LIVE UPDATES
Politike

Vizita në Gjermani! Gjiknuri në Bundestag, takohet me Rainer Vogt dhe Leonard Pledt

17 Shkurt 2022, 09:09 Nga DOSJA
Vizita në Gjermani! Gjiknuri në Bundestag, takohet me Rainer Vogt dhe

GJERMANI- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, shoqëruar nga Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Romina Kuko dhe nënkryetari i Grupit Parlamentar Toni Gogu zhvilluan një vizitë zyrtare dy ditore në Berlin. Në Ministrinë e Jashtme Federale ata takuan ambasadoren Susanne Schutz, Drejtoreshë për Evropën Juglindore, Turqinë, OSBE dhe Këshillin e Evropës. Një tjetër takim u zhvillua me Adis Ahmetovic, raportues për Ballkanin Perëndimor në Bundestag.

“Pata rastin ti njoh me zhvillimet më të fundit në Shqipëri. Reformat që kanë marrë hov, sidomos reforma në drejtësi, ndryshimin e Kushtetutës për zgjatjen e vettingut. Njëkohësisht edhe për reformat e pritshme sikurse është ajo zgjedhore, ku shpreha edhe një herë gadishmërinë e mazhorancës për gjetjen e zgjidhjeve të duhura, kompromiseve të nevojshme, me fokus përmirësimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e agjendës së integrimit”, u shpreh Gjiknuri.

Në ditën e dytë të qëndrimit, delegacioni i kryesuar nga z.Gjiknuri u prit në Bundestag nga tre drejtues të rëndësishëm të Grupit Parlamentar Socialdemokrat: përfaqësuesi për politikën e jashtme Nils Schmid; përfaqësuesi për Çështjet e Evropës Christian Petry dhe anëtari i Komitetit për Evropën Josip Juratovic.

“Pata rastin të diskutoj, sidomos në Komisionin e Bundestagut që mbulon çështjet e Europës Juglindore, dhe të elaboroj më thellë procesin e ‘Ballkanit të Hapur’; interesin që treguan përfaqësues të Bundestagut në lidhje me këtë proces; si edhe mora garancinë se shumë shpejt do të ketë një fazë të re të procesit të Berlinit. Mbase mund të ketë një emër tjetër, por e rëndësishme është se Gjermania do të ketë rol kyç në udhëheqjen e këtij procesi për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Mendoj se është momenti i duhur me qeverinë e re gjermane, e cila e ka vënë në marrëveshjen e koalicionit, integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Procesi i zgjerimit është komplet natyral”, nënvizoi Gjiknuri.

Delegacioni u prit dhe në zyrat qendrore të Partisë Socialdemokrate nga Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Rainer Vogt dhe Këshilltari për politikat mbi Evropën Leonard Pledt. PS dhe SPD gjermane u angazhuan për të konsoliduar bashkëpunimin mes dy partive simotra dhe ndërveprimin për të promovuar vlerat e përbashkëta evropiane.

“Një pikë tjetër e rëndësishme është përgatitja e vizitës së Kryeministrit Rama në Berlin dhe takimi i tij me kancelarin Scholz dhe me udhëheqësit e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë. Kjo vizitë do të rigjallërojë edhe një herë marrëdhëniet shumë të mira mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Duhet pasur parasysh roli pozitiv që ka luajtur Shqipëria, por njëkohësisht edhe përfshirjen shumë të fortë të Gjermanisë në procesin e udhëheqjes së gjithë Rajonit”, u shpreh Gjiknuri.

Gjiknuri bashkëbisedoi edhe me Helene Kortlander, Drejtuese e Departamentit për Evropën Lindore në fondacionin Friedrich Ebert Stiftung. Palët u angazhuan për një plan veprimi të përbashkët mes FES dhe fondacionit “Qemal Stafa” ashtu sikurse për një rol të shtuar në marrëdhënien midis partive simotra socialdemokrate në rajonin e Ballkanit e më gjërë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike damian gjiknuri rama ne shba shba damian gjiknuri rama ne shba shba

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës