LIVE UPDATES
Insights

HISTORIA: Dy motrat Juka, model jete gjithnjë më i rrallë. Lanë pas 40.000 $ për Biblotekën e Shqipërisë

4 Tetor 2020, 16:35 Nga DOSJA
HISTORIA: Dy motrat Juka, model jete gjithnjë më i rrallë.

Dje, ditë e shtunë, është përcjellë për në “banesën e fundit” zonja Lume Juka, profesoreshë muzike dhe njëherësh misionare humaniste, atdhetare – e pazhurmshme – për nga veprimtaria. Ishte motër e një tjetër zonje të nderuar, me emër në kulturën europiane, madje edhe botërore, ndonëse jo sa do të duhej e njohur në kulturën shqiptare, e profesoreshës Safete Sofia Juka. Pikërisht profesoresha, të cilën unë në vitin 2009 fort pak e njihja, – kisha në bibliotekën time vetëm librin e saj “Kosova: The Albanians in the light of historical documents”, New York 1984, – u bë shkak për të komunikuar me zonjën Lume Juka dhe për të bërë të njohur me të.

Ishte një ngjarje historike në kulturën shqiptare ajo që më njohu me Dy Motrat. Profesoresha sapo ishte ndarë nga jeta dhe në testamentin e saj kishte lënë të shënuar që një shumë kursimesh jete, prej 40.000 $ të depozituar në një bankë të Nju Jorkut, t’i dhurohej Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Këtë amanet do ta përmbushte e motra, e nderuara zonjë Lume Juka. Ajo u vu në komunikim, nëpërmjet një letre të dhembshur dhe njëherësh fort të dinjitetshme, me drejtorin e Bibliotekës Kombëtare. Qe emocionuese letra e saj – aq njerëzore! – me shkrim dore gjithë trajta të rrumbullta si rruaza, e zbukuruar aty-këtu me lule të vogëlza të vizatuara me lapsa ngjyrash, athua një letër dashurie për bibliotekat, për librat.

Me rastin e pritjes së nderimit që mbahet sot në qytetin e Dy Motrave nuk mendoj të ketë vlerë të përmendurit e komunikimeve me zonjën e nderuar Lume Juka ose të kuvendimeve kërshërore me të. Më mirë po lejohem të rikujtoj – edhe për ndokënd që nuk e ka ditur –atë ngjarje të cilën vijoj ta quaj historike për kulturën shqiptare.

“Lume Juka
New York, 19 qershor 2009

I ndershmi Dr. Plasari.
Uroj që të jeni mirë me shëndet, gjithashtu edhe njerëzit që ju don zemra.
Do të kishe dashtë me ardhë me ju takue unë vetë. Tash përtash nuk kam mundësi. Shpresoj të vij ma vonë. Por i jam lutë zonjës Shpresa Hudhrit – mikeshë e motrës dhe e jemja – të më përfaqësojë dhe ia dijta shum për nderë që e pranoi.
Prof. Dr. Safete Sofia Juka – motër e jemja e dashtun e njeri me vlerë – ka depozitue në nji Bankë të New York-ut nji shumë prej $ 40.000 (dyzet mij dollarë) që t’i kalojnë Bibliotekës Kombëtare Shqiptare.
Nuk ka kenë e pasun. Ia ka hjekë vetes me ia dhurue bibliotekës. Ka çue nji jetë fare të thjeshtë. Ka banue me qerá në nji apartament të vogël, pa lukse, por të mbushun me piktura të sajat dhe me libra në gjuhë të ndryshme.
Ka pasë nji kulturë të gjanë, por gjithashtu nji modesti të pashoqe. Respekti që kishte për dije dhe për librin ishte i pafund. Lexonte pa u ndalë, qysh se ka kenë fmí dhe i thojshim: “TI KÉ LÉ ME LIBËR NË DORË”.
Nuk ka mendue kurrë me u ba “e njoftun”. Çdo vepër e saj ka kenë vetëm në kërkim të së bukurës, të së mirës, të së vërtetës, tue u mundue që t’i shprehi ato në mënyrë të përsosun.
Me sá dij unë, asht e vetmja zonjë shqiptare që të ketë shkrue direkt n’anglisht nji libër për Kosovën, jashtzakonisht të dokumentuem, botue në vitin 1984. Ishte tué shkrue nji tjetër edhe ma të dokumentuem kur vdekja mjerisht e rrëmbeu.
Për familjen t’onë mërgimi ka kenë tepër i vështirë. Me sakrifica shum të mëdhaja motra i ka ba studimet e saja.
Ndofta edhe pse ka vuejtë kaq shum i ka kuptue e ndihmue të rijtë që nuk kanë mundësi me u edukue si duhet dhe ka thanë në nji intervistë: “Unë kam shumë besim në popullin t’em e mbajë në vetvete nji shpresë të thellë se të rijtë e sotëm Shqiptarë – djelm e vajza – kanë me pasë mundësina me krijue e prodhue, e kur të rriten kanë me pasë çka me diftue, për jetën e krijimtarinë e tyne, gjana mâ të vlefshme se kam unë sot.”
Dashtninë për atdheun e gjuhën t’onë të mrekullueshme na e mbajtën prindët. Tue shkue në shkolla të hueja na vinte ma lehtë me folë me njeni-tjetrin në gjuhë të huej. Por, posa kalojshim prakun e shtëpisë, na thojshin: “Këtu asht tokë shqiptare e flitet vetëm shqip.”
Kët dhuratë, motra e ka ba me gjith zemër, e sigurtë se do të përdoret për të mirën e Bibliotekës. Nuk ka vue asnji kusht apo konditë… Vetëm në se ju dhe nji komision do t’a shifni të arsyeshme me nderue nji gjest të tillë tue mendue se mund të frymëzojë edhe njerëz të tjerë me ba të njajtën gjâ, e kështu do t’u ndihmonte biblioteka: sugjerim i jemi.

Me respekt,
Lume Juka”.

Në fund të përgjigjes sime, mbas falenderimeve, i kam pas shkruar zonjës Lume Juka për të motrën që sapo ishte ndarë nga jeta: “Apartamenti i saj i vogël, që ka pasur për “pasuri” vetëm libra dhe piktura, sikurse Ju tregoni, më kujton apartamentin tim, gjithashtu krejt modest, që për pasuri ka jo më shumë se libra dhe piktura. Ndaj dhe ndihem dyfish i emocionuar për aktin bamirës të motrës Suaj dhe për modelin e jetës së Saj gjithnjë më të rrallë në ditët tona”.

Ua përcolla edhe mediave lajmin për atë gjest unikal, tanimë të të Dyja Motrave, duke njoftuar edhe se vendimi i njëzëshëm i Këshillit Shkencor të Institucionit që atëherë drejtoja ishte që donacioni i profesoreshës Juka të përdorej vetëm për pasurimin e Bibliotekës Kombëtare me botime të fushave të Albanologjisë dhe Balkanologjisë, duke mbajtur edhe shënimin e dallueshëm: “Nga dhurimi i Znj. Safete Juka”.

Ndërsa e nderuara zonjë Lume Juka u përcoll dje, edhe ajo, në atë që e quajmë “banesë e fundit”, po ju tregoj gjithë pezm që amaneti i Dy Motrave nuk ka mundur të shndërrohet ende në libra, në koleksion librash. Dhurimi ndodhet gjithnjë në llogarinë në valutë të Bibliotekës Kombëtare: ligjet idiote të shtetit shqiptar nuk ua mundësojnë institucioneve si Biblioteka Kombëtare të operojë për blerje librash, me fonde në valutë, jashtë territorit të shtetit shqiptar. As meritojnë shpjegime këtu ligje të tilla: të shkolluara në botën normale dhe qytetare amerikane, Dy Motrat nuk do ta kuptonin aspak një absurditet të këtillë.

Por ngjarja historike, e cila në kulturën shqiptare ka mbetur e papërsëritur, nuk mund të mos kujtohet. Ndërsa shkruaj këtë mesazh, nga banesa ime si atëherë edhe sot krejt e thjeshtë, e kuptoj dhe e vlerësoj edhe më shumë modelin e Dy Motrave, të cilat pothuaj në heshtje modestie e përkushtuan veten për t’u bërë kaq të dobishme për shoqërinë shqiptare, për atdheun.

I lehtë u qoftë të dyjave dheu i vendlindjes dhe “banesa e fundit” e tyre le të jetë në kujtesat tona.

Aurel Plasari
Tiranë, më 5 korrik 2020

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog aurel plasari lume juka safete juka aurel plasari lume juka safete juka

Sondazh

Poll
Insights 29 Shtator 2020, 16:24

TIRANË– Pandemia e koronavirusit ka lënë të papunë dhjetra mijëra persona në mbarë globin dhe përjashtim nuk bën as Shqipëria. Por për vendin tonë, ende nu...

Insights 26 Shtator 2020, 10:09

Sugjerim për bandillët e ekraneve të Tiranës

Kur thirrni në studio pashallarët me shtatë tuje, kuq apo blu qofshin, u bëni një pyetje të thjeshtë:Përse Shqipëria, vend anëtar i NAT0-s, nuk e ka ngritur asn...

Insights 26 Shtator 2020, 07:03

Vendi i shqiponjave ku bëhet jeta e pëllumbave

SHQIPËRI 1939 Indro Montanelli, një ndër intelektualët dhe historianët italianë më të spikatur të shekullit XX, ndoqi atin e tij, një funksionar  të Minist...

Insights 25 Shtator 2020, 14:58

Nevoja për të ndalur rrënimin e sistemit tatimor

Një senegalez, brazilian apo kinez vjen të luajë futboll në Shqipëri dhe paguhet 5 mijë euro në muaj. Ai nuk do të paguajë asnjë lek tatim mbi të ardhurat në dy...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet