E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Tiranë u publikua në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës (16.02). Gjykata Kushtetuese ” vendosi shfuqizimin e vendimit të Parlamentit: “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës.” Sipas saj kreu i shtetit nuk ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës.
Në qershor të vitit të kaluar Parlamenti votoi pro shkarkimit të Presidentit për “deklarata publike që nxisin dhunën dhe shkelin Kushtetutën”. Ky vendim u rrëzua mbrëmë nga GJK, e cila në tri seanca plenare, të zhvilluara në fillim të këtij muaji, dëgjoi të dyja palët: parlamentin dhe presidencën dhe gjykoi që Presidenti Meta të qëndrojë në detyrë.
Të dyja palët në rregull me Kushtetutën!
Procesi gjyqësor në GJK ka rezultuar win-win në raport me Kushtetutën. Si procedurat që ka ndjekur Parlamenti për shkarkimin e kreut të shtetit janë në përputhje me Kushtetutën – nga ana tjetër edhe kreu i shtetit, Presidenti Meta nuk ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës.
Një nga pikat më të forta të mbrojtjes së përfaqësuesve ligjorë të kreut të shtetit në GjK ishte pretendimi për shkeljet e rënda proceduriale nga Parlamenti që nga shqyrtimi i nismës ligjore së maxhorancës socialiste për shkarkimin e Metës, ngritjes së komisionit hetimor dhe marrjes së vendimit për shkarkim. GJK i hodhi poshtë këto pretendime. Në njoftimin e saj ajo thekson që “duke patur në konsideratë pavarësinë organizative të Parlamentit, konstaton që në tërësi nuk ka shkelje kushtetuese.”
Vetë Presideti Meta, që nuk u paraqit në asnjë nga seancat plenare të GJK ku do të vendosej fati i tij politik, e ka quajtur ”anti kushtetues dhe qesharak” vendimin e Parlamentit për shkarkimin e tij, kur u shpall në qershor të vitit të kaluar.
Argumentimi i Gjykatës Kushtetuese
GJK hodhi poshtë edhe pretendimet e maxhorancës socialiste “për shkelje të rënda të Kushtetutës” nga Presidenti Meta. “Faktet e paraqitura për mesazhe përçarëse, marrje të anës së opozitës gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit të kaluar, për shkelje të rendit dhe sigurisë publike, të betimit si kryetar shteti për të përfaqësuar unitetin e popullit, për cënim të marrëdhënieve me partnerët strategjikë të Shqipërisë, për shkelje të pavarësisisë së organeve publike, të rendit dhe sigurisë publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës”, theksohet në njoftimin e GJK. Marrë nga DW
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga salla e Kuvendit se nuk foli për Kosovën në seancë plenare pasi e majta refuzoi që të votojë rezolutën ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se firma e kryeministrit Edi Rama është në dy dokumente për inceneratorët. Ber...
TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha nuk besoi fjalën e kryeparlamentares Lindita Nikollës për kohën në foltore. Nikolla i bëri të ditur se koha kishte mba...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka prefeuar të përmendë emra kur u pyet për ministrin e radhës që pritet të vihet në pranga. ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha premtoi banores së ‘5 Majit’ për një zgjidhje për banesat e tyre. Jashtë seancës së Kuvendit, Beris...
TIRANË– Partia Demokratike ka akuzuar ministrin Arben Ahmetaj se është i përfshirë në aferën e inceneratorëve. Me anë të një deklarate selia e PD ka ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha nxorri sot një dokument para gazetarëve që sipas tij vërtetonte përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në afera. ...
TIRANË– Dy ministret e reja të qeverisë Rama, Bora Muzhaqi dhe Edona Bilali nuk e kishin mendjen në momentin kur kryedemokrati Lulzim Basha po mbante...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të marrë vendim të dënojë Kuvendin e Shqipërisë për falsifikimet që ka bërë t...
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku i është përgjigjur ministres Elisa Spiropali dhe kreut të grupir parlamentar të Partisë Sociali...