Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
GJIROKASTËR– Një vajzë 12-vjeçare ka humbur jetën pas zjarrit që përfshiu banesën ku jetonte, ndërsa babai i saj ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Derviçan të Gjirokastrës, mbrëmjen e së dielës. Viktima është shtetasja, Krisanthi Ndrico, ndërsa babai i saj, shtetasi Irakli Ndrico ka përfunduar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Viktima dyshohet të jetë person autik dhe nuk ka mundur të dalë nga banesa në momentin kur shpërthyen flakët. “Rreth orës 20:30, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Derviçan, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. N..
SHKAKU
Shkak i ngjarjes së rëndë në familjen Ndrico është bërë një qiri, nga i cili kanë shpërthyer flakët e zjarrit në banesë. Mbrëmjen e së dielës, zona ka pasur mungesë të vazhdueshme të energjisë elektrike. Pasi flakët u shpërndanë në banesë, 12- vjeçarja Krisanthi Ndrico u fut në tualetin e shtëpisë, për t’i shpëtuar zjarrit, por nuk ka mundur dot. Së bashku me vajzën në banesë ishte edhe babai i saj, Irakli Ndrico, i cili ndodhet në spital.
Rasti u denoncua edhe nga deputeti i PD-së, Tritan Shehu, i cili tha se kjo është një ngjarje e paralajmëruar, pasi prej kohësh në këto zona sa herë bie shi, ka edhe mungesë të energjisë. Shehu shkruan në një postim në “Facebook”, se përdorimi i mjeteve primitive të ngrohjes ka bërë që të bjerë zjarri në banesë. Ai thotë se për të përmirësuar situatën e energjisë elektrike nuk ka asnjë projekt, ndërsa institucionet heshtin dhe nuk kanë asnjë reagim.
DËSHMITË
Edhe banorët e fshatit konfirmuan mungesën e energjisë elektrike në zonë për orë të tëra si pasojë e motit të keq. Ata kanë theksuar se kanë parë nga larg flakët në banesën e 49-vjeçarit, ndërsa vajza sipas tyre ishte fshehur në banjë, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë pasi është asfiksuar nga tymi.
“Një njeri më tha mua se vajza u fut në banjë, iu zu fryma dhe vdiq. Edhe babai tentoi ta ndihmonte, asnjë nga komshinjtë nuk e ka parë”, tha një banor i lagjes. “Çfarë të të them? S’kishim drita, të tërë ishim nëpër shtëpi, i pamë flakët nga larg”, dëshmoi një banore tjetër.
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Piktori i njohur korçar Sotiraq Xega është shuar në moshën 76-vjeçare. Mësohet se Xega, një prej piktorëve më të mirë të peisaz...
MAL I ZI- Kokaina e cila u gjet ditën e djeshmë në pikën kufitare të Debeli Brijeg, ishte e fshehur brenda mjetit.Në pranga ka rënë shqiptari me inicialet P.S 5...
KORÇË– Katër persona janë arrestuar në Korçë pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Të rinjtë u kapën duke transpor...
PUKË– Bashkia e Pukës është përfshirë nga reshjet e dëborës. Gjatë orëve të para të mëngjesit janë pastruar segmentet rrugore të Qelzës dhe Qerretit....
SHKODËR– Pashko Ujka, ish-kryetari i Komunës së Velipojës do të përcillet sot për në banesën e fundit, një ditë pasi u ekzekutua në derën e shtëpisë ...
LIBRAZHD– Më shumë se 30 familje kanë mbetur pa energji elektrike në Librazhd. Shkak është bërë djegia e një kabine elektrike. Ngarkesa e madhe në rrjet k...
VLORË– Trageti i ardhur nga Brindisi nuk ka mundur të ankorohet në portin e Vlorës. Mësohet se mjeti lundrues nuk ka mundur që të ankorohet për shkak...
ELBASAN– Situata në Qarkun e Elbasanit për shkak të reshjeve gjatë këtyre ditëve. Gjatë gjithë ditës në qarkun Elbasan kemi pasur reshje të shumta shiu, g...
TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë. Të gjithë përdoruesit ...
LEZHË– Qyteti i Lezhës është përfshirë dhe nga reshje dëbore në male. Sipas raportimeve në njësinë administrative Ungrej trashësia ka arritur deri ne...