Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese rikthen për shqyrtim çështjen e zgjedhjeve të 30 qershorit. është vendosur që seanca plenare të zhvillohet më datën 2 nëntor ora 10:00. Shoqata e bashkive kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve të “30 qershorit” të cilat konsiderohen anti-kushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve.
NJOFTIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE:
Në Gjykatën Kushtetuese është në shqyrtim çështja nr. 7 (S) 2019 e Regjistrit Themeltar me kërkuese Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, subjekte të interesuara, Presidentin e Republikës, Kuvendin e Shqipërisë, Këshillin e Ministrave, Avokatin e Popullit, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partinë Bindja Demokratike dhe me objekt:
“1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve.
2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.”.
Si është njoftuar më parë, në seancën plenare publike të datës 23.06.2021, Gjykata, në bazë të nenit 44/b të ligjit nr. 8577/2000, ka vendosur të pezullojë gjykimin e kësaj çështjeje dhe të kërkojë amicus curia nga Komisioni i Venecies.
Në datën 18.10.2021, ora 15:54, në rrugë elektronike, Komisioni i Venecies i ka dërguar Gjykatës Opinionin amicus curiae “Mbi kompetencën e Gjykatës Kushtetuese për vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të zhvilluara në datën 30 qershor 2019” (në gjuhën angleze dhe franceze), i miratuar në Sesionin e 128-të të tij, datë 15-16 tetor 2021 (Dokumenti CDL-AD(2021)026).
Për sa më sipër, Gjykata e mbledhur menjëherë vlerësoi se duhet të rihapet seanca plenare publike, pasi me ardhjen e Opinionit amicus curiae ka rënë shkaku i masës së pezullimit të shqyrtimit të çështjes.
Gjykata Kushtetuese, vendosi:
– Konstatimin e rënies së shkakut të masës së pezullimit të çështjes nr. 7 (S) 2019 të Regjistrit Themeltar.
– Rihapjen e seancës plenare dhe caktimin e saj në datën 02.11.2021, ora 10:00.
– Njoftimin e pjesëmarrësve në gjykimin kushtetues për datën e zhvillimit të seancës plenare.
– Dërgimin menjëherë të një kopjeje të opinionit zyrtar amicus curia pjesëmarrësve në gjykimin kushtetues.
(a.b)/dosja.al
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri iu është përgjigjur akuzave të bëra nga Partia Demokratike në lidhje me një k...
BRUKSEL-Komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi i pyetur nga disa eurodeputetë gjatë prezantimit të raport-progresit vjetor në lidhje me Open Ballkan...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi deklaroi ditën e sotme se Shqipëria nuk ka laboratore dhe as deputetë fizike, ndaj nuk ka s...
Deputetët Spaho, Bylykbashi, Shehu, Vokshi etj., përveç rezervave të procedurave që ndjek lidershipi, thanë se po distancohen qëllimisht dhe nuk po angaz...
TIRANË– Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Ligjeve. Debatet nisën nga anëtarët e Partisë Demokratike për projektligjin “Agjencisë për dialog dh...
TIRANË– Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti dhe anëtare e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit ka komentuar kërkesën e Opozitës për të f...
TIRANË– Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka deklaruar se ai nuk i është shmangur gjykimit për tragjedinë e Gërdecit.I ftuar në studion e “Të Pae...
TIRANË– U duk sikur mbledhja e Grupit Parlamentar e ditës së djeshme do të ishte një mbledhje rutinë për të vendosur mbi prioritetet politike të javë...
TIRANË– Gjatë komisionit të Ligjeve, është diskutuar platforma e re, “Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje” e cila nxiti debate mes anëtarëve. Pro...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka komentuar deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili gjatë mbledhhes së grupit parlamenta...