LIVE UPDATES
Aktualitet

Harta e re gjyqësore,këshilli bashkiak Korçë rezolutë Ramës dhe Manjës:Të rishikohet

3 Shkurt 2022, 16:07 Nga DOSJA
Harta e re gjyqësore,këshilli bashkiak Korçë rezolutë

KORÇË – Këshilli Bashkiak i Korçës i ka dërguar një rezolutë kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja për të riparë draftin e hartës së re gjyqësore, ky synohet shkrirja e të gjitha institucioneve të drejtësisë në një vetme. Në dokumentin në fjalë, përmenden si pasoja negative të këtij projektligji: rritja e kostove për qytetarët për mbulimin e shpenzimeve gjyqësore dhe transportit, mbingarkesën e punës për punonjësit e drejtësisë, por kryesorja përmendet se hartuesit e këtij projektligji nuk e kanë marrë në konsideratë se vite më parë ekzistonte një Gjykatë e vetme Apeli në Shqipëri me shumë gjyqtarë dhe pak çështje. Iniciativa e qeverisë bëri më pas që të krijoheshin gjykatat e apelit nëpër rrethe.

Në lidhje me qytetarët, Këshilli Bashkiak i Korçës shton se me hartën e re gjyqësore humbet aksesi në shumë shërbime për komunitetin.

Në fund, Këshilli Bashkiak i Korçës kërkon që të mos shkrihen gjykatat Administrative dhe të Apelit në Korçë si projektligji të marrë në konsideratë shqetësimet e qytetarëve si dhe përpjekjet e ngjashme të kaluara, që dështuan.

REZOLUTA E KËSHILLIT BASHKIAK TË KORÇËS DREJTUAR RAMËS DHE MANJËS:
Mbyllja e tyre, ul aksesin e qytetarëve në marrjen e këtij shërbimi. Aksesi në drejtësi lidhet me distancën qytetar-gjykatë, numrin e popullsisë në marrjen e këtij shërbimi, kostot e qytetarit në përfitim, si dhe me rritjen e cilësisë së këtij shërbimi. Me largimin e këtyre dy gjykatave rriten kostot për qytetarët dhe për institucionet publike që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në qytetin e Korçës. Një banori të Rajonit të Korcës do t’i duhet një kohë shumë e gjatë udhëtimi drejt kryeqytetit apo drejt qytetit të Lushnjës, për të marrë shërbime pranë këtyre gjykatave, dhe po një kohë e gjatë për t’u kthyer pranë vendbanimit të tij. Korça është qyteti më i largët, me distancë dhe kohë udhëtimi të gjatë nga qytetet ku janë projektuar gjykatat e reja. Kjo rrit për qytetarët edhe për institucionet shpenzimet që lidhen me kostot e udhëtimit, ul efektshmërinë dhe efikasitetin e administratës e cila do të detyrohet të udhëtojë jashtë qytetit, për cdo gjykim që do zhvillohet në Gjykatë Apeli, apo çdo gjykim administrativ në shkallë të parë. Ndërkohë që për banorët e tjerë në njësitë administrative jo vetëm të Bashkisë Korçë por edhe atyre të Kolonjës, Devollit, Pogradecit dhe Maliqit distanca dhe koha e aksesit në gjykatë gati dyfishohet.

Hartimi i kësaj rezolute merr si shkas edhe dy përvoja, një të mëparshme dhe një aktuale. Draft harta e re gjyqësore nuk merr për bazë që sistemi gjyqësor ka qenë i organizuar edhe më parë me një gjykatë të vetme Apeli me seli në Tiranë, në një kohë me një numër gjyqtarësh shumë më të madh nga çka rezulton sot dhe me një numër më të vogël cështjesh në gjykim, dhe një organizim i tillë rezultoi i dështuar dhe solli rritjen e numrit te gjykatave të apelit nëpër rrethet gjyqësore ku u vendosen. Gjithashtu nuk ka marrë për bazë përvojën aktuale të gjykatës së vetme të Apelit Administrativ me seli në Tiranë, e cila u krijua për të përshpejtuar dhënien e drejtësisë në gjykimin e cështjeve administrative, por në fakt rezultoi jo efektive dhe nuk përmbushi qëllimin për të cilin u krijua duke e çuar përfundimin e gjykimit në Apelin administrativ nga 4-5 vjet. Një gjë e tillë është konstatuar edhe nga ana e institucionit tonë për çështjet që kemi në gjykim pranë kësaj gjykate.

Në ndryshim nga Gjykata Administrative e Apelit, Gjykatat e Apelit, sipas Rretheve Gjyqësore ku janë vendosur, kanë gjykuar në afate shumë më të shkurtra dhe të arsyeshme duke afruar shërbim më të shpejtë tek qytetari dhe institucionet. Gjykata e Apelit Korçë, aktualisht përfundon shqyrtimin e cëshjtjeve gjyqësore brenda një afati 3-5 muaj, ndërkohë që pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Bashkia Korçë, ka çeshtje që pret të shqyrtohen që prej vitit 2016, pra më shumë se 5 vjet. Mbyllja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë dhe Gjykatës së Apelit si dhe institucioneve të tjera që kanë lidhje me to, sjell pasoja për qytetarin dhe të drejtën e tij që synon ta rivendosë apo ta mbrojë para Gjykatës, si dhe institucionet vendore dhe rajonale që janë palë në gjykime, brenda një afati të arsyeshëm ligjor dhe me sa më pak kosto.

Draft harta e re gjyqësore shumfishon kostot e shpenzimeve gjyqësore për: a. Qytetarët te cilët përveç pagesës së përfaqësimit në gjykim duhet të paguajnë edhe kostot e transportit dhe akomodimit të përfaqësuesit apo avokatit të tyre. b. Institucionet, të cilat duhet të paguajnë kosto transporti dhe akomodimi për përfaqësuesit e autorizuar të tyre. Ndikimi më i madh është tek efiçenca në punë. Aktualisht një jurist përfundon përfaqësimin e institucionit në një gjykim për rreth 1 orë, ndërkohë që nëse do t’i duhet të përfaqësojë institucionin pranë gjykatave në Tiranë i nevojitet më tepër së një ditë pune. Këshilli i Bashkisë Korçë drejtohet me kërkesat si më poshtë: 1. Të rishikohet draft harta e re gjyqësore duke lënë në funksion Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë dhe Gjykatën e Apelit Korçë. 2. Harta e re gjyqësore të marrë në konsideratë interesin më të lartë të qytetarëve duke ju referuar të kaluarës, gjendjes aktuale dhe perspektivës të rajonit juglindor.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama harta e re gjyqesore korce ulsi manja edi rama harta e re gjyqesore korce ulsi manja

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale