Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA– Në Kanada ka ndërkohë të paktën 174 zjarre në pyje, prej tyre 80 kanë shpërthyer gjatë dy ditëve të fundit, njoftojnë autoritetet e krahinës perëndimore të Kanadasë. Vetëm të premten (2.07) janë numëruar rreth 12.000 goditje rrufeshë që kanë shkaktuar shumë zjarre, tha drejtuesi i njësisë së zjarrëfikësit në British Columbia, Cliff Chapman. Të prekura janë kryesisht nga zjarret zonat përreth qytetit Kamloops, 350 km në veri-lindje të metropolit Vancouver.
Për shkak të zjarreve të premten u mblodh shtabi i krizës së qeverisë kanadeze nën drejtimin e kryeministrit Justin Trudeau. “Ne do të jemi në gatishmëri për të ndihmuar”, siguroi kryeministri. Trudeau për këtë është konsultuar me kryeministrin e krahinës British Columbia, John Horgan, si dhe me kryebashkiakun e drejtuesit e banorëve indigjenë të zonave të rrezikuara.
Ministri kanadez i Mbrojtjes Harjitt Sajjan deklaroi, se një trupë e ndërhyrjes me 350 ushtarë si dhe një avion transporti e dy helikopterë të tipit Chinook janë nisur në rajon, për të mbështetur forcat e zjarrëfikëseve. Helikopterët mund të transportojnë zjarrëfikësit, aparatura të rënda ose mund të ndihmojnë për evakuuimin e zonave.
Me shqetësim për gjendjen u shpreh ministri kanadez për Sigurinë Publike, Bill Blair. “Këto zjarre në pyje tregojnë, që ndodhemi në fazën e parë të një vere të gjatë e të vështrë.”
Gati 50 gradë Celsius është matur temperatura në Lytton, përpara se fshati të digjej tërësisht.
Kryeministri i British Columbias Horgan u bëri thirrje banorëve, që të ndjekin udhëzimet e autoriteteteve. Deri tani prej zjarreve janë larguar nga vendbanimi mijëra vetë, disa prej tyre konsdierohen të humbur. Fshati Lytton rreth 250 km në veri-lindje të Vancouverit gjatë natës të enjten u evakuua, kur zjarri nisi të përhapet me shpejtësi. Fshati me 250 banorë është shkatërruar thuajse tërësisht.
Në Lytton u regjistruar temperatura rekord në mbarë vendin me 49,6 gradë Celsius. Edhe për ditët në vazhdim parashikohen temperatura shumë të larta në British Columbia. Parlajmërim nga temperatura ekstreme është dhënë edhe për krahinat Alberta, Saskatchevan dhe Manitoba, si dhe për pjesë të territoreve veri-perëndimoe dhe veriun e Ontarios. Autoritete tërheqin vëmendjen edhe nga rreziku i vërshimeve prej shkrirjes së borës në majat e maleve, që shkaktohet prej të nxehtit ekstrem.
Zjarre edhe në SHBA
Më në jug, në shtetet e SHBA-së Uashington dhe Oregon po ashtu dominojnë tempraturat e larta në vlera rekord mbi 40 gardë Celsius. Në Veri të Kalifornisë janë mobilizuar qindra zjarrëfikës për të kufizuar zjarret në pyje. Nga zjarri janë djegur thuajse 40.000 hektar, ndër to edhe një zonë e frekuentuar turistike.
Temperaturat ekstremisht të larta shkaktohen prej dukurisë “kupola e të nxehtit”. Kjo bën që presioni i lartë në atmosferë e mban të bllokuar në një zonë të nxehtit. Kjo dukuri shkaktohet gjithnjë e më shpesh edhe prej ndryshimit global të klimës.
Marrë nga DW
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA– Më 4 korrik 1776, Kongresi Kontinental miratoi zyrtarisht Deklaratën e Pavarësisë. Festimet filluan brenda pak ditësh: parada dhe lexime publike, zj...
AZERBAJXHAN- Një shpërthim i madh ndodhi në Detin Kaspik. The Sun raporton se shpërthimi ndodhi në një platformë nafte.Në video, shihen pamjet tronditëse nga mo...
“Flags of Valor” është një kompani që bën flamuj amerikanë prej druri dhe siguron punësim për veteranët e SHBA. Kompania gjithashtu mbledh para për të mbështetu...
PRISHTINË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid. Por ky paralajmërim i Kurt...
Në Kaliforni, zyrtarët e shëndetit të Los Anxhelesit kanë këshilluar banorët që të përdorin maskat në hapësirat e brendshme publike, ndërsa ai shtet përballet m...
ITALI– Papa Françesku ka dalë me sukses nga operacioni që iu nënshtrua në spitalin Gemelli të Romës. Profesori Sergio Alfieri tha se operacioni në zorrën...
Janë bërë tre vjet që nga ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës dhe ende ky proces nuk mund të konsiderohet i përfundua...
SHBA– Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet, ky është mesazhi nga Amerika për Kosovën dhe Serbinë. Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Mathew ...
GREQI– 52-vjeçarja nga Ukraina, e cila u dënua me dy vjet e gjysmë burg me akuzën se kishte ndihmuar nënkryetarin e Agimit të Artë, Christos Pappas...