Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Henderson ngre zërin: “Askush nuk mendon për futbollistët, meritojmë respekt”!
22 Dhjetor 2021, 11:40Nga DOSJA
ANGLI – Kapitenit të Liverpoolit, Jordan Henderson ka folur dhe mbajtur qëndrim të ashpër kundër rrugëtimit të futbollit anglez gjatë Krishtlindjeve, pavarësisht përshkallëzimit të Covidit në Britaninë e Madhe:
“Jam i shqetësuar, – ka thenë lojtari i “The Reds” në një intervistë për ‘BBC’, – sepse askush nuk e merr mirëqenien e lojtarëve seriozisht”. Duke përfshirë barazimin 2-2 të së dielës në Tottenham, “The Reds” do të luajnë pesë ndeshje në dy javë, pavarësisht rasteve me Covid.
Klubet e Premier League kanë zgjedhur të luajnë ndeshjet e tyre edhe të hënën, pavarësisht rritjes së rasteve: “Unë nuk mendoj, se njerëzit mund ta kuptojnë se sa intensiv është futbolli për ne. Dhe ne duam të jemi në gjendje të performojmë në nivelin më të lartë sa herë që futemi në fushë. Por për fat të keq në këtë periudhë është e vështirë për ta bërë këtë.
Ka disa vite që është kështu, për më tepër tani Covidi e ka bërë akoma më të vështirë dhe akoma më keq. Më shqetëson fakti se askush nuk e merr seriozisht mirëqënien e lojtarëve. Merreni më shumë seriozisht, sidomos në këtë periudhë me Covidin. Ne do të përpiqemi, – shtoi kapiteni i Liverpool, – dhe do të përpiqemi të marrim një pozicion në të ardhmen, por për momentin nuk mendoj se lojtarët marrin respektin që meritojnë. Dikush duhet të jetë në gjendje të thotë se në realitet kjo nuk është e drejtë për mirëqenien e lojtarëve”.
FRANCE – Përralla e Paris Saint-Germain nuk ekziston. Për ata që kishin ende dyshime se skuadra pariziane, mund të haste disa probleme në krijimin e një g...
ITALI – Rinovimi i kontratës me Dybala nuk po arrihet, ndërkohë lart e poshtë dëgjohen fjalët e Mino Raiola për të ardhmen e De Ligt. Situata e dy lojtarë...
GJERMANI – FC Këlni, aktualisht i teti në Bundesligë, së shpejti do të humbasë menaxherin e tij të përgjithshëm. Alexander Wehrle njoftoi të marten, se do...
FRANCE – Është një ngjarje e vogël. Sergio Ramos për të dytën herë radhazi është në grupin e thirrur nga Mauricio Pochettino për ndeshjen e fundit të...
SPANJË- Sevilla dhe Barcelona nuk shkojnë më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e prapambetur të javës së 4-të në La Liga. Dy skuadrat marrin nga një pikë,...
TIRANË-Tirana është duke bërë përgatitjet e fundit për sfidën derbi ndaj Partizanit, e cila do të luhet mbrëmjen e së enjtes në orën 19:45 në stadiumin “AI...
ITALI- Pas humbjes me Romën në fundjavë, skuadra e Atalantës bën një tjetër hap fals. Në javën e 19-të skuadra bergamaske nuk shkon më shumë se një barazim 0-0 ...