LIVE UPDATES
Aktualitet

Gramoz Rexhepi rrëfen pengun nga burgu i Ekuadorit, si u lirua me urdhër nga lart: Policët hallexhinj u burgosën për fajin

11 Shkurt 2020, 18:10 Nga DOSJA
Gramoz Rexhepi rrëfen pengun nga burgu i Ekuadorit, si u lirua me

TIRANË– Gramoz Rexhepi, personi që akuzohet se qëndron në krye të rrëmbimit dhe vrasjes së Jani Prengës, ka rrëfyer se si është liruar me ‘urdhër nga lart’, dhe se si iu dha mundësia të arratisej nga dhomat e izolimit në Durrës në vitin 2006. Në pjesën e dytë të intervistës së publikuar nga gazetari Artan Hoxha, Rexhepi shprehet se e vetmja gjë që i ka mbetur peng nga ai lirim ka qenë burgosja e policëve, gjë që erdhi si pasojë e veprimeve të tij. Ai shton se policët ishin urdhëruar që ta linin vetëm dhe më pas ishin burgosur, teksa nuk harron detajin që ka parë tek ata, faktin që blinin gazetaën me radhë sepse s’donin të harxhonin lekë.

Pjesë nga Intervista

Mediat ne Spanje ju kane cilesuar si mbreti i arratisjeve kur jeni arrestuar ne vitin 2011 ne Barcelone nga policia Spanjolle. Aty jeni akuzuar se keni grabitur nje shume te madhe afro 1 milione e gjysem euro ne nje banke, bashke me persona te tjere. Cfare ka ndodhur ne Barcelone?

Nuk eshte e sakte ajo qe eshte thene ne ate kohe. Mediat spanjolle me kane akuzuar per 101 te zeza por nuk ka asgje te vertete, ndryshe do te isha ne burg ne Spanje jo ne Ekuador ku ndodhem tani. Ne Spanje une nuk kam bere asnje grabitje, aq me teper banke. Une jam arrestuar me 26 qershor 2011, rastesisht dhe mbasi verifikuan kush isha me ekstraduan ne Belgjike pas nje muaji. Operacioni i policise u zhvillua ne lagjen ku une qendroja me qira, dhe une jam kapur rastesisht. Nese do kisha grabitur nje banke aq me teper me nje shume te tille parash, nuk do te me ekstradonte Spanja per pak jave ne Belgjike, ku une kisha nje denim minimal por do te me mbante aty. Ne Spanje une u arrestova per motive ekstradimi ne Belgjike, mbas nje muaji u ekstradova se ne Spanje nuk kisha asnje akuze.

Pavarësisht kesaj qe sapo thate, por nofken “mbreti” i arratisjeve nga burgu nuk ua kane vene kot?!

Jam arratisur tre here nga burgjet, por nuk i kam bere askujt dem. Jam munduar te mos lendoj askend gjate veprimeve te mia te arratisjes. Kam ikur gjithnje me zgjuaresine dhe zotesine time. Çdo i burgosur ne bote kerkon te arratiset, vetem po nuk iu dha mundesia. E vetmja gje qe kam peng qe nga viti 2006, kur u arratisa nga qelite e izolimit ne Durres, jane ata dy policet e Durresit qe i futen ne burg per arratisjen time. Atyre u kerkoj sinqerisht falje, se ishin hallexhinj. Me kujtohet qe blinte njeri nje dite gazeten dhe tjetri diten tjeter qe te mos harxhonin 500 leke te vjetra. I urdheruan te me linin vetem dhe me pas i futen ne burg pasi ika une. Une u arratisa pasi e pashe se donin te me benin koke turku. Kjo eshte verteta. Anton Martinin, prokurorin e ceshtjes ne ate kohe e ke gjalle pyete cfare pretendonte nga une.

Kur jeni arrestuar per here te fundit ne Shqiperi dhe per cfare akuzash?

Per here te fundit jam arrestuar ne Tirane, ne 26 janar 2006 ndersa po pija kafen e mengjesit me nje shokun tim ne Hotel Tirana. Sapo me arrestuan, te gjitha gazetat dhe televizionet me akuzuan per 16 vrasje. Me cilesuan menjehere, arrestohet vrasesi me pagese, per grabitje, etj. Po ate dite, me forca te shumta policie me moren nga Tirana dhe me derguan ne Durres, pasi ngjarja per te cilen akuzohesha kishte ndodhur ne territorin e qarkut te Durresit.

Ju nderkohe akuzoheshit per vrasjen e 3 shtetasve, ekzekutimin ne rrethana cilesuese te dy policeve Arben Keqi e Durim Kasmi si dhe per plagosjen e rende me pasoje vdekjen e pronarit te lokalit Raim Bakiasi?

Ajo eshte nje histori e gjate qe kerkon disa nete dimri per ta treguar. Ne fakt une jam akuzuar jo per dy police por vetem per rastin e Durim Kasmit, dhe atij personit tjeter. Se pari nuk e di se si prokuroria sajoi nje person krejt te pabesueshem. Gjeti nje hallexhi qe nuk dinte as te shkruante dhe as te lexonte. Nje fare Shefqet Seferi, i cili nuk e di ne cfare rrethanash ne ate kohe firmosi cfare i tha prokurori per te me bere mua koke turku per nje ngjarje vertete shume te rende, sepse humben jeten 2 persona. Fillimisht dhe ate e denuan me 20 vite burg por me pas e shpallen te pafajshem. Gjate hetimit ai deklaroi se nje person nga Nikla, qe kishte probleme hasmerie e kishte kontaktuar qe ky te organizonte nje vrasje duke gjetur vrases me pagese. Sipas akuzes se prokurorise ky kishte gjetur dy persona nga Vlora, Sokol Halili dhe une, dhe na kishte paguar per te bere vrasjen. Me keto deklarime te cilat po ky person i rrezoi gjate procesit ne gjykate, u denuam 3 veta perfshire dhe ate vet. Une u denova fillimisht me burgim te perjetshem, me pas me 25 vite burg, Sokol Halili me 20 vite burg dhe Seferi me 20 vite burg. Me vone gjykata e ndau dosjen, dhe personin qe pretendohej se kishte organizuar vrasjen e shpalli te pafajshem per mungese provash, personin tjeter qe akuzohej bashke me mua per vrasjen po ashtu e shpalli te pafajshem. Vetem une qe u gjykova ne mungesa u denova me 25 vite burg ne gjykaten e Krimeve te Renda me 23 maj 2013. Pas nje historie te gjate gjyqesh ne te gjitha shkallet e gjyqesorit, ne mars 2018 gjykata kushtetuese ktheu ne gjykaten e larte per gjykim dosjen time. Aktualisht jam ne pritje te gjykimit ne Gjykaten e larte, ku kam shprese qe ne fund te dale e verteta, pasi tani edhe dy “bashkepunetoret” e tjere ne kete ngjarje kane fituar pafajesi. Mua per te drejta te barabarta me takon pafajesi ne cdo gjykate te planetit se eshte e njejta ceshtje identike.

Gazetari Artan Hoxhpublikoi në Abc News intervistën me Gramoz (Dritan) Rexhepin, një personazh të shumë përfolur ditët e fundit, i cili sipas prokurorisë kishte gisht në pengmarrjen e Jan Prengës pas humbjes së një sasia prej 283 kilogramësh kokainë në Angli. Gramoz (Dritan) Rexhepi shprehet nga burgu në Kuito për gazetarin Artan Hoxha se ai nuk ka asnjë lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës, madje mohon çdo bisedë me Ndrek Prengën në lidhje me pengmarrjen e të vëllait për 283 kilogramët e kokainës, ndryshe nga sa pretendon prokuroria.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha gramoz rexhepi pengu i gramoz rexhepit artan hoxha gramoz rexhepi pengu i gramoz rexhepit

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Shkurt 2020, 13:49

TIRANË- Aviacioni Civil dhe zyrtarët e tjetër të aeroporit në Rinas kanë pritur sot 6 ekspertë të huaj të cilët do kontrollojnë sigurinë pistën e aeroporti...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet