Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Lajçak vizitë 3-ditore në Kosovë, takim me Kurtin dhe Kosnett/ KMDLNJ-ja: Ai nuk ka kërkuar falje për hartën
1 Mars 2021, 07:21Nga DOSJA
KOSOVË– I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë -Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, nis sot vizitën në Ballkanin Perëndimor. Lajçak do të qëndrojë në Prishtinë, tre ditë duke filluar nga dita e sotme. Më pas, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri më 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri më 5 mars. Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.
Lajçak ditën e sotme ka takuar ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Philip Kosnett, i cili i ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për dialogun, si dhe fituesin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurtin. Pas mbarimit të takimit nuk u mbajt asnjë konferencë për mediat. Por Kurti i pyetur nga Gazeta Ekspress tha se tema e bisedës ishte dialogu me Serbinë. ndërsa Lajçak në një intervistë për ‘RTK-në’ tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është shumë i rëndësishëm dhe tejet i nevojshëm. Ndërkohë që ditën e nesërme Lajçak do të takojë Presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani.
Ndërkohë vizita e tij në Kosovë, vjen në një kohë tensioni, pas shfaqes së hartës në një nga intervistat e tij, ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë. Kjo ngjarje është bërë publike në datën 22 shkurt, ku i dërguari për Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, në një intervistë për “European Western Balkans”, duke folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, në zyrë prapa krahëve të tij është vënë re dhe harta, e cila ka sjellë dhe shumë reagime.
Analisti gjerman në Këshillin për Politikë dhe Demokratizim në Berlin Bodo Weber, ka thënë se Lajçak nuk duhet të shfaq asnjë hartë sepse sipas tij nuk ekziston mundësia që diplomati sllovak ta paraqes pozicionin e BE-së ndaj Kosovës në një hartë. Po ashtu, ai ka thënë se kancelarja gjermane, Angela Merkel, duhet të dalë në publik dhe të përsërisë atë që kanë thënë më parë dhe Joe Biden në letrën e tij për Prishtinën dhe Beogradin, ku ai shprehej se Serbia duhet ta njohë Kosovën.
Gjithashtu, ka reaguar edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila me anë të një postimi ne Twitter, i ka treguar Lajçak një hartë të plotë të Kosovës, duke i sugjeruar që ai duhet të përdorë atë sa më shpejt në mënyrë që të mos dështojë në dialog.
Ndërsa nga BE-ja, ka reaguar zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano. Ai ka hedhur poshtë pretendimet e ekzistencës së një harte të Evropës ku Kosova është pjesë e Serbisë. Gjithashtu, ai është shprehur se të gjithë duhet të merren me procesin e ecurisë së dialogut dhe jo me përhapjen e lajmeve të rreme.
Së fundmi vizitën e tij e ka komentuar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut(KMDLNJ), ku në një njoftim kanë thënë se të gjithë duhet ta shmangin takimin me të, pasi ai ende nuk ka kërkuar falje për hartën dhe se shpesh është shprehur në favor të Serbisë.
Në lidhje më hartën ka reaguar dhe Lajçak, ai ka thënë se harta është keqinterpretuar, pasi aty Kosova ka një vijë ndarëse nga Serbia, reagimin e tij ai e ka paraqitur dhe me një foto të hartës.
(I.A;k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– Ish-Presidenti i SHBA Donald Trump u shfaq të dielën si republikani dominues i vendit, me përpjekjen që partia të fitojë përsëri kontrollin e Kongre...
Petal pas petali, mijëra trëndafila të kuq krijojnë një lumë. Është një vepër e artistit nga Los Anxhelos, Marcos Lutyens, për të nderuar qindra mijëra nje...
ITALI- Një mjek, i cili është në vijën e parë të koronavirusit ka prekur me mesazhin e tij në ka bërë në rrjetet sociale.Teksa ka pubikuar një foto ku shihet i ...
ITALI- Vaksina e Pfizer/BioNTech është më pak efektive te njerëzit që janë mbipeshë. The Guardian shkruan se në njerëzit që janë në mbi peshë vetëm gjysma e ant...
SHBA- Manjati i pasurive, Bill Gates ka treguar se i pëlqen më shumë sistemi operativ i Android. Financialexpress shkruan se Gates ka thënë se programi i Androi...
JORDANI- Ministri i Brendshëm, Samir Mobeideen dhe Ministri i Drejtësisë Bassam Talhouni janë pushuar ditën e sotme nga puna për shkak se shkelën rregullat anti...
ANGLI- Koronaviruset qëndrojnë deri në 3 ditë në rroba. BBC shkruan se sipas një studimi nga Universiteti De Montfort në Angli zbuloi se koronaviruset qëndrojnë...
IRAN- Irani ditën e sotme ka refuzuar kërkesën e SHBA-së dhe BE-së për një takim joformal me palëve për të diskutuar mbi marreveshjen e armëve bërthamore të vit...