LIVE UPDATES
Politike

Gjyqi i humbur me Becchettin, Alibeaj: Shqiptarët nuk kanë pse paguajnë 109 milion euro, le t’i sekuestrojnë pasuritë Ram

10 Korrik 2020, 10:06 Nga DOSJA
Gjyqi i humbur me Becchettin, Alibeaj: Shqiptarët nuk kanë pse

TIRANË- Partia Demokratike nëpërmjet ish-deputetit, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar në lidhje me gjyqin e humbur të kryeministrit Edi Rama, me pronarin e “Agon Channel”, Francesco Becchetti. Alibeaj tha, se dëmin prej 109 milion eurosh duhet ta paguajë vetë Rama, ndërsa kërkoi gjithashtu nga Prokuroria, që ta hetojë për shpërdorim detyre dhe t’i sekuestrojë pasurinë.

Ndër të tjera ish-deputeti ka shtuar, se paratë që do të paguajnë shqiptarët për Becchettin, mund të përdoreshin për të ndihmuar bizneset, që janë duke falimentuar për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Regimi i plotë

Edi Rama duhet të paguajë me pasurinë e tij dëmin prej 109 milionë eurosh që i shkaktoi buxhetit për shkak të luftës personale me sipërmarrësin Italian Francesco Bechetti. Prokuroria ta hetojë për shpërdorim detyre.m DEKLARATË E PARTISË DEMOKATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ. Në 7 vjet të qeverisjes së Edi Ramës, shqiptarët kanë provuar në lëkurë se ky kryeministër u ka bërë keq. U ka bërë keq duke rritur taksat, duke mbyllur vende pune, duke i zbuar nga vendi dhe, mbi të gjitha, duke i vjedhur.m Shqiptarët i kanë paguar shumë shtrenjtë interesat politikë të Edi Ramës për të qendruar në pushtet përmes blerjes së zgjedhjeve, kanë paguar shtrenjtë vendimet e tij korruptive për të dhënë me koncesion dhe PPP çdo gjë në Shqipëri, por tani ka ardhur radha të paguajnë edhe për hakmarrjet e tij e personale kundër biznesit. Lufta e shpallur ndaj sipërmarësit italian Frnacesco Bechetti për arsyen e vetme se zotëronte një media kritike ndaj qeverisë, ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt, po u kushton qytetarëve të vendit 109.5 milionë euro. Si për shumë gjëra të tjera, premtimet e Edi Ramës se nuk do të paguajmë asnjë qindarkë për luftën e tij personale ndaj Bechettit, rezultuan një gënjeshtër e madhe.
Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit i dha të drejtë sipërmarrësit dhe i kërkon Shqipërisë të paguajë dëmin. Ky duhet të ishte momenti që Edi Rama të jepte dorëheqjen, pasi urdhrin për të shkatërruar biznesin e Beketit dhe për të sekuestruar televizionin e ri Agon Channel, e dha Edi Rama. Tani, shqiptarëve u duhet të paguajnë për luftën personale rë kryeministrit me një sipërmarrës të huaj, kritik ndaj keqqeverisjes se tij. Janë plot 109 milionë euro. Janë më shumë para sesa të dyja paketat e ndihmës që qeveria u dha qytetarëve gjatë pandemisë. Me kaq shumë para, bizneset nuk do të ishin sot duke luftuar për mbijetesë, mijëra vende pune nuk do të ishin mbyllur. 109 milionë euro që Shqipëria po paguan për luftën personale të Edi Eamës kundër një biznesi faktojnë se buxheti kishte para, por taksat nuk iu kthyen shqiptarëve, kur ata kishin më shumë nevojë për ndihmë, por u përdorën për të financuar luftën politike personale të Edi Ramës. Tani çështja qëndron a duhet të paguajnë shqiptarët për konfliktin personal të Edi Ramës me një biznesmen, për vendimin e tij personal të gabuar për të mbyllur aktivitetin e tij? Në një shtet normal me një qeveri dhe kryeministër normal, që nuk luan bixhoz me paret e shqiptarëve, ato para duhet t’i paguajë ai që ka shkaktuar dëmin. Duhet t’i paguajë Edi Rama. Në platformën tonë antimafia kjo është një nga pikat kryesore. Zyrtari përgjegjës për nje vendim të gabuar që i shkakton dëm buxhetit, duhet të paguajë me pasuritë e tij. Edi Rama ka me çfarë ta paguajë. Le t’i sekuestrojnë pasuritë e deklaruara dhe të padeklaruara. 10 vjet më parë, një dokument i OSBE-së tregoi se pasuria e kryebashkiakut të kohës, Edi Rama, llogaritej në rreth 200 milionë euro.  Është detyrë e drejtësisë të hetojë dhe të marrë nën përgjegjësi penale kryeministrin e vendit për shpërdorim detyre. Shqiptarët nuk kanë pse paguajnë nga taksat e tyre 109 milionë euro për luftën personale të Edi Ramës me median e lirë dhe biznesin.

Gjykata e Arbitrazhit vendosi në favor të biznesmenit Francesco Beccheti në gjyqin ndaj Shqipërisë. Ky i fundit hodhi në gjyq qeverinë shqiptare, pas falimentimin të televizionit “Agon Channel”.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama enkelejd alibeaj francesco bechetti edi rama enkelejd alibeaj francesco bechetti

Sondazh

Poll
Politike 9 Korrik 2020, 20:31

TIRANË– “Po doja të bëhesha gazetare dhe isha reporterë”, tregon ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim në “Real Story” në News24. Një intervistë për të folu...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet