Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Gara u nda në 6 kompani, 2 ofruan zero lekë! Salillari” merr 1.2 miliardë në tenderin e shkollës në Sarandë
1 Qershor 2021, 11:02Nga DOSJA
TIRANË– Përditë mund të keni vënë re se ne publikojmë disa lajme në lidhje me tendera të ndryshëm të cilat më së paku janë të dyshimtë në lidhje me mënyrën se si janë dhënë. Imagjinoni pak se çfarë bëhet në këtë vend duke patur parasysh këtë numër jo të vogël tenderash të dyshimtë.
Duket se së fundmi edhe vetë Ministria e Financave dhe e Ekonomisë e drejtuar nga ministrja Anila Denaj, është “ngatërruar” në kalvarin e tenderave të tillë. Më konkretisht bëhet fjalë për një tender të dhënë çuditërisht nga kjo ministri, i cili mban këtë numër reference: REF-91165-03-25-2021. Objekti i tij është “Rikonstruksion i Shkollës Profesionale “Antoni Athanas”, Sarandë” me një fond limit prej 104,166,666 lekësh të reja pa TVSH.
Duke studiuar dokumentacionin e tenderit vihen re disa fakte që ngjallin dyshime, si vijon. Së pari, shikohet se në garë kanë marrë pjesë 6 kompani, mirëpo për habi 2 prej tyre nuk kanë dhënë fare ofertë, pra kanë ofruar zero lekë! Pyetja e natyrshme që lind vetvetiu është se përse këto kompani kanë marrë mundimin të garojnë kur në fund nuk kanë dhënë fare ofertë? Një përgjigje mjaft e mundshme do të ishte se kanë marrë pjesë sa për numër dhe se kemi të bëjmë me dyshime për një fitues të paracaktuar.
Së dyti, shikohet se njëra nga kompanitë pjesëmarrëse ka ofruar gati 150 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak sesa kompania e shpallur fituese. Natyrisht këto para nuk janë një “fjalë goje”, por shumë më tepër se aq. E megjithatë kjo diferencë e lartë nuk është marrë parasysh dhe fitues është shpallur Pëllumb Salillari me kompaninë e tij SALILLARI. Vlera fituese është 103,657,707 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH.
Së treti, rezulton se kjo vlerë fituese është mjaft e afërt me vlerën e vetë fondit limit, çka përbën një tjetër dyshim se fituesi mund të jetë i paracaktuar. Më konkretisht rezulton se vlera e shpallur fituese e kompanisë SALILLARI është sa 99.5% e fondit limit. Siç mund ta kuptoni, te tre rastet e përmendura më lart ngrenë dyshime jo të vogla se fituesi i këtij tenderi mund të ketë qenë i paracaktuar.
Marrë nga JOQ
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– GJKKO ka nxjerrur nga qelia me kërkesë të SPAK, Adil Alikon. GJKKO ka vendosur detyrim paraqitje për Adil Alikon të arrestuar për pastrim parash e ...
Faik Buci është arrestuar në Shtator të vitit 2020 dhe akuzohet për vrasjen e vajzës së tij së bashku me Shkëlzen Bucin, vëllai i të ndjerës dhe djali i Faikut....
TIRANË – CRCA/ECPAT Shqipëri, zgjodhi sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, të jetë sërish si çdo vit, zëri i fëmijëve nga e gjithë Shqipëria. Për...
BRITANI E MADHE- Një vrasës i dënuar në Shqipëri, me iniciale A.M., i cili hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me 68 emigrantë të tjerë shqiptarë ka kërkua...
KRUJË– Ditën e sotme priten që të dalin para gjykatës, të arrestuarit që u kapën gjatë operacionit antidrogë në Krujë dhe në Fushë-Krujë.Gjykata e Krujës k...
TIRANE– Muaji maj ka qenë një muaj i frytshëm pune për efektivët e policisë rrugore në Tiranë. Në një njoftim bilanci në hyrje të muajit qershor, policia ...