LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Historiani Kastriot Dervishi publikon të dhënat nga koha e komunizmit: Si u ndoq dhe burgos Maks Velo

7 Maj 2020, 19:50 Nga DOSJA
Historiani Kastriot Dervishi publikon të dhënat nga koha e komunizmit:

TIRANË- Sot u nda nga jeta inxhinier Maks Velo, ish i dënuar politik nga regjimi komunist. Në përkujtim të tij, një përmbledhje e shkurtër e jetës dhe persekutimit, nxjerrë nga dosjet formulare dhe hetimore-gjyqësore. Maks Velo u lind më 31.8.1935 në Paris. Arsimin 7-vjeçar dhe dy klasë të mesme i mbaroi në Korçë. Në vitin 1950 familja e tij vendoset në Tiranë. Më 1957 mbaroi Institutin Politeknik të Tiranës, dega inxhinieri ndërtimi. Fillon punë për pak kohë në Institutin e Shkencave. Pastaj  punon me hope në komunalen e Durrësit dhe ndërmarrjen e gjelbërimit në Tiranë. Më pas inxhinier ndërtimi në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit Tiranë për të përfunduar inxhinier arkitekt në kooperativën e bashkuar Ndroq (qarkulluar si “lidhje” e Fadil Paçramit) për punimet e ujësjellësit të atyshëm. Në vitin 1973 kishte qenë i ndjekur nga Sigurimi, por dosja ishte mbyllur dhe asgjësuar, pasi nuk ishin provuar të dhënat. Maksi ushtronte pikturën në kohën e lirë të tij.

-Më 3.2.1975 punëtori operativ Ropi Postoli, me miratim të shefit të Seksionit të 5-të në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë, Ilo Noti, vendosi marrjen në përpunim paraprak të Maks Velos, sepse ishte i “apasionuar pas artit borgjezo-revizionist-abstraksionit e surrealist”, “i dhënë pas modës”, etj. Nga të dhënat e agjentit “Energjiku” dilte se ishte shprehur për zëvendësimin e udhëheqjes së vendit. Në mars 1975, ai suvejohet, duke u shënuar objekti “Stilografi”.

-Më 4.8.1975 ngrihet në përpunim aktiv 2A, sërish me firmat e dy operativëve të sipërthënë dhe me miratimin e zëvendësdrejtorit Kadri Gojashi. Në drejtim të Maksit u drejtua bashkëpunëtori “Plani”, i cili vinte nga radhët e piktorëve. Në fillim të vitit 1976 hyn në lidhje bashkëpunëtori “Semani”, i cili sjell raporte mbi bisedat me Maksin, i cili vazhdonte të punonte në Ndroq. Operativi Ropi Postoli, me miratimin e zëvendësdrejtorit të Punëve të Brendshme të Tiranës, Filat Milaj, përgatit një vijë sjelljeje për “Semanin”, me qëllime provokimi.

-Më 10.7.1976 me propozim të operativit Ropi Postoli dhe miratim të drejtorit Nusret Dautaj, vendoset demaskimi i Maks Velos. Thuhej se ai implikohej nga i dënuari Edison Gjergo dhe gjatë procesit të rekrutimit të agjentit “Energjiku”, etj. Demaskimi do të bëhej nëpërmjet Komitetit të PPSH-së së Rajonit nr.4 Tiranë para kolektivit të kooperativës së Ndroqit. Ky demaskim u realizua dy ditë më pas. Në përfundim, kooperativistët vendosën që Velo të mos punonte më inxhinier, por të shkonte punëtor në sektorin e Pezës të kooperativës së bashkuar të Ndroqit. Pas kësaj u vendos të ulej në kategorinë 2B e të kihej në vëmendje nga operativi Aleksandër Thana, për t’i kaluar më pas Besnik Shehut. Një vit më pas, përpunimi rifillon nga operativi Piro Katro dhe agjentin “Semani”.

-Më 23.7.1977 me propozim të operativit Besnik Shehu, shefit të Seksionit të 5-të Piro Katro dhe me miratim të drejtorit të Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë, Nusret Dautaj u miratua plani i masave për ndjekjeje në 2A.

Maks Velo u arrestua më 14.10.1978. Gjashtë ditë më vonë, DPB Tiranë përpiloi planin hetimor-agjenturial operativ për të. Hetimi synonte zhvillimin e një hetuesie intensive për t’i kërkuar se kur kishte filluar të pikturonte në kundërshtim me normat e realizmit socialist, si dhe me sa persona kish zhvilluar agjitacion e propagandë.

Me vendimin nr.141, datë 17.4.1979 Gjykata e Rrethit Tiranë, e deklaroi fajtor në bazë të nenit 55 të Kodit Penal dhe e dënoi me 10 vjet burgim dhe me konfiskimin e pikturave, punimeve në dru e metal, si dhe revistat e huaja. U la në fuqi me vendimin nr.139, datë 10.5.1979 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Midis të tjerash, në vendim thuhej: “U vërtetua se i pandehuri Maks Velo, nën ndikimin e rrymave të huaja reaksionare në art si ekspresionizmi, posekspresionizmi, formalizmi, kubizmi, frojdizmi, etj, rryma këto të përfaqësuara nga Gogen, Modilian, Brek, Pikaso, Frojdi, etj, ka bërë punime në pikturë, vizatime, bakër, etj, të cilat përshkrohen tërësisht nga këto rryma, duke iu kundërvënë kështu metodës së realizmit socialist.

Punimet e bëra nga i pandehuri…janë të shkëputura nga jeta, nga problemet që e preokupojnë vendin tonë, nga heroizmi e fryma luftarake, optimizmi dhe vrulli revolucionar i masave tona punonjëse për ndërtimin e socializmit në vendin tonë, në kundërshtim me ideologjinë marksiste-leniniste e mësimet e partisë dhe të shokut Enver, në kundërshtim me metodën tonë të artit të realizmit socialist, me karakterin kombëtar dhe frymën popullore, me partishmërinë proletare dhe karakterin klasor si tipar themelor i artit tonë revolucionar”.

Maks Velo u lirua nga Reparti nr.303 Spaç më 13.1.1986. Ai u ndoq nga Sigurimi edhe pas daljes nga burgu.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture kastriot dervishi maks velo vdes maks velo kastriot dervishi maks velo vdes maks velo

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 7 Maj 2020, 18:44

TIRANË– Balerini Graciano Tagani është përballur sërish me gazetarin Ronaldo Sharka, të cilin e kapi për fyti dhe i gjuajti me shuplakë pak muaj më p...

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë