LIVE UPDATES
Sport

Futbollisti “pacient zero” flet nga Italia: Qëndrova 26 ditë në terapi

3 Qershor 2020, 11:30 Nga DOSJA
Futbollisti “pacient zero” flet nga Italia: Qëndrova 26

Në një intervistë për “ABC News” futbollisti shqiptar Xhoni Mustafaraj nga Vlora i cili jeton në Itali bashkë me familjen, ka treguar rrjedhën e historisë nga fillimi i shenjave të para të koronavirusit deri në momentin e daljes nga terapia intensive.

Mustafaraj është futbollist profesionist dhe luan në kategorinë C të Italisë.

Ai ka treguar për gazetarin Enkel Demi se simptomat e para të koronavirusit i ka pasur që në 1 shkurt. Gjithashtu ai ka rrëfyer edhe se si e ka përjetuar përballjen e kësaj sfide me COVID-19.

“Ishte e shtunë dhe isha nisur për të shkuar në një ndeshje futbolli. Një ditë më parë e ndjeva që kisha temperaturë, pavarësisht kësaj unë luajta edhe mu desh të sforcohesha shumë. Pas ndeshjes u ktheva në shtëpinë, por e kisha lënë më miqtë që do të dilnim në shtëpinë e një shoku në Pavia, në darkë. Kur arrita në shtëpinë e tij, nuk mundja dot të lëvizja, kisha temperature dhe nuk merrja frymë.

Në ato momente mora prindërit në telefon për të shkuar në shtëpi pasi nuk ndihesha mirë. Më morën dhe u ktheva në shtëpi, por sërish kisha probleme me frymëmarrjen. Më pas prindërit telefonuan spitalin e Lodit dhe më pas u shtrova në urgjencë. Fillimisht më bënë analizat e gjakut dhe vlerat e analizave të mia ishin shumë të larta, CpH. Vlera që kishte arritur ishte 128 mijë, dhe menjëherë pas këtyre rezultateve mjekët më çuan në terapi intensive. Në terapi qëndrova 26 ditë”, tregon Mustafaraj për “ABC News”.

Gjithashtu ai tregon se në këtë periudhë nuk flitej ende për COVID-19, por dyshimet e para ishin për probleme me qelizat muskulore. Por, sot nga testet që ka bërë rezulton se e ka kaluar koronavirusin, por edhe që ka prodhuar antikorpe.

“Edhe babai ka qenë 2 javë i shtrirë me disa prej simptomave. Për shkak të fluksit të lartë në spitale qëndroi në shtëpi”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai ka treguar se si e ka kaluar terapinë intensive, ndërsa u shpreh se kali një nga situatat shumë të vështira.

“Ishte shumë e vështirë. Kisha maskë me oksigjen, më dilte edhe gjak. Dy javët që qëndrova në terapinë intensive kisha pranë edhe persona që vdisnin. Mjekët kishin vështirë të kuptonin se nga kush shkaktohej. Mjekët më ndërronin gjakun me dializë.

Kjo bëhej për të pastruar gjakun dhe me jepnin medikamente për temperaturë. Disa ditë i kam kaluar pa ngrënë. Kisha edhe familjarët që më vinin dhe pas dy javësh fillova të përmirësohesha dhe më çuan një repartin e Frologjisë për të zhbllokuar veshkat. Pas dy javësh kam dalë nga spitali. Nga fundi i shkurtit u shërova”, tha Mustafaraj.

Sakaq ai shtoi se jeta tashmë ka filluar normalisht, duke iu rikthyer edhe pasioneve për sportin.

“Nuk e dija që isha me koronavirus dhe ajo që ka ndikuar që unë të bëja testin ishte mamaja, pasi dyshonte se unë isha i prekur. Nga këmbëngulja e saj mora vendimin për ta bërë. Ndërsa dy javë më parë kam komunikuar me mjekët që më kuruan dhe më thanë se mund të jem rasti i parë që kanë pasur me koronë në spital”, u shpreh ai.

I pyetur nga gazetari Enkel Demi se mund të jetë përhapur infektimi, ai shpjegon se ka pasur kontakte të vazhdueshme, pasi ka vazhduar aktivitetin normalisht dhe në këtë mënyrë mendohet edhe të jetë përhapur infektimi.

“Kisha shumë kontakte, isha në shkollë. Ndërroja dy linja autobusësh. Merrja pjesë në stërvitje. Gjatë fundjavave dilnim me shokët. Para se të shkoja në spital, kisha një ditëlindjen e një shoqeje të cilën e festuam në një restorant, (diskotekë) të cilën e kanë disa qytetarë kinez. Ishim shumë të pranishëm dhe ambienti ishte i vogël. Nuk e di nga kush mund të jem infektuar, por ishim shumë njerëz bashkë”, tha ndër të tjera Mustafaraj.

Marrë nga ABC News

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport covid-19 enkel demi pacienti zero covid-19 enkel demi pacienti zero

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale