LIVE UPDATES
Bota

I njohur si “burri xhentil”, ndahet nga jeta ish-senatori republikan, John Warner vdes në moshën 94-vjeçare

27 Maj 2021, 08:29 Nga DOSJA
I njohur si “burri xhentil”, ndahet nga jeta ish-senatori

SHBA- Ish-senatori John W. Warner nga Virxhinia, i njohur si burrë xhentil dhe një ekspert ushtarak me eksperiencë, i cili fitoi famë të veçantë pas martesës me aktoren legjendare Elizabeth Taylor, u nda nga jeta në moshën 94 vjeçare.

Zoti Warner vdiq të martën nga një ndalim zemre në banesën e tij në Aleksandria të shtetit Virxhinia, pranë gruas dhe vajzë së tij, tha të mërkurën shefja e stafit të tij Susan A. Magill.

Ish-senatori republikan me pikëpamje të qendrës kishte tendencën të vepronte shpesh si i pavarur, gjë që ndonjëherë zemëronte udhëheqësit më konservatorë të Partisë Republikane. Por ai ishte jashtëzakonisht popullor me votuesit e Virxhinias.

Ky popullaritet u amplifikua nga martesa e tij me yllin e Hollivudit, Elizabeth Taylor. Kjo famë bëri që kandidatura e tij për Senat të tërhiqte pasues të shumtë që çuan në zgjedhjen e tij në Senat në 1978. Seriali komik që botohej në gazeta amerikane “Doonesbury” e vinte në lojë me epitetin atë “Senator Elizabeth Taylor.”

Zoti Warner ishte i gjashti nga shtatë burrat e aktores Taylor. Ata u martuan në 1976 dhe u divorcuan në 1982. Taylor shkroi më pas se ata mbetën miq, por “thjesht nuk mund të duroja vetminë e rëndë” kur ai u përfshi në detyrat e tij të Senatit.

John W. Warner shërbeu pesë mandate në Senat para se të dilte në pension 30 vjet më pas. Ai u pasua në vitin 2008 nga demokrati Mark Warner, me të cilin nuk kishte lidhje fisnore. Demokrati Warner e kishte sfiduar për vendin në Senat në 1996. Pas vitesh rivaliteti, të dy u bënë miq të mirë.

“Në Virxhinia, ne kërkojmë shumë nga zyrtarët tanë të zgjedhur,” tha zoti Mark Warner të mërkurën. “Presim që ata të udhëheqin, por të mbeten njerëz të thjeshtë. Ne duam që ata të shërbejnë, por me dinjitet. Ne u kërkojmë atyre të luftojnë për parimet tek të cilat besojnë, por pa e trajtuar si betejë personale. John Warner ishte mishërimi i të gjitha këtyre por jo vetëm kaq. Unë besoj fuqimisht se sot na duhen shembuj të tillë”.

Senatori Tim Kaine, demokrat nga Virxhinia tha “Sapo fillova në Senat, e kuptova edhe më thellë ndikimin e John Warner. U njoha me John McCain, Carl Levin dhe shumë të tjerë që shërbyen në Kongres me të dhe flisnin për integritetin e tij dhe ndikimin shumë të madh që ai kishte në këtë Dhomë që e donte aq shumë”.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi e lavdëroi ish-senatorin Warner si “një patriot i madh … një udhëheqës që nuk kishte frikë të thoshte të vërtetën, por gjithmonë i përkushtuar për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe konsensusin”.

Ish-Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates, i cili ka shërbyer si në administrata demokrate ashtu edhe republikane, tha se “mbështetja e palëkundur e zotit Warner për djemtë e vajzat tona në radhët e ushtrisë pati ndikim në jetën e tyre si dhe në sigurinë e vendit. Miqtë dhe admiruesit e tij i përkisnin mbarë spektrit politik dhe ai ofron një model për udhëheqjen dypartiake”.

Flamujt në ndërtesat e Senatit amerikan u ulën në gjysëm shtizë. Udhëheqësi i shumicës demokrate të Senatit Chuck Schumer e vlerësoi zotin Warner si një “krijues konsensusi” dhe një “autoritet në çështjet ushtarake”. Udhëheqësi i republikanëve në Senat, Mitch McConnell, nderoi ish-kolegun e tij në Senat, duke e cilësuar një “patriot parimor në të gjitha temat”.

Senatori i sjellshëm me tipare të mprehta dhe një shkul flokësh të zbardhur ishte aq popullor mes votuesve nga Virxhinia, saqë demokratët as që u munduan ta sfidonin atë duke prezantuar një kandidat të tyrin në 2002.

John W. Warner, veteran i Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Koresë, ia kushtoi pjesën më të madhe të karrierës së tij çështjeve ushtarake. Ai shërbeu si kryetar i Komisionit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit dhe si sekretar i Marinës.

Ai ishte ndër mbështetësit kryesorë të deklaratës së Presidentit George W. Bush për t’i shpallur luftë Irakut dhe shpesh i dilte në mbrojtje administratës Bush për trajtimin e luftës në Irak. Por ai gjithashtu nuk rezervohej në kritika ndaj Shtëpisë së Bardhë.

Pas një udhëtimi në 2007 në Irak, ish-senatori Warner i bëri thirrje Presidentit Bush të fillonte t’i kthente trupat në atdhe. Ai thirri zyrtarët e lartë të Pentagonit në seanca dëgjimore lidhur me torturimin e të ndaluarve në burgun Abu Ghraib të administruar nga SHBA, si dhe mbi luftën në Irak.

Në vitin 2005, zoti Warner ishte senatori i vetëm që kundërshtoi zyrtarisht idenë që qeveria federale të ndërhynte në çështjen mbi të drejtën e vdekjes së zonjës Terri Schiavo. Ajo kishte pësuar dëmtime në tru dhe burri i saj kërkoi t’i hiqej tubi që e ushqente, gjë që kundështohej nga ligjvënësit në Florida.

“Qeveria federale nuk është gjithmonë autoriteti me mençurinë më të madhe,” tha ai në atë kohë.

Në vitin 1994, zoti Warner zemëroi konservatorët duke kundërshtuar emërimin e Oliver North si kandidat të republikanëve për të mundur senatorin demokrat të Virxhinias, Charles S. Robb. John Warner deklaroi se zoti North, i implikuar në skandalin Iran-Contra, ishte i papërshtatshëm për poste publike dhe mbështeti kandidatin e pavarur J. Marshall Coleman, i cili e ndau bazën republikane në votime, duke mundësuar rizgjedhjen e demokratit Robb.

“Sigurisht, unë rrezikova të ardhmen time politike, kjo është e sigurt“, tha Warner në 1994. “Por unë preferoj që votuesit e këtij shteti të mos harrojnë se veprova i udhëhequr nga parimet. Këto kosto ke nëse merr mbi vete përgjegjësitë udhëheqëse”.

Të ndezur nga ajo që e konsideruan si tradhti, konservatorët e Partisë Republikane u përpoqën ta pengonin të rizgjidhej për një mandat të katërt në 1996, duke mbështetur një rival serioz: ish-drejtorin e buxhetit të administratës Reagan, Jim Miller. Zoti Miller e portretizoi Warner si një elitist që kishte kaluar shumë kohë në mbrëmje e festa me njerëz të famshëm, përfshirë gazetaren Barbara Walters. Por zoti Warner e mundi me lehtësi sfiduesin republikan në zgjedhjet brenda partisë dhe më pas mundi demokratin Mark Warner duke siguruar rizgjedhjen.

John Warner ndreqi marrëdhëniet e tensionuara me republikanët duke ndihmuar Jim Gilmore të bëhej guvernator i Virxhinias në 1997 dhe ndihmoi republikanin George Allen të zinte në Senat vendin e zotit Robb në 2000.

Lindur në Uashington më 18 Shkurt 1927, zoti Warner u regjistrua vullnetarisht në radhët e Marinës kur ishte 17 vjeç dhe shërbeu si teknik i klasit të tretë të elektronikës. Ai fitoi një diplomë inxhinierie nga Universiteti “Washington and Lee” dhe hyri në fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Virxhinias në 1949, por doli vullnetar një vit më pas për Marinsat, duke shërbyer në Kore përpara se të merrte diplomën në 1953.

John W. Warner punoi si ndihmës në Gjykatën e Apelit të Uashingtonit, pastaj u punësua jurist në një firmë private dhe më pas u bë prokuror federal. Ai shërbeu si sekretar i Marinës nga 1972 në 1974.

Zoti Warner siguroi zotërime me vlerë rreth 7 milionë dollarë pas ndarjes nga gruaja e parë, Catherine Mellon, vajza e multimilionerit Paul Mellon. Ai u martua me agjenten e pasurive të patundshme Jeanne Vander Myde në 2003.

Warner kishte tre fëmijë, Mary, Virginia dhe John, dhe ishte anëtar i Kishës Episkopale.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota elizabeth taylor john w. warner elizabeth taylor john w. warner

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!