
TIRANË– Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj ka realizuar sot shortin për zgjedhjen e 9 anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në drejtësi. 9 anëtarët e rinj do të jenë pjesë e KED për një mandat 1-vjeçar. KED është institucioni më i lartë që ka për funksion vlerësimin e kandidatëve që hyjnë në Gjykatën Kushtetuese. Pjesë e shortit ishin kandidatët e sjellë nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, ndërsa kryetari Ervin Pupe u zgjodh automatikisht për shkak të postit që mban aktualisht në Gjykatën e Lartë, që i jep mundësinë të jetë edhe kryetari i ri i KED, në vend të Ardian Dvoranit. Ndërkohë që anëtarët e rinj të KED janë:
Ervin Pupe, Ilir Panda, anëtar zëvendësues në KED nga Gjykata e Lartë.
Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Anëtare të KED nga Gjykata Kushtetuese
Fiona Papajorgji, anëtare zëvendësuese e KED nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa Vitore Tusha është lënë jashtë
Adnand Xholi, anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme
Astrit Kalaja, Elona Toro dhe zëvendësuese Zegjine Sollaku- Anëtarë të KED nga Gjykata e Apelit.
Gjon Fusha, Genti Xholi, anëtarë të KED si përfaqësuesë të Prokurorisë së Apelit
Kleanth Zeka (zëvendësues i tyre në KED).
Rilinda Selimi, anëtare e KED nga Gjykata Administrative (zv nga Gentiana Xhelili).
(a.b;f.m;f.g/dosja.al)
-
12:02
EMRAT/ Kush janë anëtarët e KED nga Prokuroria e Përgjithshme
Nga Prokuroria e Përgjithshme u zgjodh ai anëtar: Adnan Xholi. Anëtar zëvendësues është zgjedhur Kujtim Luli. -
11:45
EMRAT/ Ja kush janë anëtaret e KED, përfaqësuese e Gjykatave Administrative
Nga Gjykatat Administrative, është zgjedhur Rilinda Selimi. Zëvendësuese do të jetë Gentiana Xhelili.
-
11:33
EMRAT/ Zgjidhen anëtarët e KED, përfaqësues nga Prokuroritë e Apeleve
Goglat zgjodhën Gjon Fushën dhe Genti Xholin si anëtarë në KED si përfaqësues të Prokurorive të Apelit. Ndërsa Kleanth Zeka do të jetë përfaqësues zëvendësues.
-
11:33
LISTA E PLOTË/ DAlin emrat, ja kush janë anëtarët e KED nga Gjykata e Apelit
Anëtare e KED nga Gjykata e Apelit: Astrit Kalaja, Elona Toro, Zëvendësuese Zegjine Sollaku
-
11:36
EMRAT/ Përfaqësuesit e Gjykatës së Lartë në KED
Nga Gjykata e Lartë u zgjodh anëtar: Ervin Pupe, ndërsa Ilir Panda anëtar zëvendësues. -
11:33
Zgjidhen anëtarët e KED nga Kushtetuesja, Tusha mbetet jashtë
Anëtare e KED nga Gjykata Kushtetuese: Marsida Xhaferllari, Elsa Toska. Anëtare plotësuese: Fiona Papajorgji.