LIVE UPDATES
Bota

Francë: Më shumë siguri me dëbimin e radikalëve të dyshuar?

5 Korrik 2021, 06:14 Nga DOSJA
Francë: Më shumë siguri me dëbimin e radikalëve të

FRANCË– Kur Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin mblodhi prefektët rajonalë të vendit në qershor, mesazhi i tij ishte i qartë. Autoritetet në rajonet e Francës u desh të ndërmarrin veprime të shpejta dhe vendimtare kundër të huajve që kryejnë krime. Lejet e qëndrimit duhet të rishikohen dhe më shumë shkelës të ligjit duhet të dëbohen nëse kanë kryer krime, veçanërisht të rënda, të tilla si vrasje të shkallës së dytë, trafik droge dhe përdhunim.

Edhe nëse nuk dëbohen menjëherë, ata që kanë kryer një vepër penale në Francë marrin një letër që u tregon atyre se çfarë pret shteti prej tyre. “Çdo vit, Republika Franceze merr njerëz nga vende të tjera. Një nga kushtet për këtë është respektimi me përpikmëri i rregullave dhe ligjeve që rregullojnë rendin në territorin e vendit,” citon gazeta Le Journal du Dimanche nga një model i letrës, shkresës zyrtare, që mbyllet me një paralajmërim: “Çdo krim i mëtejshëm do të çojë në një rishikim të statusit tuaj të qëndrimit, i cili mund të rezultojë që juve t’ju kërkohet largimi nga Franca”.

Paralelisht me këtë iniciativë, qeveria gjithashtu komunikoi shifra të reja mbi dëbimet. Ka rreth 23,000 emra në Listën e Vëzhgimit të Francës për Parandalimin e Radikalizimit Terrorist (FSPRT). Nga 1,115 persona të regjistruar, statusi i qëndrimit i të cilëve ishte i parregullt, statistikat tregojnë se 601 të huaj u dëbuan përsëri në vendet e tyre gjatë tre viteve të fundit, domethënë më shumë se gjysma. Nga 514 “terroristë potencialë” të mbetur, një numër i madh aktualisht po vuan dënime me burg ose ndodhen në paraburgim në pritje të dëbimit. 

Profili i keqbërësit ka ndryshuar

Më shumë se 250 vetë janë vrarë në sulmet terroriste në Francë vitet e fundit. Qeveritë rajonale të bindjeve të ndryshme politike janë përgjigjur duke aplikuar ligje më të ashpra. Por çështja e dëbimit është bërë më e diskutueshme, pjesërisht sepse profili standard i një atentatori të tillë ka ndryshuar.

“Kohët e fundit, autorët e krimit nuk janë më shtetas francezë që janë rritur në Francë dhe kanë shkuar në shkolla franceze. Për dy ose tre vjet tashmë, ata kanë më shumë të ngjarë të jenë shtetas të huaj, disa prej të cilëve kanë status ligjor në Francë – si azilkërkues, për shembull – ndërsa të tjerët janë në vend në mënyrë të parregullt,” shpjegon Marc Hecker, një ekspert i terrorizmit dhe drejtor i kërkimit në Institutin Francez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare (IFRI) në Paris. Ai e shtjellon këtë zhvillim në librin e tij të ri, “La guerre de vingt ans” [Lufta e viteve njëzet].

Është një ndryshim që përbën sfida të mëdha për politikëbërësit. Shumë vende refuzojnë t’i pranojnë përsëri qytetarët që janë radikalizuar. Nëse ata bien dakord ta bëjnë këtë, jeta e të dëbuarve mund të jetë në rrezik në atdheun e tyre. Rasti i Djamel Beghal, i dënuar për terrorizëm në Francë më 2005 dhe i cili më vonë pretendohet se ka luajtur një rol të rëndësishëm në radikalizimin e sulmuesve të Charlie Hebdo në Paris, tregon se si, në të kaluarën, grindjet për dëbimin mund të zgjasnin një kohë shumë të gjatë. Beghal, një shtetas algjerian, kishte mbërritur në Francë në 1987 në moshën 21 vjeç dhe kishte qenë në radarin e shërbimeve të sigurisë që nga vitet 1990. Edhe pse atij iu hoq shtetësia franceze më 2006, dëbimi i tij në Algjeri dështoi në atë kohë për arsye humanitare.

Vendet pritëse të mbingarkuara

Tek pala franceze aktualisht ka ndryshuar qartë influenca prej vlerësimeve të tilla, sepse ndonëse Franca ende nuk i dëbon njerëzit në zonat e luftës, lista e vendeve ku ata nuk dëbohen është bërë më e shkurtër gjatë viteve. Djamel Beghal u dëbua në Algjeri tre vjet më parë, menjëherë pas lirimit nga burgu.

Numri i riatdhesimeve në Algjeri, Tunizi dhe Marok u rrit ndjeshëm pas negociatave me vendet e Magrebit dhe kjo nga ana tjetër ka pasur një ndikim në situatën e sigurisë atje. Në vitet 2010, rreth 25,000 burra dhe gra vetëm nga Tunizia u përpoqën t’i bashkohen luftës civile në Siri. Rreth 4500 ja dolën dhe shumë prej tyre janë kthyer prej kohësh, gjë që përbën një sfidë të madhe për agjencitë e sigurisë në atdheun e tyre. Eksperti i terrorizmit Marc Hecker komenton se “dërgimi i njerëzve të radikalizuar në vendet që nuk kanë të njëjtat aftësi vëzhgimi si Franca rrit natyrshëm problemin për ato vende”.

Sidoqoftë, dëbimet edhe pse mbështeten nga opozita politike e Francës, burimet e shtetit francez janë të kufizuara. “Baza e të dhënave FSPRT e individëve të radikalizuar aktualisht përfshin rreth 23,000 njerëz, nga të cilët rreth 8,000 konsiderohen si aktivë,” thotë Hecker. “Kjo është shumë për një vend si Franca. Është gjithashtu e qartë nga numri i sulmeve në muajt dhe vitet e fundit që shërbimet e inteligjencës nuk janë të pagabueshme.”

Lehtësimi i barrës ndaj agjencive të sigurisë

Nuk është vetëm numri i madh i njerëzve në listën e “terroristëve të mundshëm” që po shtrijnë sistemin e mbikëqyrjes franceze deri në kufi. Ekspertët gjithashtu shqetësohen se autorët e sulmeve më të fundit nuk ishin aspak në radarin e shërbimeve të inteligjencës. Abdoulakh A. i lindur në Çeçeni ishte i panjohur për ta para se të vriste mësuesin e historisë Samuel Paty në tetor 2020, ashtu siç ishte vrasësi tunizian që vrau tre persona në një kishë në Nicë pak kohë më pas. Marc Hecker shpjegon se sulmuesi i Nicës “ishte në Francë në mënyrë të parregullt dhe kishte hyrë në vend pak kohë më parë. Në fakt, ai arriti në Evropë nga Tunizia vetëm një muaj para sulmit.” Një sulmues tjetër tunizian, një 36-vjeçar që goditi me thikë dhe vrau një punonjës administrativ të policisë në një rajon policie në Rambuje prillin e kaluar, ishte gjithashtu më parë i panjohur për autoritetet.

Mbetet të shihet, nëse dëbimet do të ndikojnë në një përmirësim të qëndrueshëm të situatës së tensionuar të sigurisë në Francë. Ato duhet të paktën të lehtësojnë barrën e autoriteteve në një periudhë afatshkurtër. Hecker beson, se detyrimet e regjistrimit dhesistemi i informacionit Shengen do ta bëjnë të vështirë për të dëbuarit të kthehen të pazbuluar përmes Mesdheut në Francë. Sidoqoftë, ka ende pyetje që duhen adresuar. “Franca aktualisht po zhvillon një diskutim nëse po ndryshon profili i atentatorëve. Nëse është kështu, a është ky ndryshim vetëm i përkohshëm, sepse i gjithë ‘brezi i vjetër’ i terroristëve vendas janë aktualisht në burg dhe përfundimisht do të lirohen, apo kjo reflekton një tendencë më të qndrueshme?” pyet ai. 

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota emmanuel macron frankreich gefährder islamismus terror terrorismus emmanuel macron frankreich gefährder islamismus terror terrorismus

Sondazh

Poll
Bota 4 Korrik 2021, 20:19

SHBA- Departamenti i Arsimit i shtetit të New Jorku-t ka nisur hetimet për drejtoreshën e një shkolle fillore ‘Robert C. Dodson’. Dailymail raporton se hetimi f...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale