SocialeVirale

Hong Kong/ 1 vit burg për këdo që vendos maskë gjatë protestave

Gjendja emergjente kishte mbi 50 vite që nuk ishte shpallur në Hong Kong, por protestat e dhunshme të muajve të fundit, kanë shtyrë dhe marrjen e masave drastike.
Featured image of article: Hong Kong/ 1 vit burg për këdo që vendos maskë gjatë protestave

HONG KONG – Carrie Lam, shefja ekzekutive e  situatave emergjente në Hong Kong, tha gjatë një deklarate dhe ligjin e ri të vendosur, i cili ndalon vënien e maskave gjatë protestave të ndryshme.

Gjendja emergjente kishte mbi 50 vite që nuk ishte shpallur në Hong Kong, por protestat e dhunshme të muajve të fundit, kanë shtyrë dhe marrjen e masave drastike.

Ligji i ri ndëshkon me një vit heqje lirie, këdo që vendos një maskë gjatë zhvillimit të protestave, duke fshehur kështu identitetin e tij.

Gjithashtu nuk lejohen as pikturimi i fytyrës, apo çfarë do lloj forme e fshehjes së identitetit.

Ligji i ri hyn në fuqi me 8 tetor, por protestuesit kanë thëënë që nuk do t’a ndjekin dhe do t’a thyejnë atë.

Deri në 8 tetor, njerëzit e Hong Kongut kanë vendosur të vazhdojnë protestat, me slloganin ‘të vendosësh një maskë, nuk është krim’.

Hera e fundit kur Hong Kongu ka marrë masa drastike, ka qënë në vitin 1967 kur 50 njerëz u vranë gjatë protestave të dhunshme.

Protestat në Hong Kong kanë pjesëmarrës rreth 7 milionë qytetarë, ndaj vendosja e maskës gjatë zhvillimit të tyre, i jep më tepër fuqi dhunës së kryer në këto protesta.

Burimi: News Sky

E.C/Dosja.al

Shto Koment