LIVE UPDATES
Aktualitet

Harta e re gjyqësore, Haxhia: Ndërkombëtarëve të mos u vijë keq, shkak reforma në drejtësi

18 Shkurt 2022, 12:02 Nga DOSJA
Harta e re gjyqësore, Haxhia: Ndërkombëtarëve të mos u

TIRANË – Kryetari i Dhomës së Avokatëve Maks Haxhia u shpreh kundër projektligjit të qeverisë për të krijuar një gjykatë të vetme apeli në Tiranë. Në takimin e organizuar nga Këshilli i Lartë gjyqësor, avokati i njohur tha se shkak i redukimit të numrit të gjykatësve dhe prokurorërve në Shqipëri është bërë reforma në drejtësi. Ai tha se ndërkombëtarët duhet ta kuptojnë realitetin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Më tej, Haxhia theksoi se nuk mund të kalohet nga ekstremi në ekstrem duke iu referuar propozimit të qeverisë që të kalohet nga 6 në 1 gjykatë apeli.

Ai kërkoi që reduktimi i gjykatave të apelit të bëhet gradualisht nga 6 gjykata apeli në 4, e më pas në 3 dhe 1. Në fund, avokati Maks Haxhia tha se jeta nuk duhet të zhvillohet vetëm në Tiranë pasi po zhvillohen dhe qytetet e tjera duke nënkuptuar se nuk mund të shkrihen gjykatat në mënyrë kaq radikale.

“Nuk kemi vendimarrje paraprake. Përkundrazi, problematika është shumë e gjerë, unë kam qejf t’i them gjërat hapur për të dalë në një produkt të mirë. Gjithashtu, dua tju them gjërat të mos ju vijë keq ndërkombëtarëve, edhe pse këtë situatë nuk e pranoni duke thënë se s’është pasojë e reformës. Kjo është pasojë e saj. Nuk e ul rëndësinë e saj. Ne avokatët ishim dakord që të bëhej reforma në drejtësi. E dimë se ç’kemi hequr nga ai gjyqësor që duam ta reformojmë. Ka vend për të evidentuar sukseset dhe problematikat, qoftë nga realiteti shqiptar. Të huajt duhet të kenë kujdes të marrin parasysh traditën shqiptare, nuk duhet të përsëritet me pasoja, të mos kthehemi në ato hapa që i kemi provuar.

Kemi qenë me një Gjykatë Apeli në 1994, ajo gjykatë provoi korrupsionin. Kjo gjykatë filloi dhe provoi familjaritetin politik. Vinte dy vendime për shtetin dhe 10 për xhepin e vet. Por nxori dhe kuadro të respektuar.

Nuk mund të kalojmë nga ektremi në ekstreem, nga 6 apele në 1. Ju jeni KLGJ dhe KLP, s’kishit godinë, donin t’ju conin te ‘Petro Nini’, te godina e rrugëve, që është skandal. Zutë godinën tonë që është dritë nga pikëpamja e transparencës. Janë probleme dhe tonat, unë e di sa e ka hapin shtetin. Secili duhet ta vendosë problematikën. Kjo është hartë gjyqësore apo reformë e hartës gjyqësore? Janë dy problematika që krijohen, njëra nga reforma në drejtësi, tjetra që nxjerr kjo reformë e hartës.

Jo të gjithë shqiptarët duan të jetojnë në SHBA dhe Britani, por duan të kenë ato pashaporta. Sepse nëse të ndodh diçka, shteti të gjen ku je. Kjo hartë gjyqësore nuk e realizon rrugën që t’i shkojë qytetarit ta zgjidhë hallin. Rrethet, apelet kanë profesionistë të shkëlqyer. E rëndësishme është të realizojmë qëllimin kryesor ti gjendemi atje ku është qytetarit. Si të hiqet gjykata Sarandës, Kurbinit dhe Lushnjes? Le të ketë nga 7, 6 gjyqtarë. Atje ku ka apele, të bëhen seksione administative. Ne ndryshojmë kushtetutën, jo më ligjet. Sa për gjykatën administrative të Apelit, ju bini në kundërshtim, është edhe pasojë e vetingut. është katandisur kokoshi një thelë. Këtë gjë e kemi provuar.

Mbase z.ministër, mikut tim, duhet të ngrihet një pyetje çfarë ndryshoi qëndrim para 7 muajsh kur ishte kundër dhe tani pro? Le ta bëjmë gradualisht nga 6 në 4, pastaj në 3, pastaj në 1, Të gjejmë rrugë dhe forma që të jemi produktivë. Mos harroni, që interesi i ngushtë i avokatëve është i lidhur me qytetarët. Na shihni si partnerë, jo vetëm kur keni interesa. Kemi dëgjuar kur thonë avokatë të kriminelëve, apo kur kandidojnë në KLP dhe KLGJ. Të jemi më të moderuar për funksionin e avokatit. Jeta nuk duhet të bëhet vetëm në Tiranës. Kemi qytete që po shkojnë në përmasa moderne, çojeni gjykatën e apelit në Durrës. Gjykata kushtetuese gjermane është Karslruhe, jo në Berlin. Të gjejmë një rrugë të mesme që të ruhet ky raport”, tha avokati Maks Haxhia.

LAJMI KRYESOR: Harta e re gjyqësore/ Manja e Çela pro shkrirjes: Eliminon stoqet, Haxhia: S’ka shërbime

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet harta e re gjyqesore klgj maks haxhia harta e re gjyqesore klgj maks haxhia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet