LIVE UPDATES
Sport

I keqardhur për humbjet ndaj Polonisë, Reja: “Do t’i provojmë shanset deri në fund”

8 Nëntor 2021, 12:26 Nga DOSJA
I keqardhur për humbjet ndaj Polonisë, Reja: “Do t’i

DURRES – Në prag të dy ndeshjeve të fundit kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”, ndaj Anglisë më 12 nëntor në stadiumin “Wembley” dhe kundër Andorrës më 15 nëntor në stadiumin “Air Albania”, trajneri i Kombëtares, Edi Reja, është shfaqur në konferencën për shtyp në rezidencën e kuqezinjve, resortin “Tropikal”. Ai ka folur rreth këtyre dy takimeve të Shqipërisë, por edhe probleme të tjera të ecurisë dhe situatës në kampin kuqezi.

Ndeshja ndaj Anglisë? “Do të shkojmë në Angli për të marrë maksimumin dhe rezultat sepse e kemi këtë synim që të bëjmë ndeshje sa më të mira. Humbja në shtëpi ndaj Polonisë e kompromentoi pjesën e ‘play-off’-it, por matematika na e lejon, pavarësisht se luajmë ndaj Anglisë do të shkojmë të luajmë dhe të paraqitemi sa më mire”.

Manaj dhe Balliu? “Përsa i përket dy mungesave, si Manaj dhe Balliu, kam folur me Manajn dhe kemi menduar që të bënte pak pushim se nuk ka qenë në formë shumë të mirë fizike dhe nuk ka pasur shumë mundësi për minutazh te klubi. Balliu ka një problem shëndetësor, kam folur me të dhe do t’i nënshtrohet sërish testeve, kemi vendosur bashkarisht që mos të ishte në grumbullim. Kisha shumë dëshirë ta kisha, por më duhet që ta shtyj për një herë tjetër. Doja që ta provoja, por gjendja e tij ishte e dobët për momentin. Kemi pasur edhe mungesa të tjera, si Gjimshiti, por do të mundohemi që të japim më të mirën e mundshme me këto lojtarë që kemi.”

Pritshmëritë? “Ne do të impenjohemi maksimalisht në dy ndeshjet e mbetura, qoftë më Anglinë apo Andorrën, për të shpresuar deri në fund. Shpresojmë, që Hungaria të na japë një dorë, duke ndalur Poloninë. Lojtarëve do t’u kërkoj të japin maksimumin, pasi duam pikë. Pasi të mbarojnë këto dy ndeshje, do të bëjmë analizat tona për të parë çfarë kemi bërë mirë apo keq. E vetmja zhgënjim që kam, ishin humbjet me Poloninë, pasi nuk e merituam humbjen, në ndeshjen më të rëndësishme që ishte dhe më e rëndësishmja në histori, patëm shumë probleme, me dëmtimet me Covidin, më erdhi shumë keq dhe jam i irrituar që nuk kisha lojtarë në stol për të bërë zëvendësime, kishim pak mundësi zgjedhje dhe ishte fat i keq që nuk kishim mundësi zgjedhjesh. Skuadra dha maksimumin në Hungari dhe ndaj Polonisë dhe ne kishim nevojë për lojtarë të freskët, por nuk kishim zgjedhjes. Nëse do të barazonim me Poloninë do të kishim shumë shanse, por tani bëhet e vështirë. Kisha menduar që nëse do të arrinim në kuotën e 19 pikëve, do të kishim më shumë shanse në “play-off”, por meqë matematika na e lejon, do ta provojmë deri në fund”.

Vendi i tretë? “Lojtarët e kanë të qartë sepse kanë mundësi të bëjnë më shumë. Është kënaqësi e madhe për mua të shoh skuadrën të rritet, duke iu referuar ndeshjeve në fushë, paraqitjeve. Kemi bërë dy ndeshje shumë të mira ndaj Polonisë, që është më e forta pas Anglisë, kemi fituar dy ndeshje me Hungarinë, që bëri mjaft mirë në Europian. Kemi marrë dy fitore dhe ishim afër ëndrrës “play-off”, në qoftë se do ta mbyllim me 18 pikë fazën do të ishte mjaft mirë, por më vjen keq që nuk arritëm të shkonim në “play-off”. U kushtëzuam nga disa episode, nga disa gabime individuale, mund të bënim më mirë. Në qoftë se do të kishim të gjithë lojtarët e gatshëm, do të ishte një histori tjetër, jo barazim, por dhe do ta fitonim ndeshjen. Jemi rritur, jemi kompetitivë, mund të luajmë si të barabartë me këdo dhe duhet të jemi të ndërgjegjshëm që në të ardhmen të arrijmë synime të mëdha”.

Portierët? “Pres gjithmonë përmirësim nga të gjitha repartet. Në portë i kam parë të dy portierët në formë, si Strakoshën dhe Berishën edhe pse nuk luajnë me klubet. Ata vijnë edhe më të karikuar me Kombëtaren, që të tregojnë vlerat e tyre. Rendimenti i dy portierëve ka qenë shumë i mirë, skuadra po rritet dhe portierët bëjnë paraqitje të mira. Ajo që dua të përmirësohet është mesfusha e lart, ndërsa në mbrojtje kemi treguar që kemi qenë solid. Kemi edhe Selmanin, sa herë e kemi thirrur që të mbrojë portën, ka treguar vlerat e tij, kemi zgjidhje të mjaftueshme. Ka treguar edhe në miqësore që është në formë shumë të mirë. Për të mos harruar Alban Hoxhën, sa herë që ka qenë në Kombëtare ka treguar vlerat e tij, edhe ndaj Kazakistanit që u thirr në portë ka bërë shumë mirë. Edhe kur kanë qenë në tribune, ose në fushë, ose në stol, kanë treguar profesionalizmin e tyre”.

Kumbulla? “Kumbulla duhet të përmirësohet në aspektin karakterial, nuk po kalon moment të mirë te Roma, por eksperienca do ta rrisë. Mungon Gjimshiti dhe po flasim për një nga mbrojtësat më të mirë në qarkullim, por Kumbulla kur vjen në Kombëtare ka treguar që ka besim. Ai luan në një klub te Roma në moshën 20-vjeçare, në Romë ka dhe kritika, sepse kam qenë vetë në Romë edhe e di se çfarë ndodh atje. Ai meriton më shumë, por te Roma ai nuk ka minuta ende, por në vazhdimësi ai do ta tregojë që vlen dhe se çfarë di të bëjë më mirë në fushë”.

Besim për lojtarët e rinj? “Pres shumë nga të rinjtë që janë në qarkullim. Siç e dini detyra ime ishte të përgatis një skuadër për të finalet e Europianit 2024, të krijoj ekip kompetitiv, të gjej lojtarë të rinj. Janë vlerësime që duhet t’i bëj më vonë, nuk dua të bëj eksperimente në dy ndeshjet e fundit. Kemi nisur këtë projekt më herët, jemi afruar lojtarë të rinj. Kemi afruar Brojën që nuk është nevoja të flas, kam marrë Muçin, që është i ri gjithashtu dhe po mendoj t’i jap hapësira në këto dy ndeshje, si titullar apo jo nuk e kam vendosur. Kam marrë Dokën para disa kohësh dhe e kam idenë e qartë se çfarë bën, mora dhe Balliun që nuk luajti dot në këto sfida. Sigurisht në këto dy ndeshje listën e kam ngushtuar pak, pasi kush nuk do të donte të luante me Anglin në Wembly, do të më vinte keq të shikoja lojtarë në tribune, pasi të gjithë duan të luajnë ndaj Anglisë. Do të vazhdojmë mision për t’u kualifikuar në Europian, po punoj me të rinjtë, vazhdojmë të shikojmë lojtarë që të kemi potencial”.

Taulant Xhaka? “Sa i përket Xhakës është temë që kemi folur në grumbullimet e kaluara. Xhaka nuk është i sinqertë, po gënjen dhe po tallet me ne. Nuk e kam ftuar vetëm një here, sepse kishte probleme fizike, e kam thirrur vazhdimisht por më pas na ka refuzuar Është ndryshe me Balliun, ai ka dëshirë të vijë më Kombëtaren, ka dëshirë të luajë por ka pasur probleme. Është lojtar që e ndjen fanellën dhe ka dëshirë të japë kontributin, te Xhaka nuk e shikoj këtë qasje, nuk është sjellë mirë me ne, po e them një herë e mirë, e kam ftuar disa herë, Bulku ka folur me të dhe i ka thënë që nuk ndihet mirë. Më vjen keq, sepse i kam dhënë mundësinë të gjithëve, por Xhaka e ka braktisur këtë herë Kombëtaren dhe njerëzit duhet ta dinë këtë dhe të mos vazhdojë më kjo histori”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet