LIVE UPDATES
Bota

Gjykata Speciale: Kosova nuk mund të garantojë për mbrojtjen në liri të Thaçit dhe të tjerëve

7 Maj 2021, 18:54 Nga DOSJA
Gjykata Speciale: Kosova nuk mund të garantojë për mbrojtjen

KOSOVË– Sipas Speciales, asnjë shtet nuk mund të garantojë lirimin me kusht, nëse nuk ka kërkesë nga të paraburgosurit. Janë bërë 6 muaj, që kur ata qëndojnë në qendrën e paraburgimit në Hagë. Dhe lirimi me kusht i ish-krerëve të UCK-së, duket larg.

Shtetet si Kroacia, Austria, Sllovenia, madje edhe Izraeli u përmendën si vende që mund të ofrojnë garanci për lirimin e tyre me kusht.

Por nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë mohuar për T7 se vetë shtetet mund të ofrojnë garanci, përveç nëse u kërkohet nga të paraburgosurit. Megjithatë, jo domosdoshmërisht nëse një shtet jep garanci për mbrojtje në liri, të akuzuarit do të lirohen.

Me t’u konfirmuar se një shtet i tretë mund të ofrojë garanci për Thaçin e të tjerët që ndodhen në Hagë, gishti u drejtua nga institucionet e Kosovës për të nisur procedurat.

Megjithatë, Kosova nuk mund të shërbejë si garantues për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së. Këtë e konfirmon Zyra e Prokurorit të Specializuar, duke shtuar se ka dallime mes shtetit kosovar e shteteve të treta. Kjo zyrë gjithashtu tregon se, nuk ka një përkufizim se cilat shtetet mund të jenë të treta. Se nuk ka një sqarim për shtetet e treta, mund të shihet edhe në Rregulloren e Procedurës dhe Provave.

Hashim Thaçi e të tjerët, po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, që nga nëntori i vitit të kaluar. Ata po hetohen për krimet e pretenduara, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Dhoma e Gjykatës së Apelit la në fuqi vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, me të cilin vendim të akuzuarve u vazhdohet paraburgimi. Sipas Ligjit dhe Rregullave, një i paraburgosur mund të aplikojë përsëri për lirim të përkohshëm.

Për më tepër, ndalimi do të rishikohet çdo dy muaj. Një Trup Gjykues mund të konsiderojë lirimin e përkohshëm të një të akuzuari, nën kushte ose garanci të caktuara.

Garancitë e tilla mund të sigurohen nga një Shtet i Tretë me kërkesë të një të paraburgosuri dhe pas një marrëveshjeje për ndonjë kusht të tillë të vendosur nga Trupi Gjykues, duke përfshirë nëse Shteti i Tretë pranon që i akuzuari të jetë në territorin e tij dhe nëse ai shtet është i aftë ose i gatshëm për t’u ngarkuar me kushtet e përcaktuara nga Trupi Gjykues. Prandaj shtetet nuk “ofrojnë” asnjë garanci të tillë vetë, përveç nëse u kërkohet.

Siç u vu në dukje nga trupi gjykues i Apelit, i cili mbështeti vendimin e gjyqtarqve të procedurës paraprake mbi vazhdimin e ndalimit, një “garanci” nuk do të thotë automatikisht që një i akuzuar të lirohet.

Është vetëm një faktor, që mund të merret parasysh gjatë marrjes së vendimit për lirimin e përkohshëm.

Rregullat e Procedurës dhe Provave bëjnë dallimin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Treta. Një përkufizim i Shteteve të Treta nuk parashikohet në Rregullore.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet