LIVE UPDATES
Bota

Grenell flet për radion serbe: Trump e sheh konfliktin 20-vjeçar si diçka që është keqmenaxhuar, së shpejti do të vizito

15 Shtator 2020, 08:10 Nga DOSJA
Grenell flet për radion serbe: Trump e sheh konfliktin 20-vjeçar si

SERBI- I ngarkuari nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, Richard Grenell për dialogun Kosoëvë Serbi, ka deklaruar në një radio serbe të Çikagos, se Shtëpia e Bardhë nuk do ta detyrojë Serbinë të njohë Kosovën, por do ta ndihmojë me para që ajo të marrë një vendim të tillë.

Këtë intervistë, e ka sjellë sot në lajmet e saj edhe portali i Kremlimit Sputnik, e cila ofron një audio të bisedës.

Grenell i tha Radios Serbe në Çikago se negociatat e fundit midis dy palëve në Uashington ishin të ashpra dhe se të dy palët donin më shumë. Duke folur për ftesën e Trump për të vizituar Serbinë, Grenell tha se presidenti amerikan do të ishte i lumtur të vinte, por se data e vizitës nuk është përcaktuar ende.

Duke komentuar negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, Grenell tha se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, “luftoi shumë për popullin Serb”, gjë që pritej dhe se negociatat ishin “të ashpra, dhe të dy palët donin më shumë”.

Presidenti do të ishte i lumtur të vinte, megjithëse nuk ka një datë të caktuar, “tha Grenel në një intervistë me Olga Ravasi, presidente dhe themeluese e grupit” Serbo-Amerikanët për Trump 2020 “.

Ai shtoi se si fillim, gjëja më e rëndësishme është që të gjithë të përqendrohen në zbatimin e marrëveshjes. Grenell theksoi se qëllimi i normalizimit ekonomik është krijimi i vendeve të reja të punës.

Ai theksoi në intervistën telefonike, se marrëveshja për normalizimin ekonomik parashikon projekte infrastrukturore për ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhave, ku shtoi se përqendrimi në projekte ekonomike mund të ofrojë një jetë më të mirë për të rinjtë në rajon.

Duke folur rreth hapjes së zyrës përfaqësuese të Agjencisë Amerikane të Zhvillimit DFC në Beograd, Grenell tha se “Serbia ka një ekonomi të shkëlqyeshme dhe se ka një numër projektesh për të cilat mund të punohet”.

Më pas kryenegociatori amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, ka dhënë një deklaratë shumë të fortë që ka goditur të gjitha administratat amerikane që nga çlirimi i Kosovës, por që megjithatë nuk ka dhënë detaje.

“Trump e sheh këtë konflikt 20-vjeçar si diçka që është keqmenaxhuar. Ne kemi menduar se çfarë mund të bëjmë ndryshe, të gjithë deri më tani janë përqendruar në politikë dhe ne jemi përqendruar në ekonomi. Ne duam që kapitalizmi të vijë në rajon për të krijuar vende të reja pune që ata që janë përqendruar deri më tani në aspektin politik të konfliktit midis Serbisë dhe Kosovës nuk kanë arritur të bëjnë”, tha Grenell.

Ai më pas dha edhe deklaratën më të rëndësishme të kësaj interviste, ku theksoi se problemet duhet të zgjidhen nga ata që jetojnë në një territor të caktuar.

“Qasja jonë ndaj politikës së jashtme është e ndryshme. Ne nuk duam të ndërhyjmë në zgjidhjen e problemeve. Problemet duhet të zgjidhen nga ata që jetojnë në një territor, njerëzit që janë atje, në terren. Roli ynë është të ofrojmë, të sigurojmë para për zbatimin e projekteve për të cilat ne besojmë se mund të jenë të suksesshme, për të dërguar rrjedhat e atyre parave dhe për t’u siguruar që ato të shpenzohen me qëllim”, deklaroi Grenell.

Duke folur për çëeshtjen e njohjes së Izraelit, Grenell tha “kur bëhet fjalë për marrëdhëniet Kosovë-Izrael, administrata Trump beson se Shtetet e Bashkuara duhet të përpiqen në çdo mënyrë për të ndihmuar Izraelin, i cili është në një mjedis shumë armiqësor. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për ne të forcojmë grupin e vendeve që duan të mbështesin Izraelin. dhe ne me të vërtetë dëshironim ta fusnim Kosovën në atë grup”.

A.K/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni richard grenell richard grenell

Sondazh

Poll
Bota 15 Shtator 2020, 06:28

Huawei në rrezik përballë sanksioneve amerikane

SHBA-Duke filluar nga 15 shtatori, gjigandi kinez i telekomunikacionit, Huawei — dikur simbol i kapacitetit teknologjik të Kinës, nuk do të ketë më qasje në fur...

Bota 14 Shtator 2020, 21:35

BRITANI E MADHE- Ndërkohë që  të gjitha vendet  po përballen me luftën ndaj pandemisë Covid -19 ,  27 –vjecari  Britanik  Charlie Russell  ka rrefyer për The Gu...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës