LIVE UPDATES
Politike

“Halle të mëdha të presin”, Balla i përgjigjet Shkëlzenit: S’shpëton pa u ndëshkuar për CEZ-in

27 Shkurt 2019, 17:26 Nga DOSJA
“Halle të mëdha të presin”, Balla i përgjigjet

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur deklaratave të Shkëlzen Berishës sot në gjykatë, ndonëse nuk mori pjesë në seancë.

Seanca në fjalë është mbajtur lidhur me akuzat që kreu i grupit socialist ka bërë ndaj djalit të ish-Kryeministrit Berisha, për çështjen CEZ. Ky i fundit e akuzoi Ballën se nuk u paraqit në seancë për shkak të frikës, (Lexo këtu) pasi nuk jep dot shpjegime për udhëtimet jashtë Shqipërisë me trafikantin e drogës, Edmond Bego. 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla ka paralajmëruar Shkëlzen Berishën se nuk mund të shpëtojë pa u ndëshkuar në dosjen e CEZ, duke sqaruar se ishte në Elbasan, pasi ka angazhime si deputet tek ky qark. Balla ironizon djalin e ish-kryeministrit, duke i thënë se: Tani që të iku edhe babi nga Parlamenti njëherë e mirë, do të të përkushtohem me të gjithë seriozitetin që meriton një thëngjill i zbuluar si ti.

Postimi i plotë i Taulant Ballës

Shkëlzen Sali Berisha! Paske bilbilosur para Gjykatës sot në mungesën time dhe qenke trimëruar mesa shoh para gazetarëve, por mos të të rrejë mendja se do shpëtosh dot pa u ndërshkuar në dosjen CEZ! E pata të pamundur të jem sot aty përballë teje për arsye angazhimi si deputet në qarkun e Elbasanit, por herën tjetër do marr masat që të mos mungoj. Tani që të iku edhe babi nga Parlamenti njëherë e mirë, do të të përkushtohem me të gjithë seriozitetin që meriton një thëngjill i zbuluar si ti. Bëhu gati Zen se halle të mëdha të presin.

Por, siç duket replikat mes Ballës dhe Berishës duket se nuk kanë të sosur. Pak më parë djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka shkruar se nuk të pengojnë “hallet e Elbasanit” të japësh llogari për lidhjet e tua me trafikantët e drogës, pasi Balla iu përgjigj se nuk mori pjesë në seancë, sepse kishte angazhime në Elbasan.

Postimi i plotë i Shkëlzen Berishës

Tualet Kasem Balla! Nuk te pengojne “hallet e popullit” te japesh llogari perse ke udhetuar me shume me trafikantin e droges se me tet shoqe.

Nuk te ndalon “meraku” per elektoratin per te kthyer pergjigje nese keto udhetime jane paguar me parate e droges apo me parate e tenderave publike.

Nuk te pengojne “hallet e Elbasanit” te japesh sqarime per 6 milione euro qe u jane vjedhur shqiptareve dhe bere dhurate ne kundershtim me cdo ligj mikut tend trafikant pasi jeni kthyer nga udhetimet se bashku.

Pergjigjet per sa me lart mund ti japesh edhe nese je duke u “tretur” per popullin, edhe nese je duke u englendisur me Mond Begon.

P.S Hallet e mia me ty zgjasin sa nje seance Tualeti.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat per shpifje dosja cez shkëlzen berisha taulant balla akuzat per shpifje dosja cez shkëlzen berisha taulant balla

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës