetarit, duke i mundësuar tërheqjen e certifikatës së vdekjes së së motrës.Vonesat sipas konsullatës kishin ardhur për shkak të pandemisë,pra procedurat ishin ngadalësuar prej pandemisë.

TOP CHANNEL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet andrea himaj andrea himaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet