LIVE UPDATES
Aktualitet

“Fluturuam me gjithë krevat”, ra nga kati i 7, e mbijetuara tregon 30 sekondat e tmerrit: Mbulova kokën me jastëk të mos

29 Nëntor 2019, 12:17 Nga DOSJA
“Fluturuam me gjithë krevat”, ra nga kati i 7, e mbijetuara

TIRANË- Tërmeti i cili tronditi vendin tonë solli pasoja të mëdha. Yllka Osmani është njëra nga të mbijetuarat e tërmetit, e cila ka rene nga kati i shtate i apartamentit ku banonte, ne kohen qe ra termeti i tmerrshem.

Në programin “Historia ime”, Yllka ka treguar historinë prekëse se si arriti të shpëtonte.

Ajo dhe bashkëshorti i saj ndodheshin në katin e shtatë të ndërtesës. Kishin ndjerë dy lëkundjet e para,  por lëkundja e tretë ishte shumë e fortë. Nuk kishin patur mundësi të dilnin dhe në një kohë shumë të shkurtër e panë veten në mes të rrënojave. Yllka tregon se arriti të dallonte bashkëshortin  e saj, i cili ishte në gjendje shumë të keqe.

Pas 10 minutash tmerri dhe dhimbjeje vijnë të afërmit e tyre dhe i nxjerin nga rrënojat. Yllka tregon se në katin e parë të ndërtesës ishte dhe djali i saj, por që fatmirësisht arriti të dilte jashtë banesës para se ajo të shembej përtokë.

Yllka: Falë Zotit jam gjallë!

Gazetarja: Ju jetonit në cilën zonë të Durrësit?

Yllka: Në plazh, në stacionin e hekurudhës.

Gazetarja: Godina sa katëshe?

Yllka: 7 katëshe.

Gazetarja: Jetoni me familjen?

Yllka: Bashkë me familjen. Bashkëshorti, djali dhe vajza. Djali jetonte në katin e pare atë natë ndërsa vajza ishte në Tiranë.

Gazetarja: Në ato momente ishit vetëm me bashkëshortin në shtëpi?

Yllka: Po dhe djali ishte në të njëjtën banesë, po në katin e parë.

Gazetarja: Ndërkohë ju ishit në katin e shtatë?

Yllka: Ne në katin e shtatë dhe ra tërmeti i dytë që ishte më i fortë se i pari.

Gazetarja: E ndjetë tërmetin e pare?

Yllka: Po e ndjemë.. Edhe u cuam, menduam se nuk do kishte më, por filloi i treti dhe nuk na la kohë të bënim asgjë. Atje thamë Zot na ndihmo dhe kur  pamë që fluturuam me gjithë krevat…

Gazetarja: Çfarë ndodhi?

Yllka: Ra komplet ndërtesa në tokë, komplet u shkri, u bë pluhur i bardhë. Ne nuk e di kur e kemi parë veten aty, bashkëshorti që më thërriste Yllka ku je? Unë i thoja ti ku je se nuk shihej asgjë.  Kur e shoh bashkëshortin të varur, kokë edhe këmbë dhe duar dhe i mbahej vetëm një pjesë e këmbës tek një pjesë solete. Nuk  e di si i kam dhënë fuqi vetes dhe e kam tërhequr drejt vetes. Pastaj kemi ndenjur në rrënoja të sakatuar,vetëm rrënkonim. Pastaj dëgjuam zëra nga lagjja që panë se ndërtesa u shkri komplet dhe thoshin jeni gjallë, flisnin, a jeni gjallë, përmendnin emrat tanë dhe pastaj na nxorrën nga rrënojat. Pastaj pamë që nga kati i shtatë ishim në tokë.

Gazetarja: Ju keni rrëshqitur bashkë me krevatin ku ishit shtrirë?

Yllka: Po, por ajo ka ndodhur shpejt, në ato moment kam mbuluar kokën me jastëk që mos shikoja vdekjen me sy. Edhe madje poshtë kur rashë, jastëkun e kisha akoma mbas vetes sime.

Gazetarja: Bashkëshorti ka arritur të mbijetojë?

Yllka: Po, por është më rëndë është në Spitalin e Traumës, është jashtë rrezikut për jetën por ka dëmtime të rënda.

Gazetarja: Mund të themi që ky ka qenë moment më i vështirë në jetën tuaj?

Yllka: Më i vështiri në jetë ky është, pamë vdekjen me sy edhe Zoti na ktheu prapë. Kur pashë murin e dhomës që u nda dhe ne fluturuam, thashë kaq ishte..

Gazetarja: Sa keni ndjenjur në rrënoja?

Yllka: Shumë pak, diku 10-15 minuta.

Gazetarja: Djali juaj është mirë?

Yllka: Djali është mire. Fatmirësisht ai arriti të dilte se ishte në katin e parë.

Tragjike, 50 persona të vdekur, 900 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet.

 

Marrë nga  Tvklan.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë yllka osmani termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë yllka osmani

Sondazh

Poll
Aktualitet 29 Nëntor 2019, 09:44

TIRANË- Pas ngjarjes tragjike me të cilën  u  përball Shqipëria mëngjesin e 26 nëntorit, kanë qenë të shumta reagimet ka  të gjitha  palët.Shumë emra të nj...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet