LIVE UPDATES
Bota

Greqia e vendosur për sanksionet ndaj Rusisë, pavarësisht kostove

15 Prill 2022, 19:52 Nga DOSJA
Greqia e vendosur për sanksionet ndaj Rusisë, pavarësisht kostove

GREQI- Në gadishullin Atika të Greqisë, është një bllok apartamentesh në ndërtim e sipër, i financuar nga rusët, të cilët kanë paguar paraprakisht për një pjesë të vogël të bregut të detit Egje. Megjithatë, që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, nuk është e qartë nëse godina do të përfundojë.

Për vite të tëra, pronësia e pronave në një sërë vendesh ka qenë një rrugë e shpejtë drejt përfitimit të dokumenteve të qëndrimit, madje edhe pasaportave, për të huajt që kërkojnë të hedhin rrënjë në Bashkimin Evropian, mes tyre edhe rusët.

Investimi prej më shumë se 250,000 eurosh në pronë në Greqi i siguron investitorit një leje qëndrimi pesëvjeçare “Golden Visa” në BE. Tashmë jo më. Të paktën, jo nëse jeni rus.

Pesë ditë pasi Rusia dërgoi tanke dhe ushtarë në Ukrainën fqinje më 24 shkurt, Greqia ndoqi shembullin e Portugalisë në shpalljen e pezullimit të skemës për qytetarët e Rusisë.

Hapi shënoi një goditje tjetër për një marrëdhënie midis Rusisë dhe Greqisë, të rrënjosura në një besim të përbashkët ortodoks dhe lidhje historike dhe kulturore, por një që ka qenë nën presion të madh që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në 2014.

Greqia, e cila ishte ndër vendet e para të BE-së që dërgoi ndihmë ushtarake në Ukrainë, thotë se nuk ka asnjë dilemë në kundërshtimin e luftës së Rusisë. Moska, ndërkohë, ka akuzuar Athinën se ka sakrifikuar një trashëgimi të përbashkët historike pa ndonjë arsye të mirë.

“Dërgimi i pajisjeve ushtarake në Ukrainë ka qenë një akt solidariteti i prekshëm me Kievin”, tha Panagiota Manoli, asistent profesoreshë e Ekonomisë Politike të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Peloponezit dhe bashkëpunëtore kërkimore në Fondacionin Helen për Politikën Evropiane dhe të Jashtme, ELIAMEP.

“Ajo gjithashtu manifeston gatishmërinë e Greqisë për të mbrojtur ligjin ndërkombëtar dhe për të ndaluar agresionin ushtarak me çdo mjet kur është e nevojshme”, tha Manoli për BIRN, duke vënë në dukje se Greqia ka interesat e veta për të vendosur diçka të tillë – Turqinë fqinje dhe një mosmarrëveshje për kufijtë e tyre detarë.

“Athina kërcënohet nga ‘casus belli’ i shpallur nga Ankaraja, në rast se ajo ushtron të drejtat e saj sovrane në Egje”, tha Manoli, duke iu referuar qëllimit të deklaruar të Greqisë për të zgjeruar ujërat e saj territoriale në 12 milje detare.

“Duke mos lënë vend për paqartësi, Athina pret të njëjtën lloj mbështetjeje (përfshirë opsionin ushtarak) nga aleatët e saj perëndimorë kur bëhet fjalë për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.”

Investimet ruse tashmë janë në rënie

Greqia ka qenë prej kohësh një destinacion popullor për rusët që kërkojnë diellin, të cilët zënë vendin e tretë në listën e të huajve që kërkojnë “viza të arta”. Që nga viti 2013, dy të tretat e vizave të tilla kanë shkuar për investitorët kinezë, 6.4 për qind për qytetarët turq dhe 6.2 për qind, ose gjithsej 599, për rusët.

Rusët i kanë investuar paratë e tyre në prona në ishuj si Mikonos, Santorini dhe Rodos, si dhe në periferitë jugore të Atikës dhe për shtëpi pushimi në Halkidiki dhe Kretë, tha për BIRN Themistoklis Bakas, kreu i Rrjetit Pan-Hellenic E-Real Estates.

Bakas tha se druhej nga një reagim kundër tregut grek të pasurive të paluajtshme, mundësisht nëpërmjet Rusisë që dekurajon kinezët të investojnë në vend.

“Mund të jetë një goditje e madhe për programin e brendshëm të vizave të arta… dhe si përfundim për tregun grek të pasurive të paluajtshme”, tha ai.

Në fund të vitit 2020, vlera totale e investimeve ruse, në energji, turizëm, pasuri të paluajtshme, industrinë ushqimore dhe të tjera, arriti në 652 milionë dollarë. Kjo është pak më shumë se 0.13 për qind e totalit të investimeve ruse jashtë Rusisë dhe është në rënie.

Niveli i investimeve ruse në Greqi është shumë i ulët dhe ka qenë në rënie vitet e fundit për shkak të sanksioneve të vitit 2014 dhe si rezultat i mjedisit të ri investues dhe rregulloreve në Greqinë e pas krizës”, tha Manoli, duke iu referuar sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Rusisë pas aneksimit të saj të gadishullit të Krimesë të Ukrainës dhe pasojave të viteve të trazirave ekonomike në Greqi që filluan në vitin 2010.

Sipas raporteve të mediave greke, nën sanksionet e BE-së që nga pushtimi i Rusisë, autoritetet greke kanë ngrirë llogaritë bankare dhe kanë sekuestruar prona që u përkasin më pak se pesë qytetarëve dhe kompanive ruse në një listë prej qindrash nga BE-ja të shënjestruar për lidhjet e tyre me Kremlinin. Autoritetet nuk e kanë konfirmuar shifrën dhe një burim me njohuri për çështjen tha se mund të mos jetë i saktë pasi procesi është i gjatë dhe kompleks. Një avokat grek, i cili ka disa klientë rusë dhe foli në kushte anonimiteti, tha se pronarët rusë të anijeve kishin dërguar jahtet e tyre në Turqi për të shmangur çdo komplikim të mundshëm.

Rusia luan me tensionet greke

Qeveria konservatore greke nën udhëheqjen e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis nuk duket se është lëkundur kur bëhet fjalë për sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

“Ose jeni për paqen dhe ligjin ndërkombëtar ose jeni kundër tyre”, i tha Mitsotakis parlamentit më 1 mars.

Ministria e jashtme e Rusisë, në përgjigje, akuzoi Athinën se po përkulet para fuqive perëndimore në kryerjen e një “fushate të paprecedentë” për të diskredituar politikën ruse.

“Ky është një tregues i qartë se si Moska e sheh botën e shteteve”, tha Manoli. “Në botëkuptimin e Putinit, sidomos, bota përbëhet nga fuqi të mëdha dhe fuqi të vogla. Shtetet e vogla si Greqia nuk vlerësohen si aktorë të rëndësishëm. Atyre u mohohet barazia sovrane dhe aftësia për të vendosur lirisht për marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare”.

Megjithatë, analistët thonë se Rusia duket se po përpiqet të shkaktojë mosmarrëveshje midis politikanëve grekë, duke shfrytëzyuar rrymat anti-establishment në Greqi. Manoli tha se ky ishte një “plan i koordinuar” për të përdorur elementë anti-establishment dhe forca politike populiste për të nxitur “qëndrime anti-perëndimore, për të krijuar tensione në shoqëri dhe për të shkatërruar unitetin politik”. Ambasada ruse në Athinë tha se nuk kishte asgjë për të shtuar përtej asaj që Kremlini ka thënë tashmë për Greqinë dhe veprimet e BE-së.

Të mërkurën më 6 prill, përveç vendeve të tjera të BE-së që dëbuan diplomatët rusë si një përgjigje të menjëhershme ndaj vrasjes së civilëve ukrainas në qytetin Bucha, ministria greke e punëve të jashtme shpalli 12 anëtarë të Misioneve Diplomatike dhe Konsullore të Federatës së Rusisë, të cilët janë të akredituar në Greqi, si personae non gratae. Ministria e jashtme ruse postoi në Twitter se Athina është përgjegjëse për këtë veprim armiqësor dhe Rusia do të përgjigjet siç duhet.

Investime të mëdha ruse në Greqi

Rrjeti rus i supermarketeve Mere operon një filial grek të quajtur Torg Hellas, ndërsa aksionerët krijuan një kompani të dytë, Hellas Market IKE, e cila është aktive në sektorin e shitjes e ushqimeve me pakicë. Torg Hellas nuk pranoi të komentonte për këtë histori, por një deklaratë në faqen e saj të internetit paralajmëron se çdo përpjekje për të minuar klimën tregtare nëpërmjet përhapjes së “lajmeve të rreme” do të shkaktonte veprime ligjore.

Në sektorin e energjisë, Promitheas Gas SA është një kompani e përbashkët greko-ruse e themeluar në vitin 1991 në Athinë dhe merret me importin dhe shitjen e gazit natyror rus. Kompania i tha BIRN se po funksiononte normalisht.

Fondi rus SI Capital Partners zotëron 25 për qind të Dodoni SA Agricultural Dairy Industry of Epirus. “Aksionerët tanë janë biznesmenë dhe jo investitorë politikë dhe nuk kanë lidhje me asnjë regjim politik”, tha një zëdhënës i Dodoni-t për BIRN.

Në turizëm, zhvilluesi i pasurive të paluajtshme Mirum i biznesmenit rus Vitaly Borisov është aktiv në Elounda, Kretë. Kompania tha se kishte të ngjarë të humbiste disa klientë rusë këtë verë, por i tha BIRN: “Ne jemi një kompani greke. Presidenti thjesht është rus.” Gjithashtu në turizëm, Mykinai SA e miliarderit rus Dmitry Rybolovlev po ndërton një resort turistik luksoz në Scorpios, ishulli privat i manjatit të anijeve Aristotle Onassis.

Një nga investitorët më të shquar – dhe më të diskutueshëm – rusë është biznesmeni ruso-grek Ivan Savvidis, i cili ka interesa në hotele në Greqinë veriore, autoritetin portual të Selanikut, ekipin e futbollit PAOK, media dhe sektorë të tjerë. Një investim thjesht shtetëror është Rosoboronservice Hellas, një filial i eksportuesit rus të mbrojtjes Rosoboronexport.

Rosoboronexport përfshihet në listën e personave dhe subjekteve nën sanksionet e BE-së. Një burim i besueshëm nga ministria greke e mbrojtjes, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se, deri vonë, Rosoboronservice Hellas kishte furnizuar ushtrinë greke me pjesë rezervë për sistemet e saj ruse të armëve.

“Greqia, pas urdhrit të BE-së, pezulloi marrëdhëniet e saj të biznesit me Rosoboronservice”, tha burimi për BIRN.

Marrë nga Reporter.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kyriakos mitsotakis lufta ukraine-rusi vladimir putin kyriakos mitsotakis lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale