Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Furnizoi makinën në karburant me lekë false, bie në pranga 52-vjeçari nga Durrësi
15 Tetor 2019, 07:24Nga DOSJA
LEZHË- Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi të furnizojë mjetin në karburant me para të falsifikuara. Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është shtetasi me iniciale: H.T. 52 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar me cilësinë e proves materiale edhe 33 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara, të ndara në kartmonedha pesë mijëshe, dy mijëshe dhe një mijëshe.
Njoftimi i policisë:
Lezhë
Tenton të furnizojë mjetin me lekë të falsifikuara, arrestohet në flagrancë nga policia
Gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar edhe kartmonedha të tjera të falsifikuara, në total 33 mijë lekë ( të reja).
Specialistët për hetimin e krimit ekonomik – financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se një shtetas në një pikë karburanti në Kallmet ka furnizuar mjetin duke paguar me një kartmonedhë 5 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara, kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin H.T. 52 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar me cilësinë e proves materiale edhe 33 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara, të ndara në kartmonedha pesë mijëshe, dy mijëshe dhe një mijëshe.
Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Falsifikim i monedhave “.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Kavajë- Edmond Petraj, avokat i Marsida Qatjas, ka ndërhyrë dje në emisionin “Open” në Top Channel pasi, siç u shpreh ai, po shikonte “një maskilizëm nd...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme feston 75-vjetorin e lindjes. Berisha ka lindur më 15 tetor të vitit 1944 në Viçidol të Tropojës...
Elbasan- Në hetim nga Specialistët e Krimit Ekonomik, ish-drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan, Andon Lapa. Mësohet se Lapa është në hetim pasi akuzohet se në viti...
TIRANË- Një 26-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet për shantazhe dhe kërcënime nëpërmjet telefonit. Dosja.al mëson se i arrestuari është me profe...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.(a.m/dosja.al)Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga rite...
Tiranë- Ekstradohet nga Vjena Viktor Pelivani, i dënuar me burgim të përjetshëm. 43-vjeçari nga Fieri është dënuar me burgim të përjetshëm pasi akuzohet ...
KAVAJË- Marsida Qatja në një intervistë për “Open” është shprehur se pas ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë marrëdhëniet e saj nuk janë të mira.Sipas sa...
TIRANË– Juristi Kreshnik Spahiu ka “shpërthyer” keq ndaj Marsida Qatjes, një prej të përfshirave në vrasjen e Kavajës. Në një lidhje telefonike për “Open”,...