LIVE UPDATES
Bota

Gjermania mes dëshirës për fillim të ri dhe për vazhdimësi

25 Shtator 2021, 13:06 Nga DOSJA
Gjermania mes dëshirës për fillim të ri dhe për

Të dielën gjermanët do të zgjedhin parlamentin federal, Bundestagun. Numri i konstelacioneve partiake që mund të formojnë qeverinë është më i madh se kurrë më parë. Partitë tradicionale janë dobësuar, shkruan Auron Dodi.

Në Gjermani thonë me humor se tradicionalisht në zgjedhjet parlamentare konkurojnë të gjitha partitë. Dhe në fund, ajo që e merr postin e kancelarit është CDU-ja. E thonë sepse pikërisht kjo ka ndodhur në 52 vjet, nga 70 vitet e fundit.

Mbetet të shihet nëse do të konfirmohet edhe në këto zgjedhje ky skenar.

Një sondazh i fundit, i publikuar dy ditë para zgjedhjeve (24.09.) i institutit demoskopik Allensbach i sheh socialdemokratët dhe konservatorët thuajse me mbështetje të barabartë, me 1 përqind diferencë (26/25%). Socialdemokratët kanë kryesuar katër muajt e fundit në shumicën e sondazheve përballë konservatorëve, së fundi me një diferencë shumë të vogël, 2-3 përqind. SPD ka marrë te 25 përqind, CDU/CSU kanë marrë te 22-23 përqind. Por një diferencë kaq e vogël është brenda marzhit të gabimeve që mund të bëjnë sondazhet. Kështu që përfundimet e sondazheve këtë herë nuk na tregojnë shumë.

Konstelacionet me shanse për të formuar qeverinë

Megjithë përparësinë e kandidatit socialdemokrat, Olaf Scholz, askush nuk e përjashton që konservatorët e CDU/CSU-së me kandidatin Laschet ta mbajnë edhe më tej Kancelarinë Federale. Për momentin është bërë krejt e paqartë edhe se prej cilave parti do të përbëhet në fund qeveria e re.

Shanse për të hyrë në qeverinë e ardhshme gjermane kanë që nga postkomunistët e partisë e E Majta, te Të Gjelbrit, te liberalët e FDP-së. Vetëm ultra të djathtët e AfD-së i përjashtojnë të gjithë si partnerë në qeveri. Me sondazhet e fundit, shifrat për formimin e qeverisë mjaftojnë edhe për dy parti, socialdemokratët (SPD) dhe konservatorët (CDU/CSU). Në fakt, dy partnerët e qeverisë së tanishme e nisën fushatën elektorale me dëshirën për të mos e vazhduar bashkëpunimin. Edhe në popull ndihet dëshira për të provuar konstelacione të reja politike.

Por të mundura janë edhe disa konstelacione treshe në qeverinë e ardhshme: SPD-Të Gjelbrit-liberalët e FDP; CDU/CSU-Të Gjelbrit-liberalët e FDP-së; si dhe koalicioni, i parë me frikë nga disa, i partive të majta: socialdemokratët -Të Gjelbrit dhe partia E Majta. Pra në 26 shtator gjithçka është e hapur.

Shkaqet e paqartësisë për raportet politike pas zgjedhjeve

Në Gjermani edhe këtë herë përjetojmë një mentalitet disi paradoksal: gjermanët edhe duan ndryshim – pas 16 vjetësh qeveri Merkel ata ndiejnë nevojën për koncepte të reja modernizuese; por njëkohësisht duan që gjithçka të mbetet si ka qenë, pasi gati 70 përqind e gjermanëve janë të kënaqur me situatën e tyre ekonomike. Një numër i madh votuesish, së fundi 35 përqind e tyre, janë ende të pavendosur se kujt do t’ia japin votën të dielën.

Pavendosmëria ushqehet nga disa faktorë. Së pari, zgjedhësve nuk u duket bindës deri në fund asnjëri nga kandidatët për kancelar: as kandidati i CDU/CSU Armin Laschet, as kandidatja e Gjelbër, Annalena Baerbock. Por ideal nuk u duket as kandidati socialdemokrat Olaf Scholz ose më saktë nuk preferojnë partinë e tij. Vetëm se Scholzi, prej mbi 30 vjetësh në politikë dhe pjesëtar i disa qeverive, është kandidati që sugjeron më shumë vazhdimësi, pas Merkelit. Vazhdimësia u pëlqen shumë votuesve.

Së dyti, në këto zgjedhje nuk pati një temë të madhe polarizuese, siç qenë p.sh. migrantët në zgjedhjet e 2017-ës. Ishte tema e migrantëve që i katapultoi para katër vjetësh ultra të djathtët e AfD-së në partinë më të madhe të opozitës në Bundestag.

Së treti, përjetojmë një copëzim të mbështetjes për partitë politike në Gjermani. Janë tronditur lidhjet strukturore të zgjedhësve me partitë, sidomos me partitë konservatore. Kjo edhe sepse ka ndryshuar shoqëria gjermane, kemi ndryshim brezash te votuesit. Sipas sociologëve, nuk janë gjithnjë të njëjtët zgjedhës që ndryshojnë mendimin, por pjesë të mëdha të zgjedhësve të mëparshëm moshohen dhe vdesin. Atyre ua zënë vendin grupe të reja zgjedhësish, që sjellin me vete një socializim të ri. Ata nuk identifikohen më me partitë tradicionale. Kjo nga njëra anë ndryshon drejtimin bazë të zgjedhësve e nga ana tjetër kërkon edhe zhdërvjelltësi të madhe në programet partiake.

Epoka e partive të mëdha, që frymëzonin dhe mblidhnin shumë njerëz rreth vetes, ka marrë fund edhe në Gjermani. Te 20 përqind pak a shumë si tendencë në këto zgjedhje janë tri parti: SPD, CDU dhe Të Gjelbrit. Të gjitha këto e bëjnë ditën e votimit shumë interesante.

Mosha mesatare e votuesve është rritur

Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë 60,4 milionë shtetas gjermanë. Të tërheq vëmendjen rritja e moshës mesatare të votuesve: është hera e parë që mbi 38 përqind e votuesve janë mbi 60 vjeç. Madje, 21,3 përqind e votuesve janë mbi 70 vjeç. Skaji tjetër, votuesit më të rinj, që votojnë për herë të parë në këto zgjedhje pasi kanë mbushur 18 vjeç, përbëjnë 4,6% të numrit të përgjithshëm të votuesve apo 2,8 milionë vetë.

Të huajt me të drejtë qëndrimi në Gjermani, por pa pasaportë gjermane, në zgjedhjet parlamentare, në dallim nga zgjedhjet rajonale, nuk kanë të drejtë të votojnë.

Përsa u përket partive: kandidojnë gjithsej 47 parti. Pjesa më e madhe e tyre kanë lista me kandidatë të paktën në njërin nga landet federale të Gjermanisë. Për t’u votuar të dielën votohet jo me votim elektronik, por vetëm me fletë votimi.

Gjermania voton më tej me sistem proporcional, të personalizuar. Kjo do të thotë se çdo votues në Gjermani ka dy vota, të ashtuquajturat vota e parë dhe vota e dytë. Me votën e parë, votuesi zgjedh një kandidat të caktuar, në njërën prej 299 zonave zgjedhore. Kjo garanton që në parlament të përfaqësohet çdo zonë elektorale, çdo rajon. Me votën e dytë, votuesi voton për listën kombëtare të një partie. Është vota e dytë që vendos për fuqinë me të cilën përfaqësohet një parti në Bundestag. Për këtë arsye ajo është më e rëndësishme se vota e parë.

Padurim për rezultatet e para të votimit

Kutitë e votimit në të gjithë Gjermaninë të dielën mbyllen në orën 18.00. Thuajse menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit paraqiten parashikimet, në bazë të exit-poll-eve, pyetjes anonime të votuesve. Parashikimet në Gjermani në përgjithësi e tregojnë qartë tendencën si është votuar. Pas tyre, shpallen rezultatet e para paraprake, pas përfundimit të numërimit të parë të votave reale të dhëna.

Në zgjedhjet e vitit 2017, rezultatet e para paraprake u shpallën vetëm 15 minuta pas mbylljes së kutive të votimit. Pra rezultate të para paraprake mund të kemi që në orën 18.15.  Votat e dhëna me postë numërohen vetëm ditën e votimit.

Kurse rezultate më të gjera përfundimtare, priten natën e së dielës. Në zgjedhjet e kaluara rezultatet më të gjera jo përfundimtare dolën në orën 5 të mëngjesit. Ndërsa rezultati përfundimtar i zgjedhjeve nuk pritet para së hënës.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota zgjedhjet parlamentare zgjedhjet parlamentare

Sondazh

Poll
Bota 25 Shtator 2021, 12:47

Sulm me bombë në Afganistan, vritet 1 person

AFGANISTAN- Të paktën një person është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në provincën Nangarhar të Afganistanit, që goditi një konvoj t...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale