Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Gjermania drej fitores me Covid-19, mijëra nxënës rikthen në shkollë
3 Gusht 2020, 14:34Nga DOSJA
GJERMANI– Pavarësisht shqetësimeve për shpërthime të reja të koronavirusit në Evropë, dhjetëra mijëra nxënës gjermanë janë kthyer në shkollë më 3 gusht, pas përfundimit të pushimeve verore në landin verior, Mecklenburg-Vorpommern.
Ky njëherësh është landi i parë gjerman, nga 16 sa janë në total që ka marrë vendim për hapje të shkollave prej përhapjes së koronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, në mesin e muajit mars.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka bërë të ditura lajmet për testim të detyrueshëm për udhëtarët që kthehen në Gjermani nga vendet me rrezik të lartë.
“Ne kemi draftet e para. Ne duam që ta koordinojmë këtë gjë me landet, sepse atyre u duhet ta zbatojnë vendimin në aeroporte dhe stacione të trenit”.
Më 1 gusht, në Berlin janë mbajtur protesta të mëdha kundër kufizimeve të vendosura me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Zyrtarët policorë kanë thënë se mbi 17,000 persona kanë qenë pjesë e marshit, ndërkohë që një tjetër organizim pasues ka mbledhur rreth 20,000 persona. Për shkak që shumë protestues nuk kanë mbajtur distancën e kërkuar apo nuk kanë vendosur maskën, policia ka thënë se është detyruar të ndërhyjë. Gjermania ka menaxhuar pandeminë me koronavirus relativisht mirë, ndonëse në javët e fundit është përballur me rritje të numrit të të infektuarve.
Sipas zyrtarëve, shifrat e reja lidhen me pushimet verore jashtë shtetit, punëtorët migrantë dhe banorët që nuk kanë respektuar protokollet shëndetësore.
SINGAPOR- Vende nga e gjithë bota kanë marrë masa të rrepta për parandalimin e Covid-19 por Singapori duket se e ka marrë më seriozisht se gjithë të tjerët duke...
INDI- Ministri i Punëve të Brendshme të Indisë, Amit Shah, ka rezultuar pozitiv me Covid. Lajmin e ka bërë me dije vetë Shah përmes një postimi në “Twitter” ku ...
MEKSIKË– Një gazetar meksikan është vrarë nga njerëz të armatosur që sulmuan restorantin në të cilin ai ishte duke darkuar në qytetin e Iguala.Bëhet fjalë ...
RUMANI– Laura Codruta Kövesi është një nga prokuroret më të njohura në Europë, e cila e ka fituar emrin e saj si kryetarja e agjencisë së respektuar të anti-kor...
MEKSIKË-Ushtria Meksikane ka arrestuar të dielën liderin e dyshuar të kartelit të drogës Santa Rosa de Lima, José Antonio Yépez Ortiz, i njohur ndryshe edh...
KOSOVË– Bilanc i zi në Kosovë/ 7 viktima dhe 250 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Ky lajm është bërë me dije nga Instituti Kombëtar i Shënde...
ITALI– Dy vjet më parë në qytetin e Gjenonës në Itali u shemb një urë, ku për pasojë mbetën të vdekur 43 persona.Ndërkohë këtë të hënë autoritetet italiane kanë...
SHBA– Në një kohë që koronavirusi vazhdon të përhapet në Shtetet e Bashkuara, kompanitë kanë rënë dakord që punonjësit e tyre të vazhdojnë punën deri në 2021, n...
SHBA- Për shkak të rritjes së rasteve të reja me COVID-19, kryetari i bashkisë së Los Anxhelosit Eric Garcetti njoftoi se mund të rivendosë masat e rrepta për q...