LIVE UPDATES
Aktualitet

I kërkuan bukë, gruaja dhunohet dhe lihet pa ndjenja nga dy të rinj

23 Qershor 2020, 19:52 Nga DOSJA
I kërkuan bukë, gruaja dhunohet dhe lihet pa ndjenja nga dy të

DURRËS– Bore Uka, një shtetase me banim në zonën e Plazhit të Durrësit, tregon se si u përball me agresionin e dy të rinjve në dyqanin e saj në 7 Prill të këtij viti, në kohën kur vendi ishte në karantinë të detyruar.

Rreth orës 23:00 të mbrëmjes, dy të rinj, 15 dhe 30-vjeç, të cilët ajo i njihte, i kërkojnë diçka për të ngrënë dhe ajo hap dyqanin për t’u shërbyer.

Në këtë kohë, M.S. dhe shoku i tij, D.E. e kapin nga fyti, i mbyllin gojën dhe e qëllojnë me grushte e gërshërë, duke e lënë pa ndjenja e duke i grabitur bizhutë, paratë e xhiros dhe telefonin.

Bore Uka: …Ai ka ardhur nga pas meje dhe ma ka ngjitur këtu, më ka vënë dorën tek maska dhe më ka zënë frymën. U kacafyta me të, i hoqa dorën që më kishte zënë frymën dhe pastaj më ka kërcit grushti në gjoks. Këtu më ka rrëzuar përtokë. Me atë gërshërën më ka gjuajt ai i vogli, në bark, në gjoks, më ka prerë me gërshërë në mjekër. Në këto momente i thashë jetës lamtumirë, kaq e kisha. Përveç sulmit që më kanë bërë mua, ata më vodhën të gjitha sendet me vlerë. Varësen që kushtonte 1,5 milionë lekë, byzylykë, orë, telefon, unaza, vëthë, 250 mijë lekë që kisha në xhep dhe u larguan…Unë kam mbet pa ndjenja, kam vdekur. Asnjë njeri nuk më ndihmoi.  Pas gjysmë ore më ka ardhur jetë për së dyti. U ngrita vetë, e gjakosur ashtu dhe njoftova vajzën. Ajo telefonoi policinë, më kanë marrë me ambulancë, më kanë çu në Durrës. Në Spitalin e Durrësit maksimumi gjysmë ore sa më kanë bërë skanerin, kanë thënë kjo nuk është për shpëtim. Direkt me kanë dërguar në Tiranë, (Spitali i Traumës) ku kam qëndruar 6 ditë… Vuaj edhe nga diabeti që më shkon 500 edhe nga zemra. Kjo që ndodhi ishte një goditje fatale për mua. Sot pas dy muajsh kam shumë shqetësime. Kam tek dhëmbët, tek kockat e nofullave. Kam dëmtime të gjoksit, shumë të rënda. Kam fryrjen e barkut, nuk e kam pasur kurrë, e ndjej shumë dhimbje. Përveç dëmtimeve fizike më ka lënë edhe me trauma. Kam frikë, po të trokasë ndonjë gjë kam shumë frikë. Kur vjen ndonjë klient e shikoj me dyshim. Policia ka ardhur dhe ka pa kamerat e sigurisë. Dy djemtë po atë natë kishin tentuar të vidhnin edhe diku tjetër, atje kishte rënë sinjali dhe ishin larguar me shpejtësi dhe atëherë kanë ardhur tek unë se i njihja. Policia ka shkuar tek shtëpia e atyre dhe ka dalë babai i tij, i cili u tha se kishte urdhër mbrojtjeje nga ky çuni sepse i rrihte.

Pavarësisht, se njoftoi autoritetet, Bore tregon se deri me sot nuk është thirrur nga policia për të dhënë dëshminë e saj. Ndërsa ajo ka mësuar se pas 10 ditësh dy të rinjtë janë arrestuar nga policia kufitare e Maqedonisë, ku kishin mbërritur me biçikleta.

Bore Uka kërkon ndihmë dhe drejtësi, për të zgjuar institucionet, pasi siç thotë ajo, ato flenë për rastin e saj.

Për këtë problematikë, gazetarja e “Stop” komunikoi me shefin e Stacionit të Policisë Durrës Plazh.

Shefi: Me këtë rastin kemi bërë të gjithë procedurat, që i takon një polici, që është polic i Policisë së Shtetit.

Gazetarja: Që do të thotë…

Shefi: Që nga momentet e para, u dokumentu si ngjarje, u shpallën në kërkim. Pas 2-3 ditësh u arrestuan, iu sekuestrua shumica e provave materiale.

Bore Uka: për 10 ditë (u arrestua).

Shefi: Pas 2-3 ditësh u arrestuan.

Gazetarja: Unë kam informacion që i kapi policia kufitare e Maqedonisë.

Shefi: I kapi e Maqedonisë. Në rregull, se lëvizën ato.

Gazetarja: Po si kanë lëvizur, kjo është pyetja ime?

Shefi: Ato kanë lëviz me biçikleta. Kaq!

Gazetarja: Në kohë pandemie?

Shefi: Ato i gjejnë të gjitha format e veta. Në oraret e përshtatshme, kur ka qenë orari i lëvizjeve.

Gazetarja: Kanë ecur në fashën e lëvizjeve ata…

Shefi: E kanë shfrytëzuar.

Gazetarja: Unë nuk po e vë përgjegjësinë tek policia e Durrësit, sepse ata paskan kaluar në fasha orare, ju nuk paskeni pasur faj, pastaj nëse do u hyja përgjegjësive, e la Durrësi, mund ta bllokonte policia e Kavajës, Elbasani…shpejt e shpejt me biçikleta…

Shefi: Po mirë pra mirë kanë kaluar në Vorë e kanë fjetur nëpër qoshe. Në Tiranë…

Gazetarja: Po, pastaj pas Tiranës në Elbasan, Librazhd, Përrenjas, Pogradec, pastaj kanë kapur Maqedonia. Bravo Maqedonia.

Shefi: Nuk e di, ku do me dal me këtë punë! Unë them, që Policia e Shtetit, për rastin konkret ka bërë gjënë…

Gazetarja: Varg, duket puna… Çfarë është bërë me këtë çështje, keni informacion?

Shefi: Ne pasi i referojmë materialet në Prokurori, detyrat i lë prokurori.

Gazetarja: Kush është caktuar prokuror?

Shefi: Prokurori? E filluam me Sokol Nishanin, ka mundësi, që mund të jetë Iliri.

Gazetarja iu drejtua edhe këtij të fundit dhe Ilir Turja u shpreh se çështja është drejt përfundimit e në pak ditë do të ketë vendim për agresorët e zonjës. Prokurori mundësoi edhe një takim me viktimën e dhunës, Bore Uka dhe e njohu këtë të fundit me të drejtat e saj dhe gjithçka mund të bëjë për hapjen e një gjyqi civil për dëmshpërblim.

Gazetarja: Përshëndetje zoti Turja, si jeni?

Prokurori Ilir Turja: Mirë, faleminderit!

Gazetarja: Unë jam Odeta, jam gazetare nga emisioni “Stop”.

Prokurori Ilir Turja: Odetë, si keni qenë ju? Mirë?

Gazetarja: Çfarë është bërë me atë rast, se kam informacione se jeni ju prokurori i çështjes?

Prokurori Ilir Turja: Po unë jam. Çështja është në përfundim.

Gazetarja: Kur del me vendim?

Prokurori Ilir Turja: Brenda javës, ose të hënën. Thuaji zonjës, që në cilësinë e viktimës, ajo ka një sërë të drejtash, që ia njeh ligji. Ke të drejtë të ngresh padi civile, të kërkosh dëmin, që të është shkaktuar e të gjitha këto.

Pas komunikimit me prokurorin e çështjes, i jemi drejtuar prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, që zonja Bore Uka të njihet me të drejtat e saj.

Bore Uka: Prokurori më tha se të hënën do të dalin me një vendim për rastin tim. Më dha këtë letrën…

Gazetarja: Dhe në fakt këtu janë të drejtat e viktimës. Janë rreth 11 të drejta, por që për arsye etike dhe hetimore nuk do t’i lexojmë. Zonja Bore do të njihet me të gjitha të drejtat e saj dhe më këtë letër ajo ka të drejtë të hapë gjyq civil.

Bore Uka: Shumë faleminderit nga emisioni “Stop”, shpresoj që drejtësia do të vendoset në vend.

Marrë nga tvklan.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bore uka dhunohet gruaja ne durres bore uka dhunohet gruaja ne durres

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës