LIVE UPDATES
Bota

Gjermania e pakënaqur me saktësinë e testimeve për koronavirusin

29 Prill 2020, 07:19 Nga DOSJA
Gjermania e pakënaqur me saktësinë e testimeve për

Një ndër kushtet që shkencëtarët kërkojnë për të përcaktuar rihapjen e vendit, është edhe niveli i ulët i përhapjes së koronavirusit. Në Gjermani, shkalla e përhapjes së koronavirusit është 1.0. Pra, një person infekton mesatarisht një tjetër. Të dhënat i bëri të ditura për publikun kreu i Institutit gjerman për Sëmundjet Infektive.

Në Gjermani duket se koronavirusi ka nivel të stabilizuar përhapjeje, ndërkohë që mbetet i lartë niveli i vdekjeve të raportuara.

Shkalla e riprodhimit është aktualisht në afro 1.0, por siç kemi vërejtur në të kaluarën, ka dallime të mëdha rajonale. Por, mesatarisht do të thotë që aktualisht, një person i infektuar në Gjermani infekton një person tjetër me SARS-CoV-2. Numri i vdekjeve të raportuara mbetet i lartë. Tani për tani, gjithmonë ka midis 100 dhe 300 raste fatale të raportuara në ditë“, tha Lothar Wieler, kreu i Institutit gjerman “Robert Koch” për Sëmundjet Infektive.

Akademikët sugjerojnë që jeta publike gradualisht mund të kthehet në normale nëse plotësohen disa kushte, duke përfshirë një shkallë infeksioni që stabilizohet në një nivel të ulët. Për momentin, sistemi shëndetësor gjerman duket se ka përgatitjen e duhur, për të paktën deri në muajin tetor.

Një gjë e mirë është se kapaciteti spitalor mbetet i madh që do të thotë se nuk kemi fare mungesa. Kemi shtretër të mjaftueshëm të kujdesit intensiv dhe ventilatorë dhe bazuar në situatën aktuale – dhe nënvizoj aktuale – ne nuk parashikojmë ndonjë mungesë“, tha zoti Wieler.

Megjithatë, zoti Wieler nënvizoi se gjithçka mund të ndryshojë dhe situata mund të dalë nga kontrolli nëse rritet sadopak niveli i përhapjes.

Tani për tani niveli i riprodhimit është afërsisht një, kështu që një person infekton një person tjetër. Nëse supozojmë se çdo person infekton 1.1 persona të tjerë, ne do të arrijmë në pikën e mbingarkesës për shtretërit e njësive të kujdesit intensiv deri në tetor. Nëse kjo normë është 1.2, ose me fjalë të tjera, 20% më shumë, kështu që nga pesë persona, njëri infekton dy të tjerë dhe katër persona një person tjetër, atëherë ne do të arrijmë në pikën e mbingarkesës së sistemit shëndetësor në korrik tashmë. Me 1.3, që nuk tingëllon shumë pasi kemi ardhur nga 3 në 5 infeksione, ne kemi një pikë krize në muajin qershor. Pra, mund ta shihni se sa pak hapësira kemi“, tha zoti Wieler.

Gjermania nuk është e kënaqur me shumë prej testeve të dala në treg për koronavirusin.

Shumë prej testeve aktualisht në treg nuk janë shumë të sakta dhe kjo është gjë e keqe. Kur për shembull keni një test ku 10 persona kanë antitrupa kundër virusit dhe testi vetëm njeh 7 prej tyre si pozitivë. Kjo ju lë me një saktësi 70%, e cila natyrisht është e keqe. Mund ta imagjinoni që nëse tre nga 10 janë gabim, atëherë mbetet vetëm të hamendësojmë“, tha zoti Wieler.

Disa javë më parë, Kancelarja Angela Merkel tha se duhej kujdes për të luftuar koronavirusin e ri pasi situata në vend ishte akoma e brishtë, duke shpjeguar rëndësinë e një shkalle të ulët riprodhimi. Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 1.144 raste të reja, pra me një total prej 156.337, treguan të martën të dhënat nga Instituti Robert Koch. Numri i vdekjeve u rrit me 163 në 5,913 viktima gjithsej, sipas raportit.

Marrë nga Zëri i Amerikës

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermani koronavirusi ne gjermani gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll
Bota 29 Prill 2020, 05:19

Mbajtja e maskës me detyrim në Gjermani

Gjermani- Në qarkullimin urban, në supermarkete, dyqane, qytetarët gjermanë duhet të mbajnë nga e hëna maska mbrojtëse, prej pambuku të qepura vetë ose edhe sha...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës