Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Këtë të martë në studion e emisionit “FrontLine” të gazetares, Marsela Karapanço, ishte i ftuar deputeti i PD, Flamur Noka. Deputeti tha gjatë fjalës së tij se aksioni i tyre i ardhshëm është bashkimi i partisë e ftesa për të arritur këtë, vlen edhe për ish-kryetarin Lulzim Basha. Noka theksoi se nuk do i falin pushtete Edi Ramës, duke shtuar se për Presidentin e ardhshëm, do të ketë propozime nga baza.
Cila është thirrja juaj?
Noka: Unë i bëj thirrje kolegëve të mi, të rikthehen aty ku duhet të jenë te zëri i arsyes politike. Nuk kemi energji për të shpenzuar mes njëri-tjetrit. Na konsideruan armiq, por ne s’u larguam nga PD. Thirrja e vetme është t’i shërbejmë PD dhe të përballemi me regjimin. Mjaft më me estradë, mjaft më me përcarjen mes njëri-tjetrin. Heqja e blindave ishte për të treguar që aty s’ka më bunker. U demonstrua qartësisht që ne s’mund të jemi peng i asaj periudhe. Aty ku do të hyjë drita e diellit, do të hy çdo demokrat. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me çdo demokrat. Po vazhdon bashkimi nga qendra në bazë, nga grupi parlamentar te degët e PD. Ka nisur një tur Sali Berisha, ai është turi i bashkimit në bazë. Duhet dhënë mesazhi që jemi të bashkuar, kush nuk bashkëngjitet qartësisht nuk do të pranojë se ka agjendë tjetër të përcaktuar nga Rama.
A do të pranohen zërat ndryshe në parti?
Noka: Është për herë të parë në 30 vite që njihen fraksionet. Është hapje ndaj mendimit ndryshe, ka vend për të gjithë. Mund të mirëpritet edhe një fraksion Basha, pa asnjë diskutim. Aty e ka vendin Basha dhe kushdo që është kundër Ramës. Ishte një propozim i qartë, i saktë, për të pasur një mbledhje të përgjithshme, jemi duke punuar në këtë drejtim.
Çfarë i bën bashkë demokratët?
Noka: E para ideali, shpirti i sakrificës dhe qëllimi për të rrëzuar qëllimin. E dyta i bën bashkë një kauzë e madhe. Shqipëria ka nevojë për një forcë që kontribuon për ta ngritur dhe çuar përpara. Zoti Berisha është figura kryesore në 30 vite demokraci që ka treguar që di të ringrihet, të hapë partinë dhe ka treguar të qeverisë më mirë se kushdo. Në 30 vite kanë vetëm një firmë, firmën e Sali Berishës.
A mund të na thoni për atë që ndodhi të premten?
Noka: Ka divergjenca dhe janë të pranueshme. Ata mendojnë që shpallja non grata është pengesë. Populli demokrat se ka parë si pengesë. Nuk akuzon Berishën për korrupsion ku kemi në qeveri që e ka shkatërruar këtë vend prej korrupsionit. Lobimi i George Soros ka shpallur Sali Berishën sepse ai është kundërshtar i egër i tij.
Ka përfunduar misioni i zotit Basha?
Noka: Misioni i tij është varrosur. Të mendosh për rikthim kur ke pasur vetëm dështim do të thotë që s’ke kuptuar gjë nga realiteti. E kam koleg, dua ta respektoj, por është ëndërr e kaluar. Takime me 15 demokratë si zoti Basha bëj çdo ditë. Ka vdekur koha e tij politike për më shumë. Veç deputet, nuk e shoh asgjë tjetër. E kemi ftuar zotin Basha në mbledhjen e grupit. Bashkimi vazhdon nga qendra në bazë, nga baza në qendër. Shanset për të bashkuar 100% të grupit parlamentar janë të shumta. Bashkimi do të ecë.
Do bashkëpunoni me PS për presidentin e ri?
Noka: Jo, ka ikur koha kur falnim pushtetet. Pushtet që na takojnë ne i marrim me votë e kaq.
Do të ngulni këmbë për emrat?
Noka: Kjo i takon institucioneve të PD, aty do të vendoset e diskutohet.
Marrë nga BalkanWeb
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot Bashkim Finon, ish-deputetin e Partisë Socialiste që një vit më parë ndërroi jetë nga COVID-19. Rama ka nda...
TIRANË- Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo ka hedhur poshtë të gjithë deklarimet se nga Partia Demokratike ka pasur shk...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka zhvilluar një mbledhje me qeverinë mesditën e sotme, fillimisht u raportua se kreu i qeverisë është mbledhur n n...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se procedurat për deputetin socialist Alqi Bllako do të vijojnë. Në një de...
TIRANË– Ish-deputetja e PDIU-së në qarkun e Dibrës Reme Lala është emëruar drejtoreshë. Burime për Dosja.al tregojnë se Lala drejton Shërbimin Social...
TIRANË– Ambasadori i BE-së në Shqipëri, në ikje, Luigi Soreca ka deklaruar se ndihet shqiptar. Në një intervistë për ‘News24’, Soreca u s...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla u pyet nga gazetarët se si do të veprojë pas kërkesës që Partia Demokratike dërg...
TIRANË– Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pas urdhër arresteve të lëshuara sot nga SPAK për zyrtare, ish zyrtarë dhe deputetin e PS ...
TIRANË– Pas urdhër arresteve të SPAK për çështjen e inceneratorëve, reagoi edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Kryemadhi deklaroi se par...
Alibeaj: Pasi jemi njohur nëpërmjet medias me kërkesën e SPAK për kërkesën për autorizim për procedim, kërkojmë mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Mandete...