LIVE UPDATES
Politike

Hajdari: S’jam në PD si tifoze e Berishës, do flas më 30 prill e në çdo Kuvend

22 Prill 2022, 18:10 Nga DOSJA
Hajdari: S’jam në PD si tifoze e Berishës, do flas më 30

TIRANË– Rudina Hajdari është shprehur se do të ndjekë të gjitha organizimet në Partinë Demokratike  dhe do të marrë pjesë në takimet me demokratët për të kuptuar nga afër si mund të zgjidhet kriza në partinë më të madhe opozitare. E ftuar në “Top Talk”, Hajdari tha se ish-kryeministri Sali Berisha është përpjekur për të ribashkuar të djathtën, por që koha do ta tregojë se sa ka funksionuar.

Hajdari tregon se do të marrë pjesë në kuvendin e 30 prillit, të thirrur nga Berisha, por që nuk do të jetë aty si tifoze e ish-kryeministrit. Hajdari shtoi më tej se nuk aspiron të bëhet kryetare e PD-së, por që sheh shumë persona që mund ta bëjnë këtë gjë, përtej Lulzim Bashës dhe vetë Berishës.

“Kam qenë nga ata që kam qenë kundër zotit Berisha, kam folur kundër tij në Parlament, kam kundërshtuar djegien e mandateve. Dhe për këtë kam qenë shumë e qartë, që do të jem gjithmonë parimore dhe kështu do vazhdoj të jem. Ai që mendon që pas 6 marsit, Berisha nuk është faktor brenda Partisë Demokratike, gabon. Duhet të kuptojmë që ai ka një rol, mbështetet dhe vazhdon të mbështetet. Çështja është si ta akomodojmë ne brenda grupit dhe ta pjesë të punës për ringritjen e Partisë Demokratike, ky është synimi kryesor. Duhet të pranojmë që është faktor brenda Partisë Demokratike, por anëtarësia, demokratët, për momentin duhet të kuptojnë që mbështetja ndaj Berishës ishte pas disfatës së Bashës. E mbështetën Berishën se ishin të zhgënjyer. Por tani duhet të shkojmë përtej kësaj, duhet të shohim si të rikthehemi në pushtet. Duhet të apelojmë edhe përtej anëtarësisë, edhe përtej demokratëve, te elektorati gri, por dhe te socialistët e zhgënjyer që janë larguar nga Edi Rama. Jam dakord dhe do të marr pjesë në kuvendin e 30 prillit, të Kongresit të Partisë Demokratike. Do jem pjesë dhe do të kërkoj të flas. Nëse ka një kongres tjetër do të shkoj dhe tek ai. Unë do të jem aty ku janë demokratët, do të flas dhe do të komunikoj me ta. Nuk kam ardhur këtu për të bërë tifozin e zotit Berisha apo zotit Basha. Kam ardhur të bëj kontributin tim, nuk pretendoj të bëj mrekulli. Unë nuk aspiroj të jem kryetare. Ata që e ndjejnë veten në lartësinë e duhur për të qenë kryetar nesër, duhet ta shprehin këtë dëshirë dhe të shpalosin platformat e tyre. Kur të dëgjoj se çfarë kanë për të bërë, do mbështes atë që mendoj është më e drejtë,”- tha ajo ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike rudina hajdari rudina hajdari

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës