LIVE UPDATES
Bota

Huan Carlos është një mbret i trishtuar, rrëzimin ia dedikon vetëm gabimeve të tij

6 Gusht 2020, 05:53 Nga DOSJA
Huan Carlos është një mbret i trishtuar, rrëzimin ia dedikon

E pranoj: Huan Carlos ka qenë heroi im. Por shumë kohë më parë. Unë në atë kohë isha 17 vjeç, jetoja në Gjermani dhe sa nisa të interesohem për politikën, kur mbreti atëhere ende i ri u shfaq në ekranet e TV. Ishte 23 shkurt 1981, kur pjesë të forcave të armatosura spanjolle dhe policia u përpoqën të bëjnë një grusht shteti kundër demokracisë ende të re. Tanket ecnin nëpër rrugë, parlamenti u pushtua nga puçistët, qeveria nuk ishte në gjendje të vepronte.

Atëherë ky mbret i ri, të cilin deri atëherë të gjithë e kishin nënvlerësuar, doli me uniformën e komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura spanjolle para kamerave dhe i urdhëroi ushtarët të ktheheshin menjëherë në kazermat e tyre. Përpjekja për puç u shkatërrua brenda natës. Në atë kohë ai e shpëtoi demokracinë spanjolle.

Figura qendrore e një ndryshimi të suksesshëm

Me mbarimin e Luftës së Ftohtë dhe rënien e Perdes së Hekurt, edhe në shumë vende të Evropës Lindore dhe Juglindore u shtrua pyetja se si mund të kalosh në mënyrë paqësore dhe të rregullt nga një sistem autoritar në një demokraci. Në atë kohë, shumë sy u drejtuan nga Madridi: Spanja ishte parë prej kohësh si model për ndryshimin e suksesshëm dhe Huan Carlos ishte figura kryesore në këtë ndryshim.

Pse po i numëroj të gjitha aktet e shkuara heroike të Huan Carlosit? Sepse, duke pasur parasysh ngjarjet aktuale dhe shkeljet mbretërore, ka tendencë që ato të zbehen në sfond. Dhe për shkak se është pikërisht mospërputhja midis së kaluarës së lavdishme dhe rrëzimit të vetëshkaktuar që e evidenton përmasën e këtij mërgimi tragjik.

Si ka mundësi që dikush që e filloi karrierën e tij si monark në mënyrë kaq të shkëlqyer, si kryetar i ri, guximtar i shtetit dhe si projektues dhe mbrojtës i demokracisë spanjolle të rrëzohet kaq thellë me kalimin e viteve? “Njerëzore, shumë njerëzore”, do të thoshte ndoshta Nietzsche. “Lëndë e mirë për tragjedinë time të ardhshme mbretërore,” do të kishte murmuritur mbase Shekspiri.

Me largimin e palavdisëhm të Huan Carlos-it, i cili mund dhe duhet të shihet si një arratisje nga drejtësia spanjolle, kritikët e monarkisë natyrisht fitojnë përparësi. Kjo është normale dhe gjë e mirë: Asnjë mbret nuk duhet të jetë mbi ligjin! As presidentët amerikanë – por këtë vetëm po e përmend. Prandaj Huan Carlos duhet të ishte përgjigjur dhe shpjeguar para një gjykate spanjolle në Spanjë. Kjo duhet të merret si e mirëqenë në një monarki moderne kushtetuese.

Sikur askush të mos ta dëmtonte dot

Dikur, Huan Carlosi nisi të veprojë sikur nuk mund ta dëmtonte askush dhe sikur mund t’i lejonte gjithçka vetes: turrje me zemërim ndaj presidentëve të Amerikës Latine (Hugo Chavez, 2007) turne safari në Afrikë, përfshirë fotografi trofe, krahas elefantëve të vrarë nga madhëria e tij (2012), një seri e tërë aventurash seksuale, etj. që gruaja e tij, mbretëresha Sofia, i duroi stoikisht. Dhe tani afera aktuale e korrupsionit, në të cilën besohet se është përfshirë ai.

Huan Carlos u bë  gjithnjë e më shumë një personazh i trishtueshëm. Ashtu si personazhi kryesor në veprën e Miguel Cervantes-it, ai kishte kohë që e kishte pas kohën e tij më të mirë dhe tërhiqte vëmendjen vetëm përmes veprimeve për të ardhur rëndë. I kapërcyer prej kohësh nga një botë që ai nuk e kuptonte më dhe kërkesat e ndryshuara të së cilës ndaj një monarkie (nëse ende dikush e dëshiron një të tillë) ai nuk mundej ose nuk donte t’i përmbushte më.

Fajin e ka vetëm ai

Në një nga fotografitë e fundit të bëra në Spanjë, Huan Carlos rri ulur i trishtuar dhe i braktisur në sediljen e pasagjerëve të makinës së tij. Vështrim i tij përfundon në zbrazëti. A e kupton ai se e ka humbur vendin e nderuar në librat e historisë? Dhe se kjo është faji i tij? Po, e pranoj në të vërtetë më vjen pak keq për të. Por rrëzimin ai ia dedikon vetëm gabimeve të tij. Mua personalisht më mbetet përfundimi i trishtuar: kur plaken heronjtë nuk bëjnë pothuajse kurrë figurë të mirë.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota huan carlos mbreti i spanjës huan carlos mbreti i spanjës

Sondazh

Poll
Bota 5 Gusht 2020, 20:28

Bejruti nuk do të jetë më kurrë i njëjti

LIBAN– Bejruti ka qenë prej kohësh sinonim i fjalës shpërthim. Qyteti ishte pika kryesore e luftës civile 15-vjeçare në Liban, një nga më të gjatat...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale