LIVE UPDATES
Sport

Gjermani Brdariç rrëfen “aventurën” në krye të Vllaznisë dhe jetën e tij shqiptare…

5 Janar 2021, 18:27 Nga DOSJA
Gjermani Brdariç rrëfen “aventurën” në krye

SHKODER – Trajneri i Vllaznisë Tomas Brdariç, i ftuar në emisionin “Sport News Plus” te “News 24”, ka folur gjatë për Vllazninë, Shkodrën, vendin tonë, duke mos anashkaluar ndeshjen e radhës me Teutën, si dhe problematikën e futbollit shqiptar.

Në optikën e tij, rezultatet dhe ecuria fantastike e Vllaznisë, e cila e mbylli vitin 2020 si “Kampione e dimrit”, nuk duhet të habisë askënd, sepse sipas tij, gjithçka i dedikohet punës dhe dëshirës së lojtarëve për t’u rritur çdo ditë e më tepër. Gjermani Brdariç ka folur edhe për jetën e tij “shqiptare”, mjedisin shkodran etj…

Si ndiheni në Shkodër?
Mendoj se përgjithësisht ndihem mirë. Kemi rezultate të mira. Të gjithë ndihen krenarë për këtë ekip dhe këtë e ndjej edhe kur shëtis nëpër qytet. Të gjithë na pershendesisn dhe na thone urime për këtë. Dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë fort për të mbajtur këtë pozitë. Eshte pak interesante sepse askush nuk e priste të ishim në këtë pozicion, por unë mund t’u them atyre që të mos habiten sepse ekipi punon shumë. Ne thjesht duam të bëjmë një kompeticion sa më të mirë, sepse është qëllimi ynë që të jemi më mirë se vitin e kaluar. Por askush nuk e kishte menduar se do të ishin në këtë pozicion dhe mund te jemi krenarë për këtë.

A do ta vazhdoni këtë performacë?
Ne nuk duhet të mendojmë kaq shumë se cfarë ndodh në të ardhmen. Ne duhet ta kemi mendjen nga një ndeshje te tjetra dhe me hapa të shkurtër sepse askush nuk e parashikon dot se çfarë ndodh pas dy apo tre muajsh. Me rëndësi është të fitojmë ndeshjen tjetër me Teuten dhe do të bëjmë gjithçka për ta arritur këtë.

A e njihnit Shqipërinë më parë?
Jo në të vërtetë. Kam qënë më parë në Tetovë në Maqedoni, por mendoj se Shqipëria është më e bukur.

A e dinit se në Shkodër ka shumë tifozë me Gjermaninë?
Po e di dhe me vjen mire se të gjithë flasin për Gjermanine dhe ekipin e saj dhe mendoj se është një ëndërr e mirë edhe për Shqipërinë.

Çfarë është futbolli për ju, profesion apo pasion?
Të dyja, pa profesionalizëm dhe pasion nuk mund të luash në një njevel të mirë. Por për mua është vendimtare nëse keni besim, atëherë jeni në formë të mirë.

Do qëndroni gjatë në Shkodër?
Kur erdha fillimisht këtu nuk e kisha menduar se do qëndroja kaq gjatë, por duhet ta zhvillojmë këtë klub në shumë drejtime. Unë kam vullnetin për ta bërë këtë dhe sigurisht që do qëndroj më gjatë.

A mund të na flisni për problemet më të mëdha këtu?

Mendoj se problemi më i madh është infrastruktura për të zhvilluar trajnimin. Kam pasur shumë kërkesa dhe mendoj se Alban Xhaferi po punon për këtë, në mënyrë që të sigurojë më shumë fonde në të ardhmen që të investojmë në këto aspekte. Paraja është problemi tjetër, të gjithë mendoj se e dinë se pagesat në Shqipëri merren pak vonë. Problemi i tretë? Akademitë, mendoj se nuk i kanë këto zhvillime që janë të nevojshme për të qënë profesionist. Kjo do të thotë që të punosh në insfraktuurë.

Çfarë mendoni për futbollin në Shqipëri?
Përgjithësisht mendoj se është interesant. Mendoj se promovimi ekziston. Çdo ndeshje transmetohet live dhe të gjithe mund ta shfaqin veten në televizion duke luajtur në mënyrë profesionale.

Çfarë ndryshon nga Gjermania?
Në Gjermani kemi insfrastrukturë shumë të mirë dhe jemi të organizuar mirë. Mendoj se ky është një problem këtu: mungesa e organizimit.

Si paraqitet gjëndja e ekipit?
Ne jemi duke u përgatitur për ndeshjen kundër Teutës. Kjo është në fokusin tonë dhe sigurisht që do të përpiqemi të përmirësohemi në çdo moment.

Sa e rëndësishme është ndeshja me Teuten?
Për mua çdo ndeshje është shumë e rendësishme. Ne duhet të punojmë shumë dhe duhet të japim maksimumin për ta fituar këtë ndeshje. Mendoj se Teuta ka lojtarë të mirë dhe mendoj se do të jetë një sfidë e vështirë.

A do të jetë Da Silva në këtë ndeshje?
Jo është shumë herët për të. Da Silva është duke u rikuperuar. Ndoshta do të luajë në ndeshjen tjetër por jo me Teutën.

Është kohë për merkato?
Po do të donim të plotësonim disa pozicione për ta bërë ekipin më të plotë. Por nuk parashikojmë të bëjmë shumë ndryshime.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport skuadra shkodrane trajneri brdaric trajneri gjermasn i shkodraneve vllaznia skuadra shkodrane trajneri brdaric trajneri gjermasn i shkodraneve vllaznia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet