LIVE UPDATES
Aktualitet

I biri akuzohet se abuzoi me 11-vjeçaren, babai: Familja e saj më falenderuan që…

5 Nëntor 2021, 16:10 Nga DOSJA
I biri akuzohet se abuzoi me 11-vjeçaren, babai: Familja e saj më

Ramadan Halili, babai i 19 vjeçarit Finsik Halili, i cili pas vendimit të Gjykatës së Lushnjes, u la në burg pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 11-vjeçare nga Toshkëzi i Lushnjës, ka folur ditën e sotme në intervistë për ‘Shqipëria Live’.

Babai ka rrëfyer të gjithë ngjarjen që prej mbërritjes së vajzës në shtëpinë e tyre e deri në arrestimin e djalit të tij, mbi të cilin rëndon vepra penale “marrëdhënie seksuale me të mitur”.

19-vjeçari ishte njohur me 11-vjeçaren në rrjetet sociale, ndërsa babi pretendon se vajza e ka gënjyer për moshën duke iu paraqitur si 17-vjeçare fillimisht. Babai ka pyetur vajzën për familjarët e saj në mënyrë që të kontaktonte me ta, por kjo e fundit i ka thënë se prindërit dhe të afërmit i kishte jashtë shtetit, ndërsa në Shqipëri kishte vetëm xhaxhain.

Kështu, Ramadan Halili arriti të gjejë një mundësi komunikimi me xhaxhain. Ky i fundit ndodhej në komisariat pasi kishte shpallur të humbur mbesën e tij dhe pas komunikimit me Ramadan Halilin ai së bashku me prindërit e vajzës u nisën drejt shtëpisë së Ramadanit. Kështu rezulton se vajza i gënjeu edhe për prindërit jo vetëm për moshën.

Babai tha se në dijeninë e tij djali nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën, pasi ai ka folur vetëm 6 ditë në rrjete sociale para se të shkonte e ta merrte me taksi për ta sjellë në shtëpi e prezantuar si nusen e tij!

Më tej, babai deklaron se familja e vajzës e kanë falenderuar për mënyrën si ishte kujdesur me 11 vjeçaren dhe pas arrestimin të djalit ata janë shprehur se nuk dinë asgjë se çfarë bëjnë organet kompetente dhe i ka shtuar: “Jam shumë i kënaqur me familjen tuaj!”

19 vjeçari tashmë ndodhet në burg, ndërsa nga ana tjetër vajzës i është bërë ekspertiza mjeko-ligjore dhe pritet të dalë në dritë e vërteta!

Rrëfimi i Ramadan Halilit në ‘Shqipëria Live’:

E solli në shtëpi në 8 e gjysmë, më thonë te lokali që isha ulur hajde se djali ka sjellë një nuse. Isha shumë i nervozuar, por më thanë të bëj kujdes se fundja edhe djali s’është i vogël. Por unë nuk doja që djali të martohej. Kur shkova në shtëpi vajza më pëlqeu, në trup ishte e gjatë e bukur edhe thashë djali pothuajse ishte më i vogël se çupa, thashë do jetë ndonjë familje e mirë. Vajzën e pyeta disa orë, ajo thoshte që jetoj me dy gjyshërit e mi, ndërsa prindërit rrinë në Gjermani, nuk kam dajë, kam dy teze në Angli. Nuk i besoja të gjitha, mu deshën disa orë derisa më tha që kam një xhaxha. Gjeta një numër telefoni të një miku në Lushnje dhe pyeta nëse ka taksixhi me këtë emër, po kërkoja xhaxhin e vajzës. Telefon kishte vajza, po thoshte nuk kam numra flas vetëm në net, prindërit kanë mbi 5 vjet në Gjermani thoshte ai.

Avokati: Sa ditë ka zgjatur kërkimi juaj për të marrë informacione?

Këto mbas telefonatës nuk u vonua shumë kontaktova me xhaxhain e vajzës, po atë ditë, brenda orës. Xhaxhai u gëzua shumë. Më tha që punoj taksixhi kur më marrin ndonjëherë. I thash që dua të udhëtoj me ju, ai tha që jam në komisariat se ashtu kam një hall. Po çfarë ke i thashë. Më tha që ishte aty sepse kishte humbur mbesa. Ishte bashkë me babain e vajzës, ai tha po vij ta marr. I thash ti do marrësh kartën dhe persona të tjerë me vete. Unë jam bashkë me të ëmën edhe të atin tha xhaxhai dhe tha do vij aty.

Djali tha që nëse kjo gënjen unë nuk e dua më, nëse djali i kësaj qenka në shtëpi. Djali dyshoi për prindërit. E pyetëm për moshën dhe tha që në janar që vjen mbush 17 vjeç. Vajza erdhi që në mëngjes në shtëpi dhe pasdite komunikova me xhaxhain rreth orës 5.

Vajza tentoi që të ikte dhe filloi të qante. I thash familjes që ta mbajë dhe qetësohet se mos na sëmuret, se pastaj do na thonë që na kenë torturua vajzën. Ata thanë që brenda orës jemi aty por erdhën në mbrëmje në shtëpi, pas orës 8 të darkës. Vjen i ati me të ëmën dhe xhaxhai dhe një punonjës policia që ata e prezantuan si njeriun e tyre.

E pyetën vajzën si kaloi aty dhe si e mbajtën. Më thotë faleminderit që nuk keni prekur vajzën dhe më tha që do mbetesh miku jonë. Policia tha që duam një deklaratë. Vajza nuk kishte asnjë dokument identifikimi. U tmerruam kur mësuam moshën e vajzës. Gjithë kohës ishte familja me gjithë vajzën, në çdo moment nuk kemi lënë vetëm vajzën, kanë qëndruar edhe familjarë të tjerë.

Moderatorja: A ka kryer djali juaj marrëdhënie me vajzën?

Djali ka marrë një taksixhi për të shkuar për të marrë vajzën. Jo, ai nuk e njihte më përpara atë ditë arriti. Kishte gjashtë dite që fliste në rrjete sociale me vajzën. Djali ka shkruar deklaratën, unë nuk arrita të futem fare.

Avokati: A ka ardhur ndonjë fugon policie së bashku me familjarët?

Pashë vetëm një fugon policie, po më thanë që kanë qenë dy, në atë që hipa. Makina që erdhi me policinë më mori dhe më çoi në komisariat, në vetë nuk u futa fare, djali u fut. Nuk e di se kur e kanë çuar se u sëmura gjatë rrugës.

Moderatorja: Keni folur me familjes e vajzës?

Po fola një ditë më vonë, vajzën e more mbrëmë unë u gdhiva përjashta. Nuk e di ç’ke me djalin më tha se unë vajzën e mora e jam i kënaqur. E mora në telefon dhe më tha nuk e di çfarë bën shteti juaj, jam shumë i kënaqur me familjen tuaj.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet abuzim me te mitur gjykata e lushnjes ramadan halili abuzim me te mitur gjykata e lushnjes ramadan halili

Sondazh

Poll
Aktualitet 5 Nëntor 2021, 13:38

REL: Pse duhet t’i vaksinoni fëmijët?

SHBA – Derisa vaksinat kundër koronavirusit bëhen gjithnjë e më të prekshme dilemë e shumë prindërve është: a duhet të vaksinohen fëmijët? Përgjigjja supo...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet