LIVE UPDATES
Bota

Gratë afgane në OKB, thirrje për respektimin e të drejtave të tyre

24 Tetor 2021, 14:14 Nga DOSJA
Gratë afgane në OKB, thirrje për respektimin e të drejtave

AFGANISTAN– Udhëheqëset afgane po u bëjnë thirrje vendeve anëtare të OKB-së që të bëjnë presion ndaj talebanëve që ata të mbajnë premtimet e të lejojnë gratë të punojnë dhe vajzat të studiojnë. Aktualisht vajzat në Afganistan gëzojnë vetëm të drejtën për të ndjekur shkollën fillore.

Lërini vajzat të mësojnë. Kjo ishte kërkesa e grave udhëheqëse afgane që jetojnë në mërgim, të cilat folën në Kombet e Bashkuara këtë javë.

Naheed Farid ka qenë deputete në parlamentin afgan.

“Janë bërë më shumë se 34 ditë që vajzave afgane u ndalohet të ndjekin shkollën e mesme. Vrasjet pa gjyq, ekzekutimet publike, spastrimet etnike, gjymtimet, vrasjet masive po ndodhin në Afganistan ndërsa ne po flasim”, tha ajo.

Që kur talebanët morën pushtetin në Afganistan në fund të gushtit, gratë afgane kanë kërkuar përmes protestave që grupi islamik t’i lejojë ato të kthehen në vendet e punës dhe t’i lënë vajzat të kthehen në shkollë, siç ishte premtuar.

Deri më tani, talebanët kanë lejuar një numër shumë të kufizuar të grave të punojnë, si mamitë dhe infermieret, dhe kanë thënë se do t’i lejojnë vajzat të kthehen në shkollë “në përputhje me ligjin e Sheriatit”.

Në takimin special të Kombeve të Bashkuara të enjten, ministri britanik për çështjet e OKB -së, Tarik Ahmad, kishte një mesazh për talebanët.

“Më lejoni t’u drejtohem talebanëve drejtpërdrejt: islami siguron të drejtat e grave. Nuk i mohon ato. Feja islame thotë se duhet të ketë arsim për të gjithë, jo vetëm për djemtë, por edhe për vajzat. Feja islame flet për fuqizimin e të gjitha komuniteteve, mbrojtjen e pakicave, dhe jo shtypjen e tyre”, tha ai.

Gratë afgane duan të jenë të përfshira në debatin mbi të ardhmen e vendit, thotë Asila Wardak nga Rrjeti i Grave Afgane.

“Ju lutem mos flisni për mua në këto diskutime. Krijoni hapësira për mua dhe udhëheqëset e tjera afgane për të folur drejtpërdrejt me talebanët. Kjo është mënyra se si i përfshini në mënyrë kuptimplotë gratë në procesin e paqes dhe sigurisë, si dhe në projektet e ndihmës humanitare. Na jepni një ulëse në tryezën e diskutimeve. Mos na lini jashtë, në korridor”, tha ajo.

Në OKB, disa gra udhëheqëse afgane paralajmëruan për situatën e rëndë humanitare në atdheun e tyre dhe thanë se gratë nuk duhet të jenë vetëm përfituese të ndihmës, por edhe udhëheqëse në shpërndarjen e tyre.

“Është e domosdoshme që OKB-ja të kërkojë mbrojtjen dhe përfshirjen e grave në çdo fazë të shpërndarjes së ndihmave humanitare. Nga planifikimi deri te zbatimi dhe marrja e tyre”, tha Fawzia Koofi, ish deputete e parlamentit të Afganstanit.

Tani për tani, vajzave u lejohet të ndjekin shkollën fillore në Afganistan, dhe në shumë raste, mësuesve nuk u janë dhënë pagat për dy muaj./VOA/

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota fawzia koofi grate ne afganistan tarik ahmad fawzia koofi grate ne afganistan tarik ahmad

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet