Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
GREQI– Greqia ka thënë se nuk do ta ndihmojë një cisternë iraniane, e cila nga porti i Gjibraltarit besohet se po shkon drejt një porti grek. Zëvendës-ministri i Jashtëm grek, Miltiadis Varvitsiotis i tha televizionit grek se Athina ishte “përballur me presion” lidhur me cisternën, për të cilën Uashingtoni pretendon se është e lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit.
Varvitsiotis shtoi se cisterna është shumë e madhe për të hyrë në ndonjë nga portet e Greqisë, dhe nuk mund të shkarkojë ligjërisht naftën e saj të papërpunuar në vlerë 130 milion dollarë në rafineritë e Bashkimit Evropian. Cisterna u konfiskua më 4 korrik nga marinsat britanikë, jashtë Gjibraltarit, pasi dyshohej se po transportonte naftë në Siri.
Gjibraltari tha se kjo paraqet shkelje të sanksioneve të BE-së. Pas disa javësh, Gjibraltari e liroi transportuesin, si dhe kundërshtoi një urdhër për ndaljen e anijes nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.
Shtetet e Bashkuara më 19 gusht lëshuan një paralajmërim për Greqinë, si dhe për të gjitha portet në Detin Mesdhe, në lidhje me ofrimin e ndihmës për cisternën iraniane, raportoi Reuters, duke cituar një zyrtar të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
Këto mosmarrëveshje kanë ardhur mes tensioneve në rritje midis Iranit dhe Perëndimit, veçanërisht Shteteve të Bashkuara, që kanë përfshirë disa incidente brenda dhe rreth Gjirit Persik, nga i cili transportohet rreth një e pesta e dërgesave ndërkombëtare të naftës.
(Marrë nga REL)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ZELANDË E RE- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Parlamentin e Zelandës së re. Kreu i këtij institucioni teksa ishite duke drejtuar një seanca plenare, ...
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë sot një seancë të jashtëzakonshme, ku pritet që të shpërndahet dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja që do të mba...
RUSI-Politikanët rusë akuzuan Shtetet e Bashkuara se përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet që do të zhvillohen në Moskë për këshillin e qytetit, duke ndihmuar në o...
MANCHESTER– Një burrë ka dhunuar në mënyrë barbare të dashurën e tij shtatzënë në momentin që dyshja kanë nisur të debatojnë se kush do ta mbante fëmijën në ras...
TIRANË– Një ekip eksploruesish janë zhytur pranë rrënojave të anijes Titaniku 15 vite pas përmbytjes së saj. ekspertët janë trishtuar nga ajo ç...
GREQI– Një ditë më parë një helikopter shpërtheu në ajër dhe ra në det duke u marrë jetën tre personave, pilotit grek dhe dy turisteve ruse. Ky helikopter është...
GREQI– Tre persona anë humbur jetën pasditen e sotme në Greqi pasi po udhëtonin me një helikopter që shpërtheu në ajër dhe u rrëzua në det. mediat greke shkaujn...
SHBA– Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kane refuar vizën Carrie Symonds, partneres së Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson. Mediat ndërk...
MAQEDONIA E VERIUT– Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion (PKOK) mbajti konferencë për shtyp në të cilën sqaroi detajet e arrestimit e kryeprokurores...
GREQI– Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias ngulmon sërish në zbardhjen e vrasjes së ekstremistit grek Kostandin Kaçifas, ngjarje e ndodhur në te...