Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Luftar Reçi rrëfen sesi ka mësuar për ekzekutimin e biznesmenit Vajdin Lame në muajin shkurt të vitit 2005. Reçi thotë se menjëherë pasi e ka dëgjuar ka telefonuar Lulzim Berishën, por ky i fundit ndodhej në Turqi, dhe është mjaftuar duke ia kaluar përgjegjësinë Indrit Taullait. Sipas Reçit, mina me C4 që u montua në Durrës tek shtëpia e motrës së Lulzim Berishës iu dha nga Indrit Taullai, Shullazit, dhe ky i fundit ia kaloi për të montuar njeriut të Viktor Ymerit, i njohur nga bandat si i saktë për këto punë.
“Në këtë bisedë Indriti u shpreh se Tori (Viktor Ymeri) nga burgu ka gjetur njeriun e duhur për t’ja vendosur minën personit mu pas qafe. (ai e tha këtë në dialektin dibran) që të qeshja unë. Indriti më tha se Tori ka gjetur njeriun e duhur. Brenda muajit shkurt të vitit 2005 është vrarë më shpërthim shtetasi Vajdin Lame në ashensor. Këtë vrasje e kam marrë vesh në media të nesërmen në mëngjes kur jam zgjuar. Menjëherë kam telefonuar Lulin dhe i thashë sesi u bë kjo punë kështu.
Luli më tha: O lal, jam larg, këto janë punë Indriti (për Indrit Taullain), kur të vi do të flasim. Sepse ishte jashtë . Në biseda tavoline është thënë nga Indriti me mburrje “se pordhën e madhe e bëmë copë copë”, duke e përmendur me emër se ishte vrasja e Vajdin Lames. Në bisedat e bëra është thënë nga Indriti se informacionet dhe mbikqyrjen e Vajdin Lames e bënte …. kohët e fundit që ishte futur nga Viktor Ymeri. Në tavolinë është diskutuar se …. informonte Emiliano Shullazin si në kohën që është vendosur mina në ashensor, ashtu edhe për kohën që duhej shpërthyer mina nga Emiljano.”-thotë Reçi në rrëfimin e tij.
Në këtë rrëfim ai përmend Emiljano Shullazin si organizator të vrasjes së Vajdin Lames, Viktor Imerin si ndihmës dhe bandën e Durrësit si mbështetëse të planit në logjistikë dhe municion.
Dje, SPAK njoftoi pas lajmit të Dosja.al operacionin “Asgjë nuk harrohet“, ku janë zbardhur dy atentatet e bujshme. Ngjarjet janë zbardhur falë Luftar Reçit, i cili ka rrëfyer ekzekutimin e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt. Urdhër-arrestet janë ekzekutuar për Emiljano Shullazin, Indrit Taullajn, Viktor Ymerin dhe vetë Reçin, ndërsa Lul Berisha dhe kunati i tij, Plaurent Dervishaj ia kanë dalë të arratisen jashtë vendit.
(F.g/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Luftar Reçi ia jep “meritën” e ekzekutimit të Vajdin Lames, dajës së Edison Harizajt, Viktor Ymerit. Në dëshminë e tij për dijen...
TIRANË- Luftar Reçi në rrëfimin e tij në SPAK, ka treguar edhe takimin me të fortin e “Rrugës së Kavajës”, Emiljano Shullazi, në shkurt ...
KORÇË– Shqipëria prej disa ditësh është përfshirë nga moti i keq, me shi dhe reshje dëborë. Përveç parkut kombëtar të Llogarasë edhe fshati t...
KUKËS– Disa të rinj në qytetin e Kukësit kanë protestuar para Komisariatit të Policisë për vrasjen e të riut Klodian Rasha i cili u vra nga një efekt...
TIRANË– Luftar Reçi, njeriu që zbardhi atentatet e realizuara nga Banda e Durrësit për ekzekutimin e biznesmenit Vajdin Lame dhe ekzekutimin e...
TIRANË- Luftar Reçi ka rrëfyer me detaje para prokurorit të SPAK, mënyrën sesi ka ndihmuar bandën e Durrësit për të realizuar një minë me telekomand...
TIRANË– Artistja Justina Aliaj është drejt shërimit të plotë. Kjo u tha nga kryeministri Edi Rama i cili ka postuar videon e artistes në Facebook.Aliaj shp...
ELBASAN– Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Mëngël. Ngjarja sapo ka ndodhur, ndërsa Policia e Shtetit ka reaguar duke bër...
TIRANË- Dosja.al sjell dëshminë e të penduarit të Drejtësisë, Luftar Reçi, i cili ka zbardhur dy atentatet e bujshme të vitit 2005 ku u ekzekutua Va...
VLORË– Një grua është aksidentuar mëngjesin e ditës së sotme në Vlorë. Në orët e para të ditës së sotme në afërsi të spitalit të Vlorës një kamion ka aksid...