Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Besimi i bizneseve dhe konsumatorëve pësoi rënie për herë të parë këtë vit në muajin gusht. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) pësoi një rënie të lehtë me 0.6 pikë përqindje. Megjithatë, ky tregues ngelet ende dukshëm sipër mesatares afatgjatë, me 9.8 pikë përqindje më shumë.
Frenimi i TNE-së gjatë muajit gusht u shkaktua kryesisht nga rënia e besimit në sektorin e tregtisë. Rënie të lehtë pësoi edhe industria, ndërsa treguesit e besimit vijuan të rriten në sektorët e ndërtimit, shërbimeve dhe mes konsumatorëve. Treguesi i besimit në tregti ra me 13.5 pikë përqindje krahasuar me muajin paraardhës, i ndikuar kryesisht nga vlerësimet e bizneseve për ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Pavarësisht rënies së fortë të gushtit, niveli i besimit qëndron më lart krahasuar me periudhën para pandemisë.
Treguesi i besimit të industrisë shënoi rënie me 0.9 pikë përqindje krahasuar me muajin e kaluar, i ndikuar kryesisht nga vlerësimet më pak pozitive të bizneseve për ecurinë e kontratave porositëse nga eksportet. Në tërësi, vlerësimi i tyre për kontratat porositëse totale dhe prodhimin ishin me rritje të lehtë krahasuar me muajin korrik. Megjithatë, bizneset e industrisë presin rënie të prodhimit, çmimeve dhe të punësimit në muajt në vijim.
Treguesi i besimit në ndërtim vijoi prirjen rritëse në muajin gusht, duke qëndruar në nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit. Indeksi u rrit me 0.8 pikë përqindje në krahasim me një muaj më parë. Kjo rritje pasqyroi vlerësimin e bizneseve për një nivel më të lartë të porosive aktuale, ndonëse vlerësimi i bizneseve në lidhje me aktivitetin ndërtues ishte më i ulët se një muaj më pare.
Edhe treguesi i besimit në shërbime regjistroi rritje për të pestin muaj rresht, duke arritur nivelin më të lartë të tre viteve të fundit. Rritja e tij me 0.8 pikë përqindje në muajin gusht u ndikua kryesisht nga komponenti i lidhur me kërkesën.
Edhe treguesi i besimit konsumator shënoi rritje në muajin gusht, duke iu rikthyer rritjes të regjistruar në pjesën më të madhe të vitit. Megjithatë, niveli i tij qëndron ende nën mesataren e vet afatgjatë. Treguesi i përgjithshëm pasqyroi përmirësimin e të gjithë komponentëve përbërës të tij. Vlerësimi i konsumatorëve për blerjet aktuale në shuma të mëdha dhe pritjet për to u përmirësua në gusht. Po kështu, edhe pritjet për situatën e përgjithshme ekonomike dhe situatën e tyre financiare u rritën lehtë.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Çmimet e lëndëve të para në tregun ndërkombëtar janë rritur me shpejtësi këtë vit, duke përcjellë efektet negative edhe në tregjet ven...
Ministria e Bujqësisë ka dorëzuar një kërkesë në Ministrinë e Financave me qëllim që në buxhetin e vitit 2022 t’i shtohen edhe 3 miliardë lekë (24 mln euro) për...
TIRANË– Përhapja me shpejtësi pak muaj më parë e një baze të dhënash që u lakua në atë kohë se përkiste Partisë Socialiste dhe rrodhi përmes një buri...
TIRANË– Shqipëria, një nga shtetet më të varfra të Europës, renditet si vendi, ku banorët e saj shpenzojnë më shumë për bukë dhe drithëra në raport m...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e sotme një tjetër skandal. Vaksinat kundër covid që shteti i ofron falas, po në shtet i blen me lekë, plot 50 mijë lekë kushton një...
TIRANË– Aktivisti i LGBT-së, Kristi Pinderi është përfshirë në një përplasje në distancë me psikologen Marsela Lekli. E gjitha në kuadër të debatit lidhur ...
Ndryshe nga pjesëmarrja në ditën e parë të mësimit plotësues, nxënësit në vijim teksa kanë mundësi zgjedhje, jo të gjithë shkojnë në shkollë për të përsëritur n...
TIRANË– Tregu i prodhimeve organike kudo në botë po rritet me shpejtësi, duke sjelle një perspektive të mbarë për bizneset që kanë në fokus këto prod...
TIRANË– Vlera e obligacioneve me ofertë private të kompanive shqiptare është rritur sërish në gjysmën e parë të këtij viti. Mbështetur në të dhënat e...
TIRANË– Vitin e kaluar, pandemia e ndikoi negativisht tregun e fondeve të investimit në valutë të huaj, duke i ulur normat vjetore vjetore të kthimit...