Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Greva e urisë/ Përkeqësohet gjendja e naftëtarit në Ballsh, niset me urgjencë drejt spitalit (EMRI)
25 Shkurt 2020, 10:51Nga DOSJA
Ballsh-Grevistët e Ballshit edhe sot janë shfaqur të vendosur për kërkesat e tyre, pasi nuk pranojnë as marrjen e një page, por duan minimalisht që kompania t’u japë 3 paga. Ndërkohë njëri prej tyre, Pirro Hoxhara nuk ka mundur të vazhdojë dot grevën për shkak të problemeve me tensionin. Ai ndodhet në spitalin e Ballshit, ku po merr mjekim.
Ndërkohë, naftëtarët të cilët nuk janë pjesë e grevës së urisë kanë tentuar sot në futen në uzinën e Ballshit. Ata janë janë shprehur që nëse kompania nuk u kalon të paktën tre paga deri nesër, do të futen në mjediset e uzinës së bashku me familjarët e tyre.
Disa nga naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e nënstacionit të Poçemit, prej më shumë se një jave janë në grevë urie pasi nuk kanë marrë pagat e tyre. Kjo grevë urie ka sjellë edhe reagime nga ana e opozitës dhe e Avokatit të Popullit. Dy përfaqësues të Avokatit të Popullit, takuan pak ditë më parë grevistët e Poçemit dhe ata të Ballshit, ku dëgjuan ankesat e grevistëve, të cilët kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura. Tek ata ka shkuar edhe ish-deputeti i PD-së Luan Baçi, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator. Naftëtarët dolën disa herë në protestë në Fier, ku kërkuan që të merrnin pagat e tyre, por u dëgjuan nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rafinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Operacioni “Forca e Ligjit këtë javë do të shtrihet në qytetin e Vlorës, ku pritet që formulari i vetë-deklarimit të burimit të pasurisë do të shko...
TIRANË- Eugena Tomini, Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik ka deklaruar mëngjesin e sotëm se në Shqipëri nuk ka asnjë person të infek...
ITALI– Jashtë Kinës një ndër vendet ku virusi ka krijuar shumë kaos dhe frikë për qytetarët është Italia, një ndër shtetet fqinje me Shqipërinë ku jetojnë mijër...
KAVAJË- Bashkim Tafa, ish-murator me profesion, ka ndërtuar disa shtëpi në lagjen nr.3 të Kavajës, e cila u popullua gjatë viteve’ 90 me banorë të ardhur k...
Aktualitet25 Shkurt 2020, 10:05
Ballsh-Naftëtarët e Ballshit kanë refuzuar tërheqjen e një page nga llogaritë bankare, pasi deklaruan se kërkuan 3 paga nga kompania, jo një. Të zemëruar ata u ...
Tiranë- Detar Hysi, avokati i Saimir Taullaut, për të cilin Prokuroria e Posaçme kërkon sekuestrimin e pronave të tij, ka deklaruar se të gjitha pasuritë...
MAT- Banorët e Matit vijojnë protestat kundër ndërtimit të Hecit pranë Parkut Kombëtar të Zall-Gjocaj. Teksa janë në pritje të seancës së radhës gjyqësore, bano...
Shqipëri- Pas vënies në karantinë të më shumë se gjysmës së fqinjit tonë Itali, Tiranën në këtë mëngjes të hëne e perceptuam disi vigjilente. Autobusët e të gji...
TIRANË- Tre persona kanë rënë në pranga gjatë natës në Tiranë, pas një aksioni të zhvilluar nga Policia të koduar “Poliklinika”. Në një njoftim për mediat ...