LIVE UPDATES
Politike

“Hallet personale t’i lënë jashtë”, Bardhi: Revolucionet s’kanë lidhje me partinë

15 Nëntor 2021, 20:55 Nga DOSJA
“Hallet personale t’i lënë jashtë”, Bardhi:

TIRANË – Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi konfirmoi se në 18 dhjetor, ora 11:00 do të mbahet Kuvendi Kombëtar në Pallatin e Kongreseve. Zyrtari demokrat theksoi se kuvend u jep mundësinë dhe mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha për të diskutuar çdo çështje. Ai thumboi mbështetësit e Berishës se duhet të lënë jashtë inatet personale dhe se nuk është momenti për të bërë revolucione. 

PJESË NGA INTERVISTA:

Gazment Bardhi: Mirëmbrëma të gjithve. Së pari, faleminderit për durimin për pritjen pas gjithë këtyre orëve mbledhje të kryesisë së partisë. Unë dua të informoj opinionin publik dhe veçanërisht demokratët, anëtarët e Partisë Demokratike, mbi vendimin e marrë nga kryesia e partisë me votë apo me shumicë dërmuese të anëtarëve të kryesisë. Çdo anëtarë i Kuvendit Kombëtarë të Partisë Demokratike do të jetë prezent për të shrehur mendimin dhe vlerësimin e tij në mbledhjen e Kuvendit Kombëtarë të datës 18 dhjetor. Ky, e kam theksuar dhe në fjalën time përpara kryesisë së partisë, është një moment i rëndësishëm për Partinë Demokratike, do të duhet të jetë një moment bashkimi për Partinë Demokratike, pavarësisht diferencave të mendimit që mund të kemi me njëri-tjetrin, për situata apo për vendimmarrje të caktuara dhe ftova edhe kolegët që mendonin ndryshe në mbledhjen e kryesisë, që në respekt të atyre që kanë kërkuar thirrjen e Kuvendit Kombëtar, pavarësisht se sa është numri i tyre, nëse janë 50, janë 500 apo janë 1000, kjo nuk ka as fare rëndësi të propozonin shtesë në rendin e ditës të Kuvendit Kombëtar, të propozuar nga kryetari i partisë. Pati një refuzim prej tyre për të bërë ndryshim të rendit të ditës, pra për të përfshirë në rend dite edhe çështje të tjera që secili prej anëtarëve të Kuvendit qoftë edhe një i vetëm mendonte që duhet të shqyrtohen nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, duke treguar edhe një herë dhe duke provuara para opinionit publik që gjithë ajo që ka ndodhur këto dy muaj, nuk ka pasur lidhje me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Nuk ka pasur lidhje me ankesën e asnjë anëtari të Kuvendit për t’u dëgjuar. Sepse mundësia e çdo anëtari për t’u dëgjuar i është dhënë sot me vendimin e kryesisë së partisë. Në 18 dhjetor, ora 11 Partia Demokratike zhvillon mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike në pallatin e Kongreseve.

Pyetje: 4200  delegatët kanë firmosur edhe për rendin e ditës. Ju sot keni marrë një vendim por e keni ndryshuar këtë rend të ditës, përse e mbani Kuvendin në datën 18 dhe nuk shtoni edhe pikat të cilat janë firmosur nga më shumë se 4200 delegat?

Gazment Bardhi: Me sa duket nuk keni qenë i vëmendshëm gjatë asaj që unë prezantova, sepse unë i dhashë përgjigje paraprakisht pyetjes tuaj, i kam dhënë përgjigje gjatë diskutimit tim në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Së pari, nuk e cakton Syri.net apo Syri TV se kush janë delegatët e Partisë Demokratike. Ajo që po thoja është që ti apo Syri.net apo Syri Tv, nuk cakton dot delegatët e Partisë Demokratike. I ftova kolegët që mendojnë ndryshe nga unë në mbledhjen e kryesisë të propozonin shtesë në rendin e ditës së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të datës 18. Është refuzuar, nuk kanë pranuar të paraqesin asnjë propozim për shtesa apo ndryshime në rendin e ditës. Të jeni të sigurt ju se nëse secili prej tyre do të propozonte shtesën e një pike të caktuar apo një çështje të caktuar në rendin e ditës që ishte në përputhje me statutin e partisë, unë si Sekretar i Përgjithshëm do të votoja pro të çdo çështje për t’u diskutuar në Kuvendin Kombëtar. Po e përsëris, qëllimi nuk është mbledhja e kuvendit kombëtar, sepse nuk ka 4200 firma të anëtarëve të kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Se nëse do të kishte do të ishin protokolluar këtu e një javë përpara. Mbajtja në kasafortë nuk nënkupton që ata marrin statusin e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike mblidhet në datën 18 dhjetor. Aty do të paraqiten anëtarët e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, qoftë edhe 10, 20, 200 apo 1000 të kenë firmosur për thirrjen e kuvendit në datën 11 dhjetor do të jetë prezent në Kuvendin Kombëtar të partisë të miratuar me vendim kryesie, në datën 18. I kam ftuar disa herë përpara jush, që të depozitonin kërkesën sipas procedurave statutore në protokollin e partisë, që të kishim mundësinë ta mblidhnim kuvendin qoftë edhe në datën 11, kanë refuzuar, i kanë mbyllur firmat në kasafortën personale të zotit Paloka dhe në këtë moment që ne caktojmë, kryesia e partisë cakton mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, thuhet nuk duam Kuvend Kombëtar. Se kjo është thënë sot. Sot, i është thënë kryesisë së Partisë Demokratike, që interesi jonë nuk është mbledhja e Kuvendit Kombëtar, interesi jonë nuk është dëgjimi i zërit të demokratëve, interesi jonë nuk është dëgjimi i zërit të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, interesi jonë është të bëjmë rrëmujë, të krijojmë struktura paralele, të shpallim ilegjitime struktura që janë legjitime dhe që janë zgjedhur me votë personale edhe të Sali Berishës, thjesht dhe vetëm për të krijuar një situatë që na shfokuson të gjithëve bashkë në misionin e vetëm që kemi, në betejën kundër regjimit të Edi Ramës kështu siç thotë vendimi i kryesisë së partisë. Kryesia e partisë sot ka vendosur të mbajë Kuvend Kombëtar të Partisë Demokratike, të dëgjoj zërin e çdo anëtari të kuvendit kombëtar të Partisë Demokratike, të dëgjojë pakënaqësinë e çdo anëtari të kuvendit të Partisë Demokratike, por mbledhja e organeve të Partisë nuk bëhet si celulë ilegale ku i intereson apo kur përputhet me interesin personal të një individi apo të 10 individëve. Mblidhet sipas rregullave të funksionimit demokratik të këtij institucioni. Secili do duhet të respektojë institucionet nëse betejën e nis me statut dhe nuk e ka betejë mirëfilltazi për pushtet personal.

Pyetja: Zoti Bardhi, nga ky moment, nëse dikush merr pjesë në Foltoren e Berishës apo në Kuvendin e thirrur nga ai, do të thotë se përjashtohet nga Partia Demokratike?

Gazment Bardhi: Edhe një herë, unë nuk jam për përjashtime. Partia Demokratike ka nevojë jo vetëm për secilin prej anëtarëve të Partisë Demokratike, jo vetëm për secilin prej demokratëve, por ka nevojë të rritet edhe më shumë dhe të afrojë rreth vetes edhe individ të tjerë që qëndrojnë larg apo nuk kanë votuar për Partinë Demokratike. Që kështu nuk do të dëgjoni kurrë nga unë asnjë mesazh për përjashtim përveçse mesazhe për bashkim. Ky është moment i vështirë për Partinë Demokratike dhe secili do të duhet të ngrihet në lartësinë e përgjegjësive që i kanë ngarkuar demokratët. Kryesia e Partisë ka përgjegjësinë ndaj demokratëve, nuk ka përgjegjësinë ndaj halleve personale të askujt. Kryesia e partisë është votëbesuar nga Këshilli Kombëtar, ky i fundit është votëbesuar nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesin e demokratëve. E kam thënë dhe e përsëris. Hallet personale, shqetësimet personale, problemet personale t’i mbajnë jashtë kësaj godine, t’i mbajnë në shtëpitë e tyre.

Pyetje: A ka diçka të re të propozuar nga Z. Basha?

Gazment Bardhi: E ripërsëris, Partia Demokratike mban Kuvendin Kombëtar në datën 18 Dhjetor. Cilido që ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar ka një mundësi të artë, të jetë prezent në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, të shprehë shqetësimet, vlerësimin e tij, analizën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.  Jam i bindur se çdo anëtar i Partisë Demokratike nuk do të ndërmarrë asnjë veprim që dëmton interesin elektoral apo politik të Partisë Demokratike. Interesi ynë i përbashkët janë demokratët, interesi ynë i përbashkët është e ardhmja e Shqipërisë.

Pyetje: Sali Berisha e bën këtë më 11 Dhjetor. Çfarë ndodh me të?

Gazment Bardhi: Nuk besoj se jam sonte këtu për të parashikuar se çfarë do të bëjë z. Berisha. Z. Berisha është në të drejtën e vetë të bëjë çfarë ai mendon që do të duhet të bëjë.  E rëndësishme për çdo anëtar të Kuvendit Kombëtar. E rëndësishme për çdo demokrat është që Kryesia e Partisë Demokratike sot ka vendosur me votë, më shumicë dërmuese të anëtarëve të Kryesisë që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.  Do të mblidhemi dhe do të diskutojmë çdo çështje dhe çdo shqetësim. Kush kërkon të bëjë mitingje dhe tubime në çfarëdo lloj date, revolucion po të dojë në çfarëdo lloj date është me të drejtën e tij  por nuk ka lidhje me vendimmarrjen e sotme të Kryesisë së partisë dhe as institucionet e Partisë Demokratike.

Pyetje: Përse refuzuat ftesën e z. Paloka i cili edhe në mbledhjen e Kryesisë bëri me dije se duhet të ketë përfaqësues si nga z. Basha dhe Z. Berisha për verifikimin e firmave.

Gazment Bardhi: Së pari do të më duhet të gjeni autoritetin me të cilën secili prej anëtarëve te Kryesisë bën një propozim. Dhe së dyti do të duhet të më gjeni një dispozitë në Statutin e partisë që legjitimon një propozim të caktuar. Secili prej nesh mund të ketë në mendjen e tij një procedurë se si mblidhet Kuvendi Kombëtar, por në fakt ka vetëm një mënyrë se si mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Kjo mënyrë është vendimi i sotëm i Kryesisë së Partisë. Nuk bëhet kjo as duke krijuar palë në PD, as duke caktuar përfaqësues të palëve në PD. PD është një, është pronë vetëm e demokratëve, e askujt tjetër. Kjo godinë mban mbi supet e veta, sakrificën, mundin dhe kontributin e çdo demokrati. Secili prej nesh është i detyruar ta respektojë, këtë sakrificë, këtë kontribut dhe këtë mund të demokratëve gjatë këtyre 30 viteve.

Pyetje: Z. Bardhi, Statuti parashikon që ka paralajmërim, pezullim dhe përjashtim që shkelin këtë. Nëse nuk do jetë përjashtim, do ketë pezullim?

Gazment Bardhi: Vendimi i sotëm i Kryesisë së Partisë është vendin bashkues. Të qëndrojmë tek ky mesazh për çdo demokrat. Qe secili prej nesh, çdo demokrati dhe anëtar të Kuvendit Kombëtar do të jemi bashkë në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të datës 18 Dhjetor 2021 ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve.

Pyetje: I qëndroni listës së delegatëve të 17 Korrikut?

Gazment Bardhi: Delegatët e Partisë Demokratike, anëtarët e Kuvendit të Partisë Demokratike, janë anëtarët që parashikohen në Statutin e PD. Sekretariati i Partisë ka marrë si detyrë të organizojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Unë nuk di të them nëse ka ndryshime apo jo. Ju e dini se disa anëtar të kryesisë së degës së Korçës pas datës 17 Korrik kanë dhënë dorëheqjen. Unë kam administruar zyrtarisht dorëheqjen e tyre. Ata nuk janë më anëtar të Kuvendit të Partisë Demokratike. Por anëtarët e Kuvendit janë të mirëpërcaktuar në Statutin e partisë dhe ka një proces printimi që është larg vetëm një klik nga sistemi digjital që administron PD. Nuk është më prej vitesh Kuvendi Kombëtar në copa letre është i digjitalizuar që administrohet nga struktura përgjegjëse në PD.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi i PD mblidhet më 18 dhjetor, Basha-Berishës: Suel Çela po të mbledh firma

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi kryesia e pd 15 nentor 2021 gazment bardhi kryesia e pd 15 nentor 2021

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet