6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË-Si sot, 76 vite më parë, u çlirua nga pushtimi nazi-fashist, qyteti i Tiranës. Operacion i madh, nga më të rëndësishmit, më të ashprit e më të suksesshmit që kanë zhvilluar njësitë e UNÇSH kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë.
Lufta për çlirimin e Tiranës ishte operacioni më i madh i shkallës operativo-strategjike i zhvilluar nga UNÇSH-ja për çlirimin e qyteteve.
Forcat e Brigadave që luftonin në kryeqytet i vazhduan pandërprerë sulmet e tyre për asgjësimin e armikut të rrethuar dhe në mëngjesin e 16 nëntorit u hodhën në sulmin përfundimtar për çlirimin e Tiranës. Si rrjedhojë forcat e Brigadës 1 pushtuan Shtëpinë e Oficerëve, Sahatin, Teatrin, etj.
Forcat e Brigadës VIII përparuan në rrugën e Kavajës dhe morën takim me krahun e djathtë të Brigadës I, duke e ngushtuar edhe më shumë unazën e rrethimit të armikut në qendër të kryeqytetit. Armiku qëndronte me egërsi në ndërtesat e ministrive, te Banka, te Bashkia dhe tek hotel “London”, ku është ndërtuar Muzeu Historik Kombëtar.
Luftimet vijuan shumë të ashpra gjatë gjithë ditës. Natën, duke u gdhirë 17 nëntori, komanda gjermane nuk shikonte asnjë mundësi shpëtimi. Ndërkohë që ishin krijuar të gjitha kushtet për të asgjësuar ose për të kapur rob këto forca, gjermanët, duke përfituar nga errësira e natës, dolën nga rrethimi dhe u grumbulluan në fushën e Aviacionit.
Që këtej, pasi u organizuan për marshim, lëvizën drejt Vorës për në Shkodër. Forcat e fundit gjermane që u tërhoqën nga Tirana u goditën në rrugën Tiranë – Vorë – Laç.
Në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 1944, pas 19 ditë e net luftë të ashpër e të pandërprerë, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, u çlirua.
Operacioni mësymës për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të UNÇSH-së për çlirimin e plotë të Shqipërisë.
Çlirimi i kryeqytetit pati rëndësi të madhe politike e ushtarake. Ai kurorëzoi fitoren e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare; i shkaktoi humbje të mëdha e vonoi tërheqjen e forcave gjermane.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi sot kualifikimin e Darjel Sinës, si kandidatin e katërt për gjyqtar në Gjykatën e Lartë.Sina, i cili ushtro...
KORCË–Pacientët e shtruar në spitalin Rajonal të Korçës kërkojnë ndihmë pasi nuk po marrin shërbimet e duhura mjekësore.Ata bëjnë të ditur se prej 4...
DURRËS– Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje është vënë në pranga. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Durrësit, mësohet se është...
TIRANË– Mbrëmjen e djeshme ndodhi një ngjarje e rëndë në kryeqytet ku në shtëpinë e të një infektuari me Covid shpërtheu bombola e oksigjenit. Kjo i shkakt...
Më shumë se 500 sirianë, disa prej të cilëve dyshohet se kanë lidhje me militantët e grupit të Shtetit Islamik, u larguan të hënën nga kampi i mbipopulluar Al-H...
TIRANË- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe Shqiptarja.com kanë në faqe të parë artikull në lid...
SHQIPËRI– Ndërsa Shqipëria arriti të minimizonte humbjet në jetë njerëzish në valën e parë të koronavirusit (nga marsi në maj), nuk i ka shpëtuar ten...
ELBASAN– 10 pacientë dhe tre inferimerë janë infejtuar ditën e sotme me koronavirus në spitalin psikiatrik të Elbasanit “Sadik Dinçi”.Burime për D...
TIRANË- Një përplasje e fortë ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes Gjergj Kojës dhe Gazment Koduzit. Të ftuar në “Çim Peka Live”, ata kanë debatuar në li...
Qeveria parashikon që disa pasuri të paluajtshme të sekuestruara pasi janë vënë me aktivitet të paligjshëm, t’i kalojnë pushtetit vendor për përdorim, si banesa...