Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se ai dhe partia janë të përgatitur për çdo situatë të papritur pas mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij. Në një intervistë të dhënë për “News 24”, kryedemokrati uron që të fitojë gjakftohtësia mes demokratëve si dhe akuzoi Partinë Socialiste se po investon në përçarjen e selisë blu.
Më tej, ai shtoi se uron që rivali i tij Sali Berisha ta kuptojë që është kthyer në “barrë të pamerituar për demokratët”.
PJESË NGA INTERVISTA E LULZIM BASHËS
Partia Demokratike dhe unë jemi të përgatitur për çdo situatë. Ajo që dua të them është kjo, ka një palë që investon fuqishëm për të përçarë Partinë Demokratike dhe kjo palë është regjimi, është Edi Rama, me forma dhe mënyra të ndryshme, shumë prej tyre janë denoncuar në mendja nga demokratë të thjeshtë përmes presioneve që u janë bërë pikërisht nga ata zyrtarë të Partisë Socialiste apo faktorë të krimit të organizuar që deri me 25 prill Partia Demokratike dhe demokratët i kam pasur përballë dhe tani pa pritur i shohim tek ndihmojnë aktivitetet e zotit Berisha, por një gjë është e sigurt, as vullneti i demokratëve as arsyeja se pse kjo parti është themeluar, ekziston, qëndron dhe do të qëndrojë që është ti shërbejë shqiptarëve, demokracisë, zhvillimit të Shqipërisë nuk do të tronditen apo do të lëkunden për shkak të nevojave, halleve problemeve personale të një njeriu të vetëm çfarë do qofshin mjetet që ky person zgjedh të hedhë kundër Partisë Demokratike. Uroj që të prevalojë sado pak gjakftohtësia, uroj të kuptojë që është kthyer në një tubë oksigjeni për këtë regjim, uroj ta kuptojë që është kthyer në një barrë të pamerituar për demokratët dhe Partinë Demokratike teksa ne kemi mobilizuar të gjitha energjitë tona në përballjen me regjimin me një agjendë të qartë politike, por në çdo rast siç ju thashë Partia Demokratike dhe unë jemi të përgatitur për çdo situatë.
(d.v/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË – Pjesëmarrja në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit të Partisë Demokratike vazhdon të shtohet. Ditën e sotme, degët e Matit dhe Dibrës...
LUSHNJE – Edhe dega e Partisë Demokratike të Lushnjes është shprehur pro-Kuvendit të 11 dhjetorit. Pas Shijakut dhe Divjakës, shumica e përfaqësuesve të P...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë detaje të tjera lidhur me situatën brenda Partisë Demokratike dhe përplasjet me liderin historik të kësaj...
DIVJAKË – Dega e Partisë Demokratike të Divjakës u shpreh pro pjesëmarrjes në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit. Ditën e sotme, n/kryetari i...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ‘i ka tërhequr veshin’ deputetit Tomor Alizoti, pasi ky i fundit deklaroi se nuk do ...
SHIJAK – Dega e Partisë Demokratike të Shijakut konfirmoi pjesëmarrjen në Kuvendin e 11 dhjetorit. Ditën e sotme, kryetari i kësaj dege Rezart Tusha bëri ...
SHBA– Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka dhënë një çmim kryeministrit Edi Rama me motivacionin për strehimin e afganëve në Sh...
DURRËS– Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ishte e pranishme ditën e sotme në Durrës, aty ku mori pjesë në punimet që po bëhen për restaurimet...
TIRANË– Ditën e sotme është miratuar në komisionin e Shëndetësisë projektligji për marrjen e një huaje në vlerën e 60 milionë eurove nga Banka e Zhvi...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mëngjesin e sotëm një nismë për fundvitin. Bëhet fjalë për një konkurs në tre fusha, “fotografia e vitit”...