Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Humb jetën një person nga COVID-19 në Shqipëri, infektohen 25 qytetarë
8 Maj 2022, 15:09Nga DOSJA
TIRANË– Një 75-vjeçar nga Përmeti ka ndërruar jetë pas infektimit nga pandemia e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 735 testime, ndërkohë që kanë rezutuar pozitivë 25 persona, shumica nga Tirana. Ndërkohë që aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë sugjeron që të gjithë qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, të injektohen me dozën e radhës.
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 735 testime, 25 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 22 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 735 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 25 qytetarë, në këto bashki: 13 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Vlorë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Fier, Sarandë, Tepelenë, Korçë, Kolonjë, Gramsh. Janë 286 qytetarë aktivë me covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Përmeti 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,583 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (08 Maj 2022)
Raste të reja ditore 25 Të shëruar në 24 orë 22 Të shtruar në spitale 6 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 735
Testime totale 1,812,882 Raste pozitive 275,366 Raste të shëruara 271,583 Raste Aktive 286 Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
TIRANË- Vilma dhe Arjan Konomi kanë pësuar lëndime të forta nga aksidenti që ndodhi mesditën e sotme në Tiranë. Deri më tani, siç bëjnë me dije buri...
Kryeministri Edi Rama dhe më pas edhe drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga kundërshtuan gjetjet e raportit të “Reporterëve pa Kufij” mbi liri...
Lidhjet jashtëmartesore janë një nga tre arsyet se përse çiftet paraqiten në gjykatë për t’u divorcuar. Përfundimi i martesës mbas konflikteve të forta e...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka ende për të komentuar lidhur me deklaratat e pasardhësit të tij në detyrë, Edi Ramës. Dje, ky i fundit sulmo...
KOLUMBI- Xhepat e të korruptuarve që punojnë në kalatat dhe aeroportet kolumbiane po mbushen me kartëmonedha të paguara nga gangsterët e Ballkanit, bizneset e t...
TIRANË– Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore, Mitat Tola ka ndarë për përdoruesit e mjeteve një këshillë që lidhet me dritat neon. Sipas tij, njerëzi...
TIRANË– Autori i aksidentit të sotëm në Tiranë, nuk ka qenë vetëm në mjet. Detaje të reja janë bërë me dije nga aksidenti i ndodhur në Tiranë, ku një...
TIRANË– Vilma dhe Arjan Konomi janë përplasur me një makinë tip “G Class” në momentin kur kalonin tek vijat e bardha në rrugën e Kavajës, ndërsa në k...